Author: Arian Arci

“Maqedonia Veriore”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia e Re” janë tre propozimet që ende janë në lojë thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxijas. Sipas tij, propozimin “Maqedonia e Vardarit” e ka refuzuar pala maqedonase për shkak se rikujton në periudhën kur vendi ka qenë nën okupim, ndërsa propozimi “Republika e Maqedonisë – Shkup” ka qenë i papranueshëm për Greqinë për shkak se nuk ka asnjë fjalë shtesë mes fjalëve Republika dhe Maqedonia. Në një intervistë për ERT, Koxijas tha se tani është momenti që të thuhet një “po” ose “jo” e madhe, kur bëhet fjalë për çështjen e emrit.…

Lexo më Shumë

Turistët e parë që këtë sezon veror do të zbarkojnë në Strugë dhe Ohër do të munden të notojnë në ujërat e pastra të liqenit. Sipas analizës së fundit të Qendrës për Shëndetin Publik nga Ohri, uji është kryesisht në kategorinë e parë, me përjashtim të disa lokacioneve ku është i kategorisë së dytë. Ne presim që në këtë periudhë në qershor, kur do të fillojë përqendrim më i madh i turistëve, kur do të vije deri tek mbingarkimi i sistemit të kolektorëve dhe mbingarkimi i vetë lumenjve që derdhen në liqe, presim që do të ketë disa ulje të…

Lexo më Shumë

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë sot kanë shkaktuar vërshime në disa prej fshatrave të Komunës së Shkupit. Në videot amatore të siguruara nga Televizioni SHENJA shihen rrugët e vërshuara nga uji në fshatin Batincë të Shkupit. Deri tash nuk është njoftuar për dëme materiale. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Observatori Sizmologjik i cili merret me studimin shkencor të tërmeteve ballafaqohet me mungesë të kuadrit dhe mjeteve financiare. Aktualisht punojnë vetëm gjashtë persona, tre prej të cilëve sizmolog ndërsa 3 të tjerët për mirëmbajtje. Sizmologët kërkojnë zgjerimin e ekipit dhe buxhet të pavarur. Ja një krahasim, në vitin 1990 kur unë u punësova në observator në atë kohë kishte 18 të punësuar prej të cilëve 10 ishin sizmolog, pra dallimi është evident dhe problemet me të cilat ballafaqohet observatori janë të mëdha. Nuk kemi mjete sepse ka ndryshuar mënyra e financimit. Ky observator duhet të financohet nga shteti dhe të…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror i arsimit në Maqedoni, ka shqyrtuar rastin e mbajtjes së iftarit dhe thirrjes së ezanit në një shkollë fillore në Radovish, dhe ka sjellur vendime për dënime, shkruan Fakte. Sipas vendimit, me gjobë prej 1600 euro është dënuar shhkolla, ndërsa drejtori i saj nga buxheti personal duhet të ndajë 1120 euro për të paguar dënim. Ndryshe, para disa ditësh në shkollën fillore Krste Petkov Misirkov në Radovish u organizua një iftar dhe u thirr ezani. Videoja e shpërndarë shkaktoi reagime të ashpëra si nga institucionet shtetërore, ashtu edhe nga qytetarët e kësaj ane, pasi bëhet fjalë për pjesë…

Lexo më Shumë

Kan filluar përgatitjet rreth punimeve për shtruarjen me asfalt të rrugës rajonale Likovë-Hotël-Matec të Komunës së Likovës. Bëhet fjalë për rrugë regjionale me gjatësi prej 3.5km dhe gjerësi mbi 5m. Kostoja e ndërtimit të kësaj rruge regjonale arrin vlerën prej 2 milionë euro mjete këto të siguruara nga Agjencioni i rrugëve shtetrore të Maqedonisë në bashkëpunim me Komunën e Likovës. “Komuna e Likovës në bashkëpunim me Agjencionin për rrugë shtetërore kan bërë përgatitjet për fillimin e punimeve të rrugës ku prej dje kanë filluar punimet…. e cila rrugë është tejet e nevojshme për banorët e komunës tonë sidomos për ata…

