Kompania amerikane “Telamon” do të investojë katër milionë euro në një kapacitet në vend ku sipas biznes planit të kompanisë, janë paraparë 300 punësime të reja në pesë vitet e para, transmeton Medial.mk. Informacioni për propozim marrëveshje për shpërndarjen e ndihmës shtetërore të shoqatës për prodhimtari dhe tregti “Telamon Evropë Maqedoni SHPKNJP Shkup” ministrat e miratuan në seancën e sotme të 75-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. “Telamon” prodhon makina për ngjitje, makina automatike për prerjen e kabllove, lenta, makina për prerje dhe mbyllje. Kompania është njëra nga më të mëdhatë në SHBA dhe ka përfaqësuese të saj në…
Author: Arian Arci
Kryeministri Zoran Zaev në TV Kanal 5, zbuloi se në bisedat e përgjuara, ish kryeministri Nikolla Gruevski ka pranuar propozimet Maqedonia e Epërme dhe Veriore për përdorim të përgjithshëm. Nëse gjykata shpallë bisedimet për emrin, kjo nuk është hera e parë që pranohet një emër me kualifikim gjeografik, erga omnes. Nikolla Gruevski pranoi Maqedonia Veriore dhe e Epërme në vitin 2012 dhe 2013, pa definuar identitetin, pra pa pranuar Greqia identitetin dhe gjuhën. Greqia nuk e pranoi këtë vendim sepse ishte provokuar nga Shkupi 2014. Kjo është në bisedimet dhe unë këtë po e them për herë të parë, tha…
Autostrada Kërçovë – Ohër tani për tani është një vrimë pa fund. Edhe pas një viti, është e pamundur të përcaktohet sa përfundimisht do të kushtojë kjo pjesë. Për momentin, e vetmja gjë që dihet është se 220 milionë euro nga 374 të dhëna nga Banka kineze EKSIM për këtë autostradë, janë të pashfrytëzuara. Nuk dihet se sa do të kushtojë autostrada për shkak të ri-projektimit të tunelit të huqur, si dhe çështjet e reja shtesë, të tilla si mbikalimet, nënkalimet, rrugët ndihmëse dhe pjerrësitë. Problem është edhe përfitimi i firmës kineze, që është mbi 50 për qind. Po përpiqemi…
Unë do të jem Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, atëherë kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe zbatohen ashtu siç janë përshkruar në marrëveshjen, ka thënë Kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Vetëm e vërteta”, njofton Medial.mk. Zaev gjithashtu ka thënë se mbiemrin “Veriore” sipas marrëveshjes do ta shtojnë të gjitha institucionet në emrin e Maqedonisë, duke vënë në dukje se procesi i negociatave më Greqinë ka qenë i vështirë. “Kishte raste kur ne besonim se nuk mundet të zgjidhet çështja e emrit. Është shumë e rëndësishme udhëheqësia dhe hapat. U shtynë bisedimet për shkak të tekstit dhe marrëveshjes”, ka…
Mashtrim i ri nga një agjenci turistike para fillimit të sezonit. Familja Mihajllovski ka paguar rreth 84 mijë denarë në agjencinë turistike “Orfei” për pushim pesëditor në Greqi, për dy të moshuar dhe dy fëmijë të mitur. Por, kur kanë arritur në hotel, recepsionisti i ka njoftuar se ata nuk kanë rezervim. Më pas, ata pushimin është dashur ta paguajnë aty për aty, por dyfish më shtrenjtë. Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhur më 18 janar të vitit 2018 me agjencinë turistike “Orfei”, për pesë net ku përfshihet dreka dhe darka në një hotel në Greqi në periudhën 14-19 qershor.…
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” kumtoi se shfrytëzuesit nga Autokomanda – pjesa e epërme nesër do të kenë ndërprerje në furnizimin me ujë për shkak të defektit të brendshëm të ujit në trafostacionin e EVN-së në parkun e Gazi Babës. Furnizimi me ujë do të ndërpritet në periudhën prej orës 10 deri në përfundimin e punës.
