Zhvillimi ekonomik i Dibrës është drejtpërdrejtë i lidhur edhe me hapjen e Zonës së lirë ekonomike. Duke e pasur parasysh pozitën gjeografike të komunës, e cila ndodhet shumë afër kufirit me Republikën e Shqipërisë, si dhe liberalizimin e tregut, Zona e lirë ekonomike është mundësi e madhe për zhvillim më dinamik të ekonomisë dibrane. Kjo, mes tjerash, është vlerësimi i Odës Rajonale ekonomike, ndërsa theksojnë se Dibra ka Zonë ekonomike dhe atë në hapësirën e ish-kazermës së ARM-së, por është e domosdoshme Zona e lirë ekonomike, e cila në kuadër të Ligjit mundëson që investuesit, përfshirë edhe të huajt, të…
Author: Arian Arci
Para ca kohe është mbyllur konkursi për punësimin e mbi 39 personave në Shoqatën Aksionare për Ndërtim dhe Menaxhim të Hapësirës Afariste. Edhe pse bëhet fjalë për shoqatë aksionare shtetërore, gjatë këtij konkursi nuk është përfillur fare parimi për përfaqësim adekuat. Përkundrazi, ky parim në rastin në fjalë është shkelur me të dy këmbët. Nga 39 të punësuarit e pranuar, vetëm 3 janë shqiptarë edhe atë dy me vendime pune, kurse një me kontratë në vepër, mëson Gazeta Lajm. Që të jetë skandali më i madh, drejtori i Shoqatës, Kristijan Trajkovski, arsyetohet se ligji nuk e obligon të respektojë përfaqësimin…
Maqedonia dhe BE-ja nuk duhet ta humbasin këtë mundësi. Status-kuoja asnjëherë nuk është opsion për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska në Paris, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Punë të Jashtme. Shekerinska ka thënë se Qeveria vitin e kaluar ka arritur përparim në tre sfera kyçe: liria e mediave, reforma në sektorin e shërbimeve sekrete dhe ndjekje të komunikimeve, sundimit të së drejtës dhe ballafaqimit me korrupsionin. “Besojmë se zgjidhja e problemeve brenda dhe me fqinjët është rruga më e shkurtë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në…
Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu në emisionin Clikckplus ka thënë se deri më sot asnjë metrë katror e pronës së komunës nuk është uzurpuar.
Përpara se të bihet dakord për emrin e mundshëm të shtetit, duhet që në radhë të parë i njëjti të analizohet brenda Maqedonisë. Kështu konsideron analisti Nijazi Muhamedi. Sipas tij, ekziston një disbalans i theksuar në mes palës greke dhe asaj maqedonase kur vjen në shprehje angazhimi i ekspertëve rreth kësaj marrëveshjeje. Sipas tij rreth 60 ekspertë grekë janë angazhuar për këtë çështje. Ndërkaq vendimet e tyre vetëm se aprovohen nga 5-6 ekspertë maqedonas. “Unë do t’i rekomandoja grupit negociator maqedonas, pikërisht Zaevit, që në leximin e këtij drafti të marrëveshjes, nëse nuk duan të kenë probleme mëtutje, ku shqiptarët…
Nuk do të ketë ndryshme të metodologjisë për caktimin e çmimeve të derivateve të naftës. Edhe pse qytetarët dhe dy kompanitë më të mëdha tregtare me derivate, Makpetrol dhe Okta kërkojnë ndryshim të llogaritjeve që të ketë derivate më të lira, nga Qeveria thonë se do të mbetet sipas mënyrës së vjetër. Shkak për këtë është kontrata që të respektohet marrëveshja për shitblerje mes Oktas dhe Qeverisë së Lupço Georgievskit që është e vjetër thuajse 20 vite. E njëjta skadon kah mesi i vitit të ardhshëm. Kuptohet, në këtë kontratë Qeveria ka marrë përsipër obligimet e veta që në vitin…
