Author: Arian Arci

Gjatë gjashtë muajve të fundit në shëndetësinë publike në vend janë realizuar 1.000 punësime nga të cilat pjesa më e madhe janë mjek, njofton ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe gjatë vizitë në spitalin e Velesit. Ai njoftoi se nga fundi i këtij muaji do të filloj e drejta për specializim, ndërsa një numër i madh mjekësh do të fillojnë me specializim nga muaji shtator, duke theksuar se mungesa e specialistëve është si rezultat i planifikimit të keq të pranimit të kuadrit. Në pyetjen e mungesës së mjekëve specialistë brenda shtetit, ministri tha se do të plotësohen nga mjekët e Shkupit…

Lexo më Shumë

Ekskavatorë, polici, pluhur, fëmijë të njollosur dhe të frikësuar dhe qytetarë të hidhëruar kemi gjetur në vendin ku Komuna e Qendrës, me asistencë të MPB-së, këtë mëngjes filloi me ekzekutimin e vendimit të shërbimeve inspektuese për largimin e ndërtimeve të egra, por edhe të lagjes së egër të vendosur në “Parkun urban” në Shkup. Për këtë aksion, ekipi i CIVIL Media morri vesh nga lajmërim të gazetarit qytetar. “Këtu jetojmë rreth 10 familje tani më dy vite. Tani na rrënuan banimin dhe nuk kemi ku të shkojmë, shteti na la në rrugë. Këtu jetojmë dhe mbijetojmë duke mbledhur shishe të…

Lexo më Shumë

Njëzetë e tre vjeçari I.D. nga fshati Çegran i Gostivarit, të enjten rrethë orës 11.00, ka denoncuar se më datë 6 qershor rrethë orës 01.00 pas mesnate nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij 22-vjeçare Xh.D. Merren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen e Xh.D. e paraqitur si e humbur. (koha.mk)

Lexo më Shumë

Policia ka marrë në mbrojtje gjykatësen Dobrilla Kacarska, e cila shpalli dënimin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Burimet nga Gjykata Penale thonë se përveç mbrojtjes që merr gjykatësja jashtë gjykatës, oficerët e policisë nën masa sigurie po e mbajnë edhe zyrën e saj, raporton “Tv 24 “. Jozyrtarisht, sigurimi monitoron në çdo hap ditëve të fundit atë. Vlerësimi që Kacarskës i është e nevojshme mbrojtje policore e ka sjellur njeriu i parë i Gjykatës Penale sipas informatave të marra paraprakisht dhe bisedat se ekziston frikë për jetë dhe sigurinë e gjykatëses. Në bisedë telefonike gjykatësja nuk ka dashur të komentojë asgjë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot porositi se çështja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet së shpejti. Në pyetjen e gazetarëve kur do të realizohet biseda e pritur telefonike me kryeministrin grek Aleksis Cipras, Zaev u përgjigj se zilja e telefonit ndoshta do të bëhet nga ana e Maqedonisë, por koha e saktë ose data ende nuk dihet. “Ndoshta ne do t’i bëjmë zile Athinës, dhe shpresoj se ajo do të ndodh shumë shpejtë. Unë nuk do të kisha dhënë komente të reja përveç kumtesës së përbashkët e cila u lëshua nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ajo tregon…

