Këshilli kundër kazinove në Tetovë ka marrë garanci nga kryetarja e komunës Teuta Arifi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti se kazinoja në afërsi të Universitetit të Tetovës nuk do të hapet. Por pavarësisht premtimit të tyre punimet në objektin ku parashikohet hapja e kazinos vijojnë me të njëjtin ritëm. Banorët u kërcënuan se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa mbyllja e kazinove nëpër vendbanime nuk rregullohet me ligj. Dje kishim takime intensive duke filluar prej Kryetares së komunës së Tetovës sy në sy tu llogarit se në atë vend nuk do të vazhdojnë punimet,…
Author: Arian Arci
Datë për bisedime për anëtarësim në BE është inkurajim i madh dhe motivim për të gjithë qytetarët dhe për vendin, si asnjëherë më parë, qëndron mundësia për kapitull strategjik nga historia e saj bashkëkohore – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Forumin Kran Montana në Bruksel, përcjell Medial.mk. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Zaev kishte fjalime në sesionin “Evropa Juglindore dhe anëtarësimi i saj drejt Bashkimit Evropian”, ku i ka njoftuar pjesëmarrësit e forumit me përvojat e nënshkrimit të Marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe për partneritetin strategjik ndërmjet…
Besoj në referendum të suksesshëm dhe supozoj se do të merrni ftesë nga NATO-ja në samitin e ardhshëm, tha eurokomisari për Zgjerim Johanes Han në intervistë për Top tema të televizionit Telma. Sipas Han, me vendimin e marrë dje, është e qartë se bisedimet do të fillojnë, por Maqedonia, duke filluar nga sot, për një vit duhet të ketë disa reforma. “Kjo është detyrë e qartë, perspektivë dhe çmim i madh për arritjet e javëve të fundit. Duhet të kuptojmë se në afat prej një viti duhet të ketë disa reforma”, theksoi eurokomisari. Vendimi është sjellë në nivel evropian dhe…
Vajgëll, si raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, dërgoi edhe letër deri te kolegët e tij deputetë mëngjesin e sotëm. Në letrën thuhet se është i zhgënjyer nga qëndrimi i ministrave, përcjell Medial.mk. “Nuk është korrekte për një vend, i cili më shumë se një dekadë ndodhet në pritje për shkak të kontestit të mirënjohur me emrin, i zgjidhur paradokohe dhe themeluar në kompromise të vështira, shkruan Vajgëll dhe shtoi se është gabim që Shqipëria dhe Maqedonia janë trajtuar si “duo” pa u përmbajtur në parimin e meritave vetanake, dhe shtoi se dy shtete janë shumë të ndryshme. Vajgëll gjithashtu…
Në rrjete sociale ka qenë e dukshme lidhje e tyre emotive me zhvillimet e atjeshme, si gjatë fushatës e më pas, ditën e zgjedhjeve. Ka patur prej atyre cinikëve që në emër të ndjenjave kombëtare e kanë parë këtë sjellje komunitare si të tepruar. Por në të vërtetë, sa kombëtare është pikërisht kjo sjellje, ky gëzim kolektiv për fitoren e atij që e ka rikthyer potencën e Turqisë në rajon e me gjerë? Murat Aliu dhe Abdylvehab Ejupi janë dy prej mijra shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë në Turqi dhe që janë angazhuar me qasjen analizuese të fenomeneve politike e…
Komisioneri për zgjerimin e Evropës, Johannes Hahn në një mesazh në twitter ka shprehur kënaqësinë e tij që Këshilli Evropian, pas një debati të gjatë në Luksemburg, më në fund i dha dritë të gjelbër konkluzioneve për zgjerimin e Evropës, veçanërisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur që Këshilli Evropian sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë Veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë…
Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala bashkë më anëtar të tjerë të këtij Komisioni po qëndrojnë për vizite zyrtare në Maqedoni. Deputetët e Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në konferencën e organizuar nga RACVIAK ku po po marrin pjesë të gjitha vendet e Europës Juglindore. Temë e kësaj konference është mbikëqyrja parlamentare e sektorit të Sigurisë. E, në disa fotografi të postuara në rrjetet sociale shihet bashkë edhe më kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Dy emigrantë të vdekur dhe 17 të plagosur është bilanci i aksidentit të trafikut që ndodhi rreth orës 16:40 në rrugën kombëtare Radovish – Shtip pranë minierës Buçim. Nga SPB Strumicë konfirmuan se e gjith ngjarja ka ndodhur kur një kamion Iveko që po mbante emigrantë nga Bangladeshi dhe Shri Lanka kishte goditur një gardh në urë, ndërsa shoferi është aratisur nga vendngjarja, njofton Medial.mk. Njëmbëdhjetë të lënduar u transferuan në Spitalin Klinik në Shtip dhe gjashtë në Spitalin e Përgjithshëm në Radovish. Sipas policisë, ka gjasa se numri i emigrantëve në automjetin e mallrave është më i lartë, por…
“Poker në BE për emrin e ri të Maqedonisë”. Kështu e nis artikullin gazeta greke KATHIMERINI duke vazhduar se 48 orët e ardhshme do të përcaktojnë nëse kryeministri Zoran Zaev do të bindë bashkatdhetarët e tij për të votuar në referendum. Ndërkohë Bundestagu gjerman vendosi të mbështesë një kandidaturë të mundshme të Maqedonisë në BE, duke theksuar se kjo duhet të bëhet në kushte shumë të rrepta. Maqedonia dhe Shqipëria besojnë tek e ardhmja në BE është një tjetër titull i gazetës greke TA NEA. “Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për çështjet e Punëve të Jashtme e cilësoi “mbresëlënës” progresin…
Edhe përkundër instalimit të sistemit të ri të ujësjellësit, banorët e fshatit Shemshovë të komunës së Jegunocit, edhe më tej vazhdojnë të mos kenë ujë për pije, ndërkohë që komuna, vazhdon për çdo muaj të faturoj pagesën e ujit. “Katër vite kam qenë vet këshilltar në komunë dhe e kam lyp ujin se Shemshova s`ka, arsyetimi ka qenë se e vjedhin ujin. Verës e vjedhin po edhe dimrit e kam bë të njëjtën pyetje, tani a ujisim? Jo ta e lënë lëshuar mos ngri uji, po sa lëshohet çezma për mos me ngri? Problemi këtu tek ne është te niveli…
Gjithsejt 1.300 punëtorë i kanë përmbushur kushtet dhe morën vauçerë për pushim të subvencionuar vjetor nga mbi 1.900 të paraqiturit në konkurs prej 2 prillit deri më 31 maj të këtij viti. Siç tha sot minsitri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke pasur parasysh se me këtë numër do të ndrydhen 20 milionë denarë nga 30 të paraparat, do të hspallet edhe në konkurs nga fundi i gushtit. Vitin e kaluar për këtë masë qeveritare ka pasur 1.100 aplikime. “Konkursi i parë tregoi se interesi për pushim të subvencionuar vjetor është rritur për 68 për qind. Punëtorët mund t’i shfrytëzojnë vauçerët…
Ende vazhdon heshtja në presidencë sa i përket dekretimit të ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Ivanov tashmë e ka bërë të qartë se nuk do ta vendosë me asnjë cmim firmën e tij, por kuvendi pret kaliomin e afatit ligjor. Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka ftuar edhe sot presidentin që të vërë firmën e tij për të zhbllokuar procesin euro-integrues. Ai përkujton Ivanovin se në fund, vendimi i takon popullit në referendum. “Siç e dini, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë ka kaluar në Parlament. Unë pres se të gjitha institucionet shtetërore, posaçërisht Presidenti i shtetit,…