Lexo më Shumë

Kurset për infermierë dhe për kujdesin e personave të moshuar janë popullarizuar në rajonin e Strumicës. Nga viti në vit gjithnjë e më shumë qytetarët interesohen për arsimin joformal për shkak se me këto certifikata më lehtë mund të gjejnë punë në Gjermani, Austri dhe vendet e tjera evropiane. Deri më tani, rreth 200 qytetarë kanë marrë certifikatë, por interesi i qytetarëve vazhdimisht po rritet, thonë nga Universiteti i hapur qytetar “Joska Josifovski Sveshtarot”. “Në vendet e Evropës Perëndimore ka nevojë nga kuadro i tillë. Madje kishte persona nga vendet e huaja të cilët kanë ardhur për pushim këtu në…

Lexo më Shumë

Avokati që i përfaqëson 12 të dënuar të “Grupit të Kumanovës”, Naser Raufi ka thënë për Indeksonline se Apeli ka kohë të vendosë për seancë tek në muajin shtator apo tetor. “Ne ankesat i kemi dhënë në afat, diku në muajin mars. Me përkthimin kishim vonesë të madhe diku 6 muaj, por po presim që këto ditë lënda të shkojë në Gjykatë të Apelit. Apeli nuk ka shancë para vjeshtës ta japi seancën e parë, edhe atje duhet të shikohet lënda se është e madhe. Diku nga muaji i nëntë apo i dhjetë mund të mbahet seanca”, ka deklaruar ai.…

Lexo më Shumë

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se rritja e çmimit të naftës është i papërballueshëm për ata, duke pasur parasysh faktin që rrogat mesatare në Maqedoni janë shumë të ulëta. “Shumë është i shtrejtë, tepër. Nuk është problemi vetëm tek akcizat edhe përkundër kësaj çmimi del të jetë shumë i shtrejt. Kjo ndikon edhe në xhepin e qytetarëve, sidomos për ata që vozisin për çdo ditë d.m.th. në fund të muajit del të jetë një shpenzim i madh. “Pak po është i shtrenjtë. Ndikon edhe në xhepin e qytetarëve pasi edhe rrogat janë dobët, pra ndikon edhe atë shumë……

Lexo më Shumë

Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nevojiten edhe të precizohen detaje teknike para se të realizojë bisedë telefonike me homologun grek Cipras, ndihmës ministri grek i mbrojtjes Kuvelis thotë se Zaev po ndikohet nga zhvillimet në vend. Ai tha se zhvillimet për emrin në këtë fazë janë të paparashikueshme. Me pasoja absolute, vendi ynë ka vendosur “erga omnes” dhe ndryshim kushtetues si parakushte për gjetjen e një zgjidhjeje, por kryeministri i fqinjit po tërhiqet për shkak të korrelacioneve që po ndodhin në vendin e tij. Zhvillimet janë të paparashikueshme. Evropianët do t’i bëjnë presion Shkupit dhe jo…

Lexo më Shumë

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, për herë të parë u organizua “iftar për fëmijë”, raporton Anadolu Agency (AA). Para iftarit që u organizua në oborrin e Xhamisë Mustafa Pasha, fëmijët patën rastin që të argëtohen në programin e organizuar. Fëmijët kaluan çaste të këndshme me shumë lojëra, ndërsa dëgjuan edhe ilahi dhe këngë fëmijësh.

Lexo më Shumë

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov e ka ndjekur protestën e simpatizantëve të VMRO-së nga dritarja e një objekti përballë Qeverisë. Ndërkohë, në protestë nuk ishte i pranishëm ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski. Protestët i janë bashkuar shumica e deputetëve dhe ish-drejtuesve të lartë të partisë opozitare. /SHENJA

Lexo më Shumë