Ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, ka kërkuar nga institucionet dhe liderët politikë në vend të dëshmojnë lidership dhe përgjegjësi rreth zgjidhjes për emrin. “Për çështjen e rëndësishme lidhur me emrin, që po na e ndalon rrugën drejt të ardhmes tani më shumë vite, nevojitet lidership dhe përgjegjësi shumë e madhe nga të gjithë faktorët politikë”, është qëndrimi i ministrit të punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, pas takimit me kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov. “Nëse arrijmë të gjejmë mënyrë që të mbyllim këtë problem me ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit, të gjithë së bashku do të jemi në faqen e parë…
Author: Arian Arci
Analisti politik, Ibrahim Mehmeti, thotë se qeveria e re, gjatë vitit të parë të qeverisjes, ka shënuar progres të veçantë në disa fusha, ndërsa arritja kryesore është pikërisht hapja e institucioneve dhe përpjekja për t’i vënë në shërbim të qytetarëve. “Nëse i shohim gjërat me një sy më real, më objektiv, do të pajtohemi se ndryshimet, që aq më tepër nëse flasim për problemin kryesor, që ishte me qeverinë e kaluar, ajo që përshkruhej si kidnapim i shtetit. Tani shohim se kemi një atmosferë tjetër. Kemi kryeministër dhe ministra që komunikojnë me opinionin, janë të gatshëm t’i pranojnë gabimet dhe…
Gjatë muajve të ardhëshëm të verës, krahas tjerash, në rajonin e Pollogut rritet edhe lëvizja nëpër objektet hotelerike, para së gjithash nëpër kafene, terasa verore si dhe diskoteka, në të cilat pas fillimit të pushimeve verore të shkollave, edhe më e dukshme do të jetë prezenca e rinisë kryesishtë gjatë orëve të natës. Prezenca e madhe, dhe muzika e lartë, jo rrallë i shqetëson banorët tjerë, e parasëgjithash ata që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike. Kjo më së shumti ka të bëj me objektet që gjenden në katin përdhesë të ndërtesave të banimit. Sektori për punë të brendëshme Tetovë,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe përfaqësuesi rajonal i Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC-së), Thomas Lubeck, nënshkruan memorandum-bashkëpunimi. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, theksoi se ky memorandum ka për synim t’iu dalë në ndihmë subjekteve të biznesit për t’iu shmangur falimentimit, si dhe ruajtjen e vendeve të punës. “Sot kishim mundësi që të nënshkruajmë memorandum-bashkëpunimi sa i përket ligjit të ri për falimentim, ku parashihet që me këtë ligj, me ndihmën e IFC-së dhe ekspertëve që do të jenë të involvuar në këtë projekt, pra t’iu japim një mundësi shtesë kompanive që do të jenë në vështirësi të negociojnë me kreditorët…
Ky udhëkryq kohëve të fundit është bërë i rrezikshëm, andaj rekomandohet të respektohen rregullat e komunikacionit dhe më shumë kujdes. Policia ende nuk kanë dalë me qëndrim se a do të lejojnë ndërtimin e një rethrrotullimi, ashtu siç po kërkojnë banorët dhe Komuna e Tetovës Bulevardi kryesor në Tetovë që njihet me emrin “Ilinden”, në pjesën në dalje nga Tetova për Gostivar, vite me radhë është arenë e vërtetë e aksidenteve. Jo rrallë herë e kanë pësuar edhe këmbësorë sidomos nxënës dhe të tjerë, shkruan gazeta KOHA. Pikërisht kjo pjesë e qytetit të Tetovës është një nga më të frekuentuarat…
Ligji i ri i energjisë elektrike nuk garanton se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike ose se do të ketë gjithmonë çmime të volitshme. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, thotë se është shumë vështirë për të parashikuar këtë gjë, megjithatë është në pritje se në vend nuk do të ketë më monopol, se do të paraqitet konkurrencë më e madhe e kompanive të cilat do të japin oferta të volitshme të energjisë për të gjithë qytetarët. “A do të ulet ose jo çmimi i energjisë elektrike në të ardhmen, atë askush nuk mund ta dijë saktësisht,…
