Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU në intervistë ekskluzive për DW thotë se vendimi i Brukselit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk mund të merret as si “po” e as si “jo”. Sipas deputetit të partisë së kancelares Angela Merkel, vendimtare do të jetë vendimi i Këshillit të Bashkimit Europian dhe jo ai i Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Zoti Frei, të enjten ishte parashikuar të bëhej një votim në Bundestag mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë, por nuk u bë, përse? Si koalicion qeveritar ne në fakt deri të martën donim që, në kuadër të debatit për deklaratën qeveritare të vinim…
Author: Arian Arci
Qindra banor të Maqedonisë dhe vendeve tjera sot janë bllokuar në vendkalimin kufitar Tabanoc në anën e Serbisë. Pritjet kanë qenë të gjata disa orëshe ku udhëtarët nuk e kanë ditur arsyen e bllokimit të rrugës. Qytetarët e shqetësuar janë drejtuar te organet e policisë për të marr informacione të cilat kanë munguar. Vendkalimi kufitar në Tabanoc midis Serbisë dhe Maqedonisë njihet si më problematiku në sezonin e verës. Rruga vërshohet nga mërgimtarët shqiptarë dhe turq, ndërsa administrata në kufi është shumë e ngadaltë./ Almakos/
Biznismeni, Lazim Destani mori pjesë në Forumin për Sigurinë e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga European Leadership Network(ELN), që i zhvilloi punimet në dhomën e lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Këtu morën pjesë: Lord Des Browne – ish sekretar i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, përfaqësues të Dhomës së Lordëve dhe Parlamentit Britanik, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme Britanike, përfaqësues nga Parlamenti i OSBE-së, si dhe përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Bullgaria. Nën moderimin e Lordit Des Browne, z. Fatmir Mediu dhe drejtorit të think tank-ut ELN Sir Adam…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev gjatë qëndrimit në Forumin e Crans Montana ka takuar edhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Takimi është bërë i ditur nga ish-kryeministri Berisha, i cili ka shkruar në faqen e tij në facebook, duke nënvizuar se me Zaevin kanë biseduar për tema të rëndësishme për dyja vendet dhe thellimin e bashkëpunimit, informon INA. “Ne Forumin e Crans Montana ne nje takim me kryeministrin e Maqedonise, Zoran Zaev duke diskutuar per zhvillimet ne dy vendet tona. Shfrytezova rastin te uroj kryeministrin per vendimet e tij te rendesishme per vendin e tij dhe rajonin. Pata kenaqesi per njoftimin…
Kreu i integristëve Ali Ahmeti ka deklaruar se me Kryeministrin Zoran Zaev nuk kanë çështje të hapura, shkruan Fakte. Ai ka thënë se me Zaev pajtohen edhe për çështjet e brendshme edhe për ato të jashtme. Në drejtim të zgjërimit të shumicës parlamentare, kami arritur pajtim edhe me partintë PDSH dhe BESA, dhe tani ato janë pjesë e Qeverisë.
Këshilli kundër kazinove në Tetovë ka marrë garanci nga kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti se kazinoja në afërsi të Universitetit të Tetovës nuk do të hapet. Por pavarësisht premtimit të tyre punimet në objektin ku parashikohet hapja e kazinos vijojnë me të njëjtin ritëm. Banorët u kërcënuan se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa mbyllja e kazinove nëpër vendbanime nuk rregullohet me ligj. Dje kishim takime intensive duke filluar prej Kryetares së komunës së Tetovës sy në sy tu llogarit se në atë vend nuk do të vazhdojnë punimet,…
Datë për bisedime për anëtarësim në BE është inkurajim i madh dhe motivim për të gjithë qytetarët dhe për vendin, si asnjëherë më parë, qëndron mundësia për kapitull strategjik nga historia e saj bashkëkohore – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Forumin Kran Montana në Bruksel, përcjell Medial.mk. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Zaev kishte fjalime në sesionin “Evropa Juglindore dhe anëtarësimi i saj drejt Bashkimit Evropian”, ku i ka njoftuar pjesëmarrësit e forumit me përvojat e nënshkrimit të Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe për partneritetin strategjik ndërmjet…
Besoj në referendum të suksesshëm dhe supozoj se do të merrni ftesë nga NATO-ja në samitin e ardhshëm, tha eurokomisari për Zgjerim Johanes Han në intervistë për Top tema të televizionit Telma. Sipas Han, me vendimin e marrë dje, është e qartë se bisedimet do të fillojnë, por Maqedonia, duke filluar nga sot, për një vit duhet të ketë disa reforma. “Kjo është detyrë e qartë, perspektivë dhe çmim i madh për arritjet e javëve të fundit. Duhet të kuptojmë se në afat prej një viti duhet të ketë disa reforma”, theksoi eurokomisari. Vendimi është sjellë në nivel evropian dhe…
Vajgëll, si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, dërgoi edhe letër deri te kolegët e tij deputetë mëngjesin e sotëm. Në letrën thuhet se është i zhgënjyer nga qëndrimi i ministrave, përcjell Medial.mk. “Nuk është korrekte për një vend, i cili më shumë se një dekadë ndodhet në pritje për shkak të kontestit të mirënjohur me emrin, i zgjidhur paradokohe dhe themeluar në kompromise të vështira, shkruan Vajgëll dhe shtoi se është gabim që Shqipëria dhe Maqedonia janë trajtuar si “duo” pa u përmbajtur në parimin e meritave vetanake, dhe shtoi se dy shtete janë shumë të ndryshme. Vajgëll gjithashtu…
Në rrjete sociale ka qenë e dukshme lidhje e tyre emotive me zhvillimet e atjeshme, si gjatë fushatës e më pas, ditën e zgjedhjeve. Ka patur prej atyre cinikëve që në emër të ndjenjave kombëtare e kanë parë këtë sjellje komunitare si të tepruar. Por në të vërtetë, sa kombëtare është pikërisht kjo sjellje, ky gëzim kolektiv për fitoren e atij që e ka rikthyer potencën e Turqisë në rajon e me gjerë? Murat Aliu dhe Abdylvehab Ejupi janë dy prej mijra shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë në Turqi dhe që janë angazhuar me qasjen analizuese të fenomeneve politike e…
Komisioneri për zgjerimin e Evropës, Johannes Hahn në një mesazh në twitter ka shprehur kënaqësinë e tij që Këshilli Evropian, pas një debati të gjatë në Luksemburg, më në fund i dha dritë të gjelbër konkluzioneve për zgjerimin e Evropës, veçanërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur që Këshilli Evropian sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë Veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë…
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala bashkë më anëtar të tjerë të këtij Komisioni po qëndrojnë për vizite zyrtare në Maqedoni. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga RACVIAK ku po po marrin pjesë të gjitha vendet e Europës Juglindore. Temë e kësaj konference është mbikëqyrja parlamentare e sektorit të Sigurisë. E, në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale shihet bashkë edhe më kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

