Author: Arian Arci

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumton se, sipas Ligjit për festa, 15 qershori i vitit 2018 (e premte), dita e parë e Fitër Bajramit, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve të besimit mysliman ua uron Fitër Bajramin.

Lexo më Shumë

Si zgjidhje konkrete kundër ndotjes së ajrit organet dhe institucionet në vend shohin veturat eletrike dhe mjetet tjera transportuese elektrike. Nga Qyteti i Shkupit thonë se po punojnë në ndërtimin e infrastrukës për përdorimin efikas të këtyre veturave. Të tilla në vend janë rreth 50. “Deri tani në hapësirat publike janë vendosur 5 mbushës elektrikë të këtyre veturave dhe deri në fund të këtij viti parashikohet, në qytetin e Shkupit, të vendosen edhe 30 mbushës. Në Shkup për momentin kemi 40-50 vetura elektrike. Gjithashtu edhe me përfundim e procedurave teknike të blerjes kah fundi i vitit ose fillimi i vitit…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias tha të hënën se kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka rënë dakord për ndryshimin e emrit. “Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me IRJM-në dhe nëse gjejmë një zgjidhje për emrin, të dy vendet do të bëhen miqtë më të afërt në Ballkan. Ne kërkojmë një marrëveshje të qëndrueshme në rrugë të gjata me fqinjën tonë. Qëllimi i politikës së jashtme greke është të zgjidhë problemet, të mos qëndrojë larg problemeve”, tha Kotzias. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Për të ardhurat nga shitja e produkte bujqësore që nuk tejkalojnë një milion denarë, bujqve do t’u kthehet tatimi personal. Kthimin e tatimit do ta bëjë Drejtoria e të Hyrave Publike pas përfundimit të vitit kur është realizuar shitja. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me Ministrinë e Financave, DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kanë gjetur një mirëkuptim për rëndësinë dhe çështjen ekzistenciale të këtij grupi të qytetarëve për të cilët përveç subvencioneve, vendosën të rrisin pragun e 300 mijë denarëve për kthimin e tatimit personal, në 1 milion denarë”,- deklaroi drejtoresha e Zyrës…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret që deri në fund të vitit rritja e parashikuar e BPV-së prej 3,2 % të realizohet, edhe krahas rezultatit jo të mirë nga tremujori i parë. Ministri sqaroi se në tremujorin e parë është shënuar rritje në bujqësi prej 6,5 për qind, në industri prej 5,5 për qind, në tregtinë me shumicë rritje prej 11 për qind, në ndërtimtarinë e lartë ka rritje prej dy për qind, por në ndërtimtarinë e ulët kemi rënie prej 40 për qind. Kjo ulje është shënuar për shkak të vonesës në ndërtimin e autostradave Ohër – Kërçovë…

Lexo më Shumë

Kontesti i emrit i filluar nga shpallja e pavarësisë së Maqedonisë në 1991, vijoi me embargon greke (1994–1995) dhe veton e disa hershme të Athinës kundër avancimin në integrimet euro-atlantike të Shkupit zyrtar. Metju Nimiç edhe pak pensionohet dhe pas 26 vitesh ndërmjetësim, mund të “shpërblehet” për punën e tij në fund. Më tej media zvicerane tregon rezymenë e zhvillimeve pozitive nga dy qeveritë respektive, si ndryshimi i emrit të autostradës “Aleksandri i Madh” në “Miqësia” dhe statuja 14 metërshe e gjatë e Aleksandrit në qendër të Shkupit, tani quhet “Luftëtari mbi kalë”. “Si të pranuar dy qeveritë i shohin…