Aleksandar Vasilevskit – Ninxhës për shtatë ditë në paraburgim i janë konfiskuar dy telefona celularë që në burgun e Shutkës janë rreptësishtë të ndaluar. Jozyrtarisht brenda burgut po zhvillohet hetim intern për atë se si Ninxha, i cili është cilësuar si organizatori kryesor i hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, ka arrit dy herë të gjejë telefona celularë. Alsat M nga burimet e veta në burgun e Shutkës mëson se ekziston mundësia që telefonat Vasilevskit t’i jenë siguruar nga gardianët e burgut. Hetimi duhet të tregojë nëse edhe të punësuarit në burgun e Shutkës…
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov sot u takua me gazetarë nga Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kroacia dhe nga Mali i Zi të cilët ndjekin turizmin dhe janë në udhëtim informativ në vendin tonë. Udhëtimin e gazetarëve të rajonit e organizon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) të Republikës së Maqedonisë. Gazetarët sot do të kenë mundësi të vizitojnë më shumë vende kulturore-historike në Shkup – Çarshinë e vjetër, Stacionin e vjetër të trenit, Shtëpia përkujtimore Nënë Tereza, kishat “Shën Spasi” dhe “Shën Dimitri”, sheshi “Maqedoni” dhe Kalanë e Shkupit dhe do të inçizojnë reportazhe. Ata e…
Vullnet Palloshi, profesori universitar i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara në Universitetin e Tetovës sot ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare. Familjarët kanë informuar për lajmin duke bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër pasdite në varrezat e qytetit të Tetovës. Biografia – Vullnet Palloshi u lind në Tetovë, në vitin 1950. Rrjedh nga një familje me tradita qytetare dhe atdhetare, nga prindërit Subije dhe Xheladin Palloshi, pishtarë të arsimit shqip në Maqedoni. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në qytetin e tij të lindjen, ndërsa Fakultetin e Ndërtimtarisë, drejtimi i komunikacionit, në Shkup. Deri…
Me zgjedhjen e Renata Deskovskës për ministre të drejtësisë, ka përfunduar “epoka e monopolit” të BDI-së mbi këtë resor, që me ndërpreje të shkurtra, e ka kontrolluar vazhdimisht pas vitit 2002. Me përfundimin e “monopolit” të BDI-së, pritet të merr fund edhe periudha e rasteve të montuara, arrestimeve, dënimeve me burgim të përjetshëm… Sa herë që shqiptarët ishin në rrezik, ministrat e BDI-së tërhiqeshin në “gëzhojën” e tyre edhe pse kishin ingerenca të shumta për të penguar ato raste. Çdo herë arsyetoheshin dhe premtonin se do e “menaxhojnë” situatën dhe se po koordinohen me “miqtë ndërkombëtarë”. Por asnjë efekt prej…
Xhevdet Pozhari Arbana Xharres i paska dal sërish punë me shqiptarët e Maqedonisë. Për ca dollarë, ajo paska paralajmëruar njollosjen e radhës të bashkëkombësve të saj. Brenga e saj e përhershme mbetet “rreziku nga Turqia”, respektivisht feja islame. Para se të na shes pallavara, ajo bën mirë të na tregojë se a mbrohet shqiptaria vetëm duke e ndryshuar fenë, siç veproi e motra e saj? Nëse po, atëherë e inkurajoj që edhe ajo ta ndërmerrë një hap të ngjashëm e mbase do të gjejë qetësinë shpirtërore! Dhe, fatkeqësisht, nuk janë të paktë ata që bien në propagandën e një pseudo-gazetareje…
Grupi i tifozëve “Komitat” në Maqedoni sërish kanë përcjellë një mesazh me tone kërcënuese dhe paralajmëruese për ata siç thuhet që duan të ndërrojnë emrin. Në faqen e tyre zyrtare të facebookut, shkruajnë se nuk duan të ndërhyjnë në çështje politike, por nuk lejojnë që të preket identiteti kombëtar, informon INA. “Ne mbajmë emrin e shenjtë Komita, dhe për këtë jemi të obliguar që ta mbrojmë në çdo rast dhe kundër çdo kujt. Porosi për të gjithë ata që janë të përfshirë në ndërrimin e emrit shekullor: Do të vijmë pas jush dhe familjes tuaj!”, kanë shkruar “Komitat”, duke qenë…