Shkurtohet prej pesë në tre ditë afati i shpalljes për punë, sigurohet mbrojtje më e madhe për punëtorët e angazhuar në kohë të caktuar, rritet paga e punëtorit që kryen stazhin, si dhe rritet mbështetja për ushqim dhe transport gjatë punës së natës Ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune, që gjenden në procedurë parlamentare, pritet të përmirësojnë më tej statusin ligjor të punëtorëve në Maqedoni. Plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune parashohin shkurtimin prej pesë në tre ditë të kohëzgjatjes së shpalljes për punë, mbrojtje më të madhe për punëtorët të angazhuar në kohë të caktuar, rritje prej 40…
Hulumtimet e mendimit publik sugjerojnë zgjidhje të pranueshme dhe më pak të pranueshme për emrin, shkruan VOA, transmeton KOHA. Shumica e qytetarëve, ose 61.5 për qind do të votonin kundër në referendum ku është parashtruar pyetja “A pajtoheni me ndryshim të emrit në Republika Ilinditase e Maqedonisë”, thuhet në anketën e fundit të Agjencisë për hulumtime M-prospekt dhe Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë. 70.5 % e maqedonasve do të votonin kundër, ndërsa 52.8 % e shqiptarëve e pranojnë emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë. Sipas përkatësisë partiake, 92.7% nga VMRO-ja nuk e përkrahin propozimin, për simpatizantë të LSDM 56.4% e pranojnë…
Grupit punues rajonal për mjedis jetësor mbajti takimin e shtatë të rregullt, i cili synon avancimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike… Në takim morën pjesë përfaqësues të gjashtë shteteve të Evropës Juglindore: Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Mali të Zi, Serbisë dhe Kosovës. Ministri i ambientit, Sadulla Duraku, tha se takimet e këtilla kontribuojnë në masë të madhe për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të lehtësuar zbatimin e Strategjisë 2020 të Evropës Juglindore. “Për të gjithë ne tani është shumë e rëndësishme që tashmë janë krijuar fonde të cilat vijnë përmes…
Duhanpirësit janë tre herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe në tru për dallim prej joduhanpirësve… Duhanpirësit janë tre herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër dhe në tru për dallim prej joduhanpirësve, ndërsa duhani është ndër shkaktarët më vdekjeprurës në Maqedoni. Kjo u tha në ditën ndërkombëtare kundër duhanit, ku u shpalosën statistikat alarmante që tregojnë se në Maqedoni 46% e popullatës prej moshës 15 deri në 65 vjet janë duhanpirës. Edhe pse të gjithë janë të njohur me pasojat e duhanit, ata e kanë të vështirë të heqin dorë nga ky ves. “Kam menduar ta…
Ramiz Merko urgjentisht ta tërheq vendimin për ndalimin e qiradhënies së varkave me pedale në plazhet e Strugës këtë verë, kërkojnë pronarët që sot dolën në protestë paqësore. Ata thonë se në këtë mënyrë kujdesen dhe mbajnë familjet e tyre. Protestuesit paralajmëruan ankesë edhe në Gjykata Kushtetuese, për çka tanimë ka filluar edhe grumbullimi i firmave. Ne këtu vijmë për ekzistencë. Ka njerëz që presin të vijë sezoni që të mund ta kalojnë dimrin – Bojan Blazhevski- qiradhënës i varkave me pedale. Nuk kërkoj mëshirë nga dikush apo dikush që të më falë diçka. Kërkoj leje për të punuar me…
Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, kanë punuar intensivisht në rregullimin e bulevardit afër tregut të Bit Pazarit… Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat”, me urdhër të Qytetit të Shkupit, kanë punuar intensivisht në rregullimin e bulevardit afër tregut të Bit Pazarit, ku së shpejti do të vendosen ulëse dhe zhardinerë, dhe do të mbjellën drunj, si dhe do të rregullohet ndriçimi nga bulevardi deri në çarshi. Me rregullimin e kësaj hapësire, problemi i gjatë me kaosin e lëvizjes në Bit Pazar do të zgjidhet dhe trafiku normal do të mundësohet për…

