Refuzimi i kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov për të nënshkruar marrëveshjen për emrin, i arritur në mes të Shkupit dhe Athinës, nuk do të ketë ndikim në vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur negociatat e anëtarësimit me vendin. Komisionari Evropian për Fqinjësi dhe përgjegjës për zgjerim, Johannes Hahn shprehu besimin se vendet anëtare të BE-së do të japin dritën e gjelbër për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë. “Vendet anëtare kanë ardhur në përfundim se nëse ka zgjidhje për kontestin e emrit, ajo do të jap presion moaral ndaj të gjithëve për të reaguar”, tha politikani austriak. Ai…
Author: Arian Arci
OBRM-PDUKM bën thirrje për një protestë në Manastir, nesër në orën 13.30, ku do të drejtohet kreu i partisë Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga OBRM-PDUK thonë se protestat do të fillojnë para sallës sportive në Manastir, gjatë rrugës së Shtëpisë së Kulturës, përpara monumentit të Goce Dellçevit. Protestat do të mbahen në ditën e nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, e cila do të zhvillohet në Prespë, Greqi, pasuar nga takimet dhe dreka në territorin maqedonas. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias. /Telegrafi/
Athinë, 16 qershor (Reuters) – Kryeministri grek Aleksis Cipras ka mbijetuar votën e mosbesimit në parlament të shtunën, duke vënë në rradhë nënshkrimin e marrëveshjes historike me Maqedoninë mbi kontestin e emrit. Ligjvënësit që mbështetin Ciprasin hodhën poshtë mocionin e paraqitur nga partia e Demokracisë së Re opozitare. Opozita kishte akuzuar Ciprasin për bërjen e shumë lëshimeve mbi marrëveshjen, e cila do të nënshkruhet të dielën. Mijra grekë protestuan kundër marrëveshjes jashtë parlamentit, duke bërë thirrje që Cipras të japë dorëheqje. Policia ka përdorur granata dhe gaz lotsjellës për të penguar hyrjen e tyre në ndërtesë. (Raportim nga Michele Kambas)
Nëntë persona nga Agjencia për Film janë të dyshuar se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për thuajse 622.000 euro. Në mesin e tyre janë edhe ish drejtorët: Darko Bashevski dhe Mimi Gjorgjievski Ilievska, të gjithë ndiqen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”. Ata dyshohen se në disa raste e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare me çka kanë lejuar që personat nga Agjencia që në mënyrë të paligjshme të marrin pjesë në konkurs dhe që të përfitojnë me mjete parash. Sektori për Punë të Brendshme Shkup deri te Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kumtoi se…
Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit, bazuar në deklaratat e deritanishme të kryeministrit, Zoran Zaev dhe të liderëve të tjerë politik, do të jetë në duart e qytetarëve të Maqedonisë. Pas kalimit të saj në Kuvend dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese, marrëveshja e arritur nga dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras për emrin “Maqedonia e Veriut”, duhet të aprovohet edhe në referendum nga qytetarët, i cili sipas marrëveshjes duhet të mbahet deri në fund të vitit. Kryeministri Zaev ka bërë të ditur se nëse të gjitha procedurat realizohen sipas dinamikës së paraparë, atëherë referendumi do të…
Mot jostabil, me shi dhe vrënësira të kopaskohëshme do të na shoqërojë edhe katër ditët në vijim informojnë sinoptikanët.Rreshjet e shiut ditët në vijim pritet të jenë të koncentruara më shumë në vendet malore ndërkaq rritje të temperaturës pritet ditën e ejte. “Nga e hëna përsëri kemi kushte për mot jostabil me erë të përforcuar nga drejtimi i veriut dhe jostabilitet më të theksuar do të ketë në rajonet malore .Mot më të freskët do të presim të martën ndërkaq të mërkurën dhe të ejten na pret mot më stabil.Të mërkurën mot me shi më të dobët lokal ndërsa të…
Ministrja e Mbrojtjes dhe Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska tha për Faktor se marrëveshja nuk ka të bëjë me emrat e institucioneve specifike, por ka një pikë referimi të qartë. “Gjithçka që është nacionale, etnike, gjithçka që lidhet me maqedonasit në Maqedoni do të vazhdojë të mbajë atributin maqedonas. Ajo që është e lidhur me shtetin do të përshtatet me zgjidhjen e harmonizuar. Si qytetar dhe si person, do të vazhdoj të jemi maqedonas dhe askush nuk do të jetë në gjendje të mohojë këtë, por unë do të jem ministre në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore. Mendoj se kjo është…
Qeveria njëzëri sonte shqyrtoi dhe miratoi raportin mbi marrëveshjen për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit dhe partneritetit strategjik midis Maqedonisë dhe Greqisë, tha zëdhënësi i qeverisë Mile Bosnjakovski. Ai shtoi se vendimi për të shfuqizuar Marrëveshjen është marrë dhe tashmë është bashkangjitur në faqen e internetit të Qeverisë, e cila është e publike për gjithë opinionin. Bosnjakovski theksoi se kryeministri Zaev ka besim në garantimin e kombit maqedonas përmes kësaj marrëveshjeje.
Kombinati Jugohrom ka filluar punimet për vendosjen e filtrave, si një ndër kushtet themelore për ristartimin dhe fillimin e serishëm me punë të këtij kombinati. Deri tek fillimi i vendosjes së filtrave ka ardhur pas ndihmës financiare që Qeveria i ka dhënë kombinatit përmes instrumenteve të Bankës Maqedonase për Mbështetje dhe Zhvillim. Deri më tani, sinjali i vetëm që ka filluar vendosja e konstruksioneve metalike të filtrave të Jugohromit është kjo maune që sjellin konstruksionin. Ndërkohë që, incizimi brenda nuk na është lejuar, me pretekstin se javës së ardhshme do të ketë pres konferencë të gjerë për gjitha mediat. Puna…
Grupi i punës pranë KSHZ-së i përbërë nga të gjithë partitë politike ku po diskutohet për modelin zgjedhor sot ka mbajtur takimin e radhës me ç’rastë kanë dalë dhe propozimet e para. Përfaqësuesi i ASH-së Krenar Lloga ka paraqitur propozimin e ASH-së i cili parasheh që të ket tre njësi zgjedhore dhe votimi të bëhet me lista të hapura. ASH propozon që të bëhet bashkimi i zonave egzistuese, zona 1 të bashkohet me zonën 2, pastaj bashkimi i zonës 5 me zonën 6 dhe Shkupi me rrethinë të jet njësi e veçantë, kjo me qëllimë që mos të kemi ndarje…
Sot diku rreth orës 16 ka ndodhur një aksident në rrugën Strimnicë – Tetovë, ku si pasojë ka edhe të lënduar. Në aksident janë përfshirë dy makina në një përplasje ballore, njëra me targa të Gostivarit e tjera me targa të Tetovës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe pas trajtimit mjekësor janë lëshuar në kurim shtëpia, njofton TetovaSot Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë hetuar gjithçka që lidhet me aksidentin.
Miratimi i marrëveshjes për emrin me Greqinë, do t’ia hapë rrugën Maqedonisë drejt NATO-s. Por, për të ndodhur një gjë të tillë, vendi duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese. Sipas marrëveshjes të cilën qeveria duhet ta prezantojë, dhe të cilën tashmë e publikuan mediumet greke, Athina duhet ta njoftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s se e përkrah zgjerimin me ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën. “Pasi e merr njoftimin nga pala e dytë, se janë kompletuara të gjitha procedurat ligjore për hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje, duke e përfshirë edhe referendumin e mundshëm nacional me rezultatin në pajtim me…

