Author: Arian Arci

SHVL UÇK Vlerëson se tashmë vërtetohet njëanshmëria e zgjidhjes së emrit të siç thuhet IRJM-së. Në reagimin e ShVL UÇK-së thuhet se derisa po bisedohet për emrin askush nuk i përmend Ilirët- Arbërit- Shqiptarët të ngulitur në këto troje para se të shtrihen të tjerët. Pjesa Perëndimore e Maqedonisë së tanishme ka qenë vazhdimësi e Ilirëve nga Dukla. Politikanët dhe historianët shqiptar janë strukur, si guacat. Ne kemi zgjedhur nga fillimi variantin tonë, theksojnë në reagim nga ShVL-UÇK.

Lexo më Shumë

Mbështetësit e VMRO-së kanë protestuar kundër politikave të Qeverisë Zaev. Lideri i partisë, Hristian Mickoski ka mbajtur një fjalim emocional ku ka deklaruar se Maqedonia u takon maqedonasve. “Nuk pranojmë të ndryshojmë Kushtetutën. Ne nuk frikohemi nga tradhtarët. Nuk pranojmë të luhet me dinjitetin tonë. Ne si VMRO do të mbrojmë atdheun. Maqedonia ka nevojë për politikanë të rinj, me vizion dhe qëllim ku duan të arrijnë. Kjo Qeveri duhet të bjerë. Duhet të mbisundojnë principet, vlerat dhe punët e mbara”, ka deklaruar Mickoski. Lideri opozitar ka thënë se Zoran Zaev i ka mashtruar qytetarët se ka ardhur jeta në…

Lexo më Shumë

Një vajzë 11-vjeçare është dhunuar nga babai i shoqes së saj. Në Stacionin Policor në Prilep A.H ka denoncuar se më 21 maj 2018 rreth orës 09:00 vajza e tij 11-vjeçare ka shkuar mysafire tek shoqja e saj, ku nga ana e babait të shoqes R.Ç (39) është dhunuar. Dhunuesi 39-vjeçarë është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor. Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për të zbardhur rastin.

Lexo më Shumë

Sa komunat rurale të banuara me shqiptarë i shfrytëzojnë fondet evropiane? Nga analizat e deritanishme rezulton se fitimi dhe realizimi i projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian për përmirësimin e infrastrukturës, nuk është një mision i pamundur për komunat rurale shqiptare në Maqedoni. Ekzistojnë më shumë shembuj të komunave që me sukses aplikojnë dhe fitojnë mjetet evropiane për përmirësimin e kushteve të jetesës në viset rurale. KËRKESAT E KOMUNAVE SHQIPTARE Megjithatë, komunat rurale ankohen se në praktikë ekzistojnë edhe probleme të caktuara për shfrytëzimin më të madh të mjeteve të IPARD të dedikuara për përmirësimin e cilësisë së jetesës në…

Lexo më Shumë

Organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare Zyra Rajonale për bashkëpunim me të rinjë, e njohur si RYCO, në hapësirat e Agjencisë për rini dhe sport të Maqedonisë, i nënshkroi kontratat e para për përkrahje projekti me katër grantistët nga Maqedonia: OJQ “Qendra për Dialog interkulturor” nga Shkupi, OJQ “Forumi Rinor Edukativ ” nga Shkupi, OJQ “Kreator” nga Kumanova si dhe Shkolla e mesme “Kosta Sushinov” nga Radovishi. Bashkëpunimi mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor por dhe në Maqedoni mbetet prioritet i Agjencionit për rini dhe sport, deklaroi Drejtori i Agjencisë z. Darko Kaevski, i cili gjithashtu i inkurajoi organizatat të cilët e…

Lexo më Shumë

17 logopedë dhe tre defektologë do të punësohen në Entin për rehabilitimin e dëgjimit dhe të folurit. Katër nga 17 logopedët do të jenë shqiptarë ndërkaq nga defektologët njëri parashihet të jetë shqiptarë. Për momentin ky Ent ka të punësuar 14 logopedë prej të cilëve vetëm njëri është shqiptarë, edhe atë me kontratë në vepër si dhe një asistent. Drejtoresha e këtij Institucioni rehabilitues thotë se ky numër i të punësuarve nuk është aspak i mjaftueshëm krahasuar me numrin e fëmijëve të cilët shkojnë për trajtim. Organizohemi, është i rëndësishëm organizimi, i ndajmë punët gjendemi në njëfarë mënyre. Shqiptarë do…