Lexo më Shumë

Në muajin prill të këtij viti janë dhënë 249 leje për ndërtim, që është për 3,9 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 6.214.781 mijë denarë, që është për 73,3 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Nga numri i tërësishëm i lejeve të dhëna  për ndërtim 134 ose 53,8 për qind janë destinuar për objektet e ndërtimit të lartë, 44 ose 17,7 për qind për objekte të ndërtimit…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave zyrtare, numri i shqiptarëve të emigruar nga Maqedonia është mbi 500 mijë, shifër kjo që supozohet të jetë dyfish më e madhe. Por shanset për të forcuar lidhjet me vendlindjen që ofrohen nga institucionet shtetërore janë të vogla, si për të ruajtur traditat dhe kulturën, gjuhën amtare, por edhe për të krijuar kushte të favorshme për investime në vendlindje. Furnizimi me tekste shkollore në gjuhën amtare është një prej kërkesave kryesorë që diaspora ia adreson Agjencisë së Emigracionit, institucionit që funksionon për të emigruarit jashtë Maqedonisë që të mos humbin lidhjet me vendlindjen, shkruan gazeta KOHA. Nga…

Lexo më Shumë

Në rrugën magjistrale Koçan – Shtip, rreth orës 06:00 ka ndodhur aksident rrugor ndërmjet dy kombeve dhe një kamioni. Pas këtij aksidenti, në Qendrën Shëndetësore në Koçan kanë kërkuar ndihmë mjekësore 26 persona. “Ndërmjet fshatrave Çeshinovë dhe Kuçiçinë ka ndodhur një fatkeqësi rrugore ndërmjet dy kombeve “Fiat Dukato” me targa të Shtipit, “Ford tranzit” me targa të Koçanit, dhe kamion “Skanija” me targa të Koçanit. Deri tash janë paraqitur 26 persona me lëndime trupore, dhe të njëjtit u dërguan në Qendrën Shëndetësore në Koçan. Ekspertiza është në rrjedhë dhe komunikacioni zhvillohet nëpërmjet fshatit Çeshinovë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Panairi vere i librit prej sot e deri më 13 qershor do të mbahet në Shkup. Panairi është në organizim të Shoqatës së Botuesve dhe Librarive të Maqedonisë dhe Siti Moll Shkup, ku vizitorët gjashtë ditëve të kaluara do të kenë mundësi të zgjedhin libra për lexim të relaksuar në verë nga disa botues të renomuar.  Bëhet fjalë për botime të: “Prisvetno Dello”, #Detska Radost”, “Magor”, “Bata pres”, “Matica”, “Venecia Shtip”, “Ikona”, “WNampres” dhe “Logos A”. Sipas organizatorëve, botimet do të jenë me çmime atraktive të panairit, ndërsa do të ketë zgjidhje për të gjithë lexuesit dhe grupmoshat.

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës është vënë në kërkim të personit, i cili mëngjesin e sotëm me pushkë automatike ka grabitur veturën me të cilën janë sjellur paratë në supermaketin Kiper në lagjen 109 në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 e 45 minuta, kur një i punësuar në Agjenconin për Sigurim ka hyrë brenda në Super Market, ndërsa një tjetër ka qëndruar në veturën Fiat Dabllo. Në ndërkohë në vendngjarje ka arritur një person i panjohur me skuter dhe me pushkë automatike ka goditur personin në veturë, e ka tërhjequr dhe e ka nxjerrë jashtë, kurse vet me veturën është…

Lexo më Shumë

Është i papranueshëm çdo regjistrim që nuk parasheh përkatësinë etnike të popullatës, sepse ky nuk është thjeshtë një operacion statistikor, por edhe një projeksion politik, ekonomik e social. “Çdo regjistrim i popullatës në Maqedoni që do të realizohet në të ardhmen në regjistrin nuk do të ketë numërim të popullsisë edhe sipas përkatësisë etnike, jo vetëm për shqiptarët si popull në por as dhe partitë politike shqiptare ky regjistrim është i pa pranueshëm”. Kështu shkruan ne statusin e tij në Facebok, akademiku Izet Zeqiri. Ai thotë së Maqedonisë i duhet regjistrim i popullsisë, i cili do të sigurojë një tabllo të…

Lexo më Shumë