Lexo më Shumë

Sektori i biznesit vazhdon të kërkojë me ngulm hapjen e terminalit në Jazhincë. Kjo kërkesë është aktualizuar kohëve të fundit, kur pika kufitare në Jazhincë u rikthye në vendkalimin  kryesor për automjetet e rënda  të cilët nuk kanë transportuar materie të rrezikshme. Sipas Xhemali Dautit, ish kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, pronar i kompanisë Dauti Komerc, disa herë hapja e terminalit doganor në Jazhincë ka qenë temë e bisedimeve. “Me të gjithë kryetarët e komunave që gravitojnë në Pollog bashkë me Odën nënshkruan një kërkesë tjetër që qeveria të fillojë të bëjë hapjen e këtij terminali doganor, nga…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë do ta ketë edhe një koordinator të ri. Kësaj radhe kultura si duket ka nevojë të koordinohet edhe më tepër dhe këtë do ta bëjë Robert Allagjozovski, i cili sa ka qene ministër si duket nuk ka mundur ti koordinoj punët si duhet. Emërimi i tij ishte krejt i befasishëm për opinionin publik dhe kjo u bë e ditur në momentin kur në vend të tij erdhi një kuadër i Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, shkruan gazeta KOHA. Emërimi i Allagjozovskit në këtë funksion ka hapur disa dilema, të përcjella me habi se si mund të ndodhë që…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme do të procedojë më tej rastin me dy inspektorët të cilët një ditë më parë u sulmuan verbalisht dhe u përzunë nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, gjatë vizitës për inspektim të jashtëzakonshëm. Dikasteri i brendshëm këtë e konfirmoi nëpërmjet një komunikate për mediat. Nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës vazhdojnë të heshtin dhe të mos sqarojnë publikisht zhvillimet e një dite më parë. Sa u takon informacioneve të shpërndara nga inspektorët, ata thanë se emrat e përmendur nuk janë pjesë stafit akademik të UNS-së por nuk dhanë sqarime të tjera. Bëhet fjalë për kreun e Strugës…

Lexo më Shumë

Dhurata Ibrahimi nga Tetova për 25 vjet nuk arriti të marrë shtetësinë e Maqedonisë. Ajo ka lindur në Tiranë, por është e martuar në Tetovë. Dhurata thotë se arsyeja pse shteti nuk i ka dhënë shtetësi është se burri i sajë nuk posedonte shtëpi. Për tu përkeqësuar situata akoma më shumë, burri i sajë ndërroi jetë dhe të gjitha shpresat tashmë ishin të shuara. “Shtetësinë prej se kamë ardhur këtu nuk e kam. Prej 25 vjetësh që jam martuar nënshtetësinë nuk ma japin se burri im nuk ka pasur shtëpi. Shtëpia është e kunatit. Kunati edhe ai ka vdekur, kunata…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ka filluar procedurë kundër një punonjëse në organin ndëshkues-korrektues të kësaj Prokurorie. E akuzuara dyshohet për “Dhënie të sekretit zyrtar”. Ajo në disa raste nga mesi i vitit 2017 deri 23 maj 2018 i ka dërguar dokumente zyrtare bashkëshortit të saj, që është avokat i njohur. “Ajo i ka dorëzuar padi penale, shënime zyrtare dhe dokumente të tjera të përpunuar nga njësitë organizuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, procesverbale, marrëveshje dhe dokumente të tjera të punuara nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli që paraqesin sekret zyrtar, si dhe dokumente të institucioneve tjera të cilat në…

Lexo më Shumë

Personat që vuajnë nga sëmundje malinje në Pelagoni, kanë mbetur pa hemoterapinë e duhur. Ata kërkojnë që autoritet shëndetësore të gjejnë zgjidhje urgjente për tejkalimin e situatës së këtillë. “Pacientët shpeshherë vetë i blejnë barnat e tyre. Këto barna janë shumë të shtrenjta. Personat që kanë mundësi financiare i blejnë dhe pastaj u kthehen mjetet përmes Fondit. Personat që nuk kanë para, presin nga disa muaj, me çka shëndeti i tyre po rrezikohet, kurse njëkohësisht rritet edhe numri i vdekjeve”, tha Stojan Stojanovski, shoqatë për luftë kundër kancerit në Manastir. Nga Spitali i Manastirit, konfirmojnë se nuk ka barna dhe…

Lexo më Shumë

Përmes ndryshimeve të propozuara në ligjin e abortit, shtatzënës i jepet mundësi që deri në javën e 12 të vendos nëse do ta ndërpresë shtatzëninë. Kjo pasi domosdoshmëritë të merret edhe mendimi i gjinekologut të saj amë. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky ligj, për dallim nga ligji paraprak do të vendosë vullnetin e gruas në radhë të parë. Ligji i ri i abortit pret konsultimin e fundit nga pjesëtarët e grupit punues dhe më pas të hyjë në procedurë parlamentare për miratim. “Në javën e 12 të shtatzanisë nëna mund të abortojë por vetëm përmes marrëveshjes dhe…

Lexo më Shumë