Tabela që është vendosur para Stacionit Hekurudhor në Manastir, vetëm deri disa javë më parë informonte se rikonstruimi i linjës hekurudhore drejt Greqisë është përfunduar. Por, nëse bëni disa hapa dhe dilni në hekurudhë, do të shikoni diçka tjetër. Linja hekurudhore përfundon këtu, por Manastiri nuk është lidhur me Greqinë. “Kjo është pika e fundit të hekurudhës ndërkombëtare Veles-Manastir-Lerin-Selanik. 32 vjet është jashtë përdorimit, kurse në qoftë se deri në muajin nëntor, ky aks 17-kilometrash nuk përfundon, atëherë Maqedonia do të humbë 6 miliona euro nga IPA fondet”. Sot, para Stacionit Hekurudhor në Manastir, qëndron tabela e njëjtë, por është…
Nga 218 shtete qytetarët e Maqedonisë lëvizin pa viza në 125 prej tyre. Sipas raportit të fundit të firmës “Henli End Partners”, për dy vite Maqedonia ka lëvizur për 5 vende më lart, duke u ranguar kështu e dyzet e njëta me radhë për vlerën e pasaportës. Sipas profesorit universitar, Ylber Sela vlera e pasaportës së një shteti varet nga disa parametra. Ai shton se vendi jonë është në tranzicion demokratik, megjithatë duhet punuar për të rritur edhe më shumë vlerën e pasaportës. “Normalisht që vlera e një pasaporte është shumë e madhe, pasi që njerëzit që pajisen me pasaportë…
Të gjitha opsionet e mundshme për zgjidhjen e emrit janë ende të hapura. Asnjë emër nga propozimet nuk është i favorizuar dhe ende negociohet, raportojnë për agjencinë MIA burime të larta qeveritare. Në ditët në vijim do të njoftohet për datën e takimit të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, në të cilën do të finalizohen detajet kyçe të vendimit.
Nga qershori i 2017-s e deri më sot, janë regjistruar 12 raste të dhunës ndaj gazetarëve në Maqedoni. Kjo u bë e ditur nga ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski dhe ministri për transport dhe llogaridhënie, Robert Popovski. Nga të gjitha rastet, vetëm në njërin nuk është vepruar, por sipas asaj që deklaroi Spasovski, së shpejti edhe për të do të ketë epilog. “Gjatë periudhës 2013 – 2017, te MPB janë dorëzuar 47 denoncime nga qytetarë dhe media, që kanë të bëjnë me dhunën fizike ndaj gazetarëve, për cenim të sigurisë apo për gjuhë të urrejtjes. Prej…
Riaktivizohet sërish hedhja e mbeturinave dhe hapja e gropave të mëdha në fushat e Pollogut. Pjesa më e madhe e tyre digjen në mes të ditës, ndërsa nuk mungojnë as ekskavatorët dhe kamionët që bartin dhe për nevoja të tyre. Banorët thonë se askush nuk përfillë kërkesat e tyre duke shtuar se gjasat janë të mëdha që të helmohen prodhimet bujqësore. “Na shqetësojnë boll por çfarë të bëjmë ku t`i çojmë. E helmojnë boll tokën por kujt ti drejtohemi, çka të bëjmë”. “Problemi është se ne gjithnjë jemi mbledhur jemi angazhuar – ato mbeturina nuk janë gjëra të mira krejt…
Aktgjykimi kundër 35 shqiptarëve të akuzuar për ngjarët e Kumanovës të vitit 2015, në Gjykatën Penale të Shkupit (GJPSH) ende nuk është përkthyer. Pavarësisht faktit se kanë kaluar mbi 7 muaj që kur janë shqiptuar dënimet kapitale dhe ato me burg të përjetshëm, shqiptarët e dënuar për “Lagjen e “Trimave”, kryesisht shtetas të Kosovës akoma nuk e kanë pranuar vendimin e gjykatës. Për zvarritjen e dorëzimit të këtij vendimi të rëndësishëm për ecurinë e mëtutjeshme të procesit gjyqësor për “Grupin e Kumanovës”, burime të gazetës Koha, flasin se janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e Gjykatës. Në këtë drejtim siç mëson…