Lexo më Shumë

Përgjatë një dekade e gjysmë, nga viti 2001 deri më 2016, Maqedonia ka humbur 34 mijë hektarë pyje, përkatësisht 4.4 për qind nga hapësira e pyllëzuar në Maqedoni. Këto janë të dhënat nga “Global Forest Watch”, të përpunuara nga universiteti i Merilendit në SHBA që monitoron gjendjen e hapësirave të pyllëzuar në nivel global. Ndërkohë, që autoritetet zyrtar njoftojnë se përmes aksionit “Dita e drurit” në Maqedoni, brenda një dekade përkatësisht nga viti 2001 deri më 2012, janë mbjellë mbi dhjetë hektarë me fidanë. Ekspertët dhe organizatat joqeveritare thonë se këto të dhëna që ka prezantuar përmes hartave konkrete “Global…

Lexo më Shumë

Kaosi në trafik, me të cilin po ballafaqohen banorët e Butelit do të zgjasë, thotë njeriu i parë i komunës, Velimir Smilevski. Ndërtimi i fazës së dytë të bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh”, i cili duhet të lidhet me qarkoren, po zhvillohet me ritëm të ngadaltë, sepse linja arrin deri te shtylla elektrike, e cila sipas kryetarit është specifike për ta dislokuar. “Mendoj se do të zgjasë më shumë, por do ta lëshojmë rrugën “Natanail Kuçevishki”, për vetura në njërin drejtim, për ta ulur frekuentimin në rrugën “Butelska”, tha Velimir Smillevski, kryetar i Butelit. Përveç, kaosit në komunikacion problem tjetër për…

Lexo më Shumë

Lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela i cili në këto çaste është i ftuar në emisionin “Në fokus” të televizionit Art Channel, është duke folur për zhvillimet politike në vend. Duke dashur të sqaroj fenomenin e politikës “sterile” të BDI-së, Sela ndër të tjera citoj një poitikan maqedonas të viteve të “90-ta i cili asokohe kishte thënë: “Stabiliteti politik i R.M-së mund të arrihet vetëm me politikan të korruptuar shqiptar”, prandaj po them se LSDM-së po aq sa VMRO-së i duhen politikan shqiptar të korruptuar, për të ruajtur stabilitetin politikë dhe këto më së lehti i gjen te BDI-ja ,theksoi…

Lexo më Shumë

Shkupi do të bëhet edhe me një qendër të re tregtare, por kjo do të jetë ndër më të mëdhatë në rajon me një sipërfaqe prej  45 mijë m2 ose 8 mijë m2 më e madhe se Skopje Sity Mall. Sonte në mënyrë solemne u promovua projekti “Skopje East Gate”, investim ky i kompanisë Balfin Group nga Shqipëria, i njëjti që ndërtoi edhe QT Skopje City Mall. Investimi fillestar do të jetë 180 milion euro. Lokacioni i ndërtimit është në Komunën e Gazi Babës tek zona e Panaireve të kryeqytetit, ku përveç qendrës tregtare do të ndërtohet edhe Kompleksi banesor…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i vitit kishim tre raste kur ushtarë profesionistë ose nënoficerë janë lënduar gjatë realizimit të stërvitjeve dhe ky nuk është numër i cili tërhiqet nga standardet, tha zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Shekerinska theksoi se ende është e paqartë se pse një pjesë e madhe të lëndimeve në të kaluarën nuk janë paraqitur. “Shumë shpesh ka ndodhur dhe ende nuk mund të shohë se pse një pjesë e madhe e lëndimeve të cilat ndodhin, posaçërisht gjatë stërvitjeve të mëdha, nuk janë paraqitur ose nuk janë publikuar në opinion dhe kjo…

Lexo më Shumë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e së enjtes, në magjistralen Kaçanik-Shkup. Katër persona janë lënduar si rezultat i ndeshjes së dy veturave, rreth orës 16:30. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Këta persona janë duke trajtuar në Qendrën e Mjekësisë së Kaçanikut, dhe nuk dihet nëse janë jashtë rrezikut për jetë. Arsyet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura. Gashi ka thënë për Express se ekipet e Policisë së Kosovës janë duke qëndruar ende në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë