Author: Arian Arci

Metoda e pagesave digjitale, e cila gjithnjë e më shumë përdoret nga bankat vendore, iu krijon mundësi shitësve dhe konsumatorëve që gjithnjë e më shumë të bëjnë pagesa përmes kësaj metode. “Digjitalizimi i pagesave ka potencial për të ulur ndjeshëm kostot, për të rritur efikasitetin dhe për të mundësuar qasje më të gjerë në shërbimet e pagesave. Me shtimin e teknologjive të reja digjitale për pagesa, konsumatorët dhe tregtarët sot kanë një gamë të gjerë të produkteve të cilat zgjedhin t’i paguajnë përmes kësaj metode”, tha guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angelovska Bezhoska. Në bashkëpunim me Ministrinë e…

Lexo më Shumë

Vip Aqua Parku ”Boris Trajkovski” të shtunën fillon sezonin e gjashtë veror për vitin 2018. Siç informojnë nga Qendra Sportive “Boris Trajkovski” sivjet avantura vazhdon me enterier të ri, pajisje të reja veranda si dhe për argëtimin e vizitorëve do të përkujdesen DJ nga Siti Radio./Medial.mk/

Lexo më Shumë

https://youtu.be/oG-bD9NGWNQ Për rreth 4 orë e priti klientin e tij të dalë nga paraburgimi në Shutkë. Kjo për shkak se administratorët e Gjykatës Themelore Shkupi 1, kishin harruar që ta vulosnin vendimin për ta liruar nga paraburgimi Sasho Senkovin, të cilin prokuroria e liroi nga akuza për tentim vrasje të Ziadin Selës, më 27 prill. “Administrata e gjykatës ka bërë lëshim dhe nuk ka vendosur vulë për vlefshërinë e vendimit për mbarimin e paraburgimit. Për këtë arsye, vendimi duhej të kthehej në gjykatë, dhe administratorët dezhurë në Gjykatës Themelore Shkupi 1 që ta vendosin vulën e famshme dhe kështu të…

Lexo më Shumë

Është spekulim se do të vendoset parkim zonal në komunat Kisella Vodë, Karposh dhe Gazi Babë. Këtë sot e deklaroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. “Ne nuk kemi hyrë në implementimin e llojit të këtillë të parkimit. Ajo që doli në media në periudhën e fundit nuk është asgjë përveç Programit vjetor për zhvillim. Që të vini deri në një implementim të tillë  duhet të keni program vjetor për zhvillim  të “Parkingut të qytetit” që është e zakontë. As nuk kemi biseduar, as kjo është lëndë e implementimit. mendoj se ishte interpretuar gabimisht …

Lexo më Shumë

Qendra Ekspozuese për Energji Elektrike “Matka” nga sot e pasuron zyrtarisht ofertën turistike të kryeqytetit. Këtë sot e paralajmëroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov. Ai dhe kryetari i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me këtë qendër, e para e këtij lloji në Maqedoni dhe në rajon. “Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon në krijimin e përmbajtjeve të reja që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe do ta pasurojnë ofertën turistike. Matka meriton me tepër përkujdesje me qëllim shfrytëzimit maksimat të potencialit të saj turistik. Në këtë drejtim kemi paraparë projekte me të cilat mund…

Lexo më Shumë

Në dy vitet e kaluara nga vlefshmëria e ligjit për mbrojtjen e treguesve për korrupsion në arsimin e lartë në Maqedoni nuk ka asnjë denoncim. Këtë e theksuan pjesëmarrësit në trajnimin e sotëm me temë “Rritja e kapaciteteve të universiteteve për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e treguesve si vegël për parandalim të korrupsionit në arsimin e lartë në Maqedoni”, që po mbahet në rektoratin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Trajnimi është pjesë e projektit “A do të ketë  ‘tregues’ në universitetet?”, ndërsa e organizon Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – ISIE nga Shkupi në bashkëpunim me…

Lexo më Shumë

Dy inspektorë të arsimit janë sulmuar verbalisht pasi janë penguar të kryejnë inspektim në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës. Inspektimi është inicuar me kërkesë të vetë universitetit por përsëri ai nuk është lejuar të realizohet kurse inspektorët thonë se janë kërcënuar, sharë dhe ofenduar. Rastin e kanë paraqitur në policinë e Strugës dhe paralajmërojnë padi penale ndaj universitetit. Pengesa, siç thonë ata, është bërë nga vetë rektori dhe kreu i bordit drejtues të UNS-së Armend Kadriu. “Nga ana e personit përgjegjës Armend Kadriu, nuk na u lejua që ta kryejmë atë aktivitet profesional, inspektim të jashtëzakonshëm. Filluan me shumë ofendime, kërcënime…

Lexo më Shumë

Maqedonia do të ketë sistem të centralizuar të analizave të gjakut. Në tetë qendrat laboratorike të cilat do të jenë në qytetet më të mëdha të vendit, do të dërgohen analizat për shqyrtim dhe rezultatet e tyre do të ju dërgohen përmes sistemit elektronik mjekëve amë ku pacientët përkasin. Kjo do të thotë se qytetarët e vendeve rurale nuk do të udhëtojnë për analiza më të detajuara nëpër qytete më të mëdha, por përmes mjekëve amë analizat do të transportohen deri tek qendra më e afërt laboratorike. Ministri i Shëndetësisë tha se kjo metodë aplikohet në shumë vende të zhvilluara…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme solli vendimin për dhënien e pëlqimit për Marrëveshjen e ofrimit të ndihmës për Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPKNj “BAUMER”, e cila do të prodhojë pajisje të specifikuar matëse, si pjesë e investimit të saj do të organizojë qendrën hulumtuese zhvillimore. Ministrat sot në Qeveri sollën vendimin për përcaktimin e periudhës për dhënien me qira të tokës ndërtimore në Zonën industriale zhvillimore Shkupi 1 dhe për vlerën e qirasë me Shoqërinë për prodhimtari, tregti dhe shërbime ShPK import- eksport “BALKANLAR PLASTIK PRODHIMTARI”, Shkup si qiramarrës i tokës. Pjesëmarrjen e vet…

Lexo më Shumë

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara si asnjëherë më parë në zgjidhjen e kontesit që ka Maqedonia me Greqinë për çështjen e emrit, ngase kjo jo vetëm se në formë të drejtpërdrejtë ndikon në stabilitet të Maqedonisë si shtet, por ndikon dhe në stabilitetin e Ballkanit në përgjithësi. Stevo Pendarovski, koordinator për çështje të integrimeve në NATO, thotë se me integrimin e Maqedonisë në NATO vendoset një bllokadë e cila do të jetë vështirë e kapërcyeshme për shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan. “Të themi hapur, interesi i tyre (SHBA-së) është stabiliteti…

Lexo më Shumë

Gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe të drejtat e njeriut janë tre temat të cilat i përmban kapitulli 23 në të cilat është punuar në dy e gjysmë vitet e kaluara në kuadër të projektit të implementuar nga Komiteti i Helsinkit  për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Institutit për politikë evropiane në bashkëpunim me 15 organizata dhe nëntë grantistë. Në Shkup sot mbahet konferenca përmbyllëse e projektit Rrjeti 23+ e quajtur “Kapitulli 23: Kutia e Pandorës ose çelës për qeverisje të mirë?” në të cilën mes të tjerash mori pjesë kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar…

Lexo më Shumë

OSBE i mbështet përpjekjet e Maqedonisë për zhvillim demokratik dhe progresin në planin vendor dhe ndërkombëtar. Këtë kryeministri Zoran Zaev ia ka transmetuar drejtorit të sektorit të MPJ-së sllovake, Robert Kirnag, përgjegjës për përgatitje me presidencën me OSBE-në në vitin 2019. Në takimin në Shkup, siç informoi pres-shërbimi qeveritar, është biseduar për prioritetet që janë të rëndësishme për zhvillimin e Maqedonisë në pjesën e përforcimit të kapaciteteve institucionale, qeverisjen e të drejtës, legjislacionin zgjedhor, si dhe për zhvillim të shtetit në një shoqëri për të gjithë. Kryeministri Zaev ka theksuar se pret datë për fillim të negociatave me BE-në dhe…

Lexo më Shumë