Author: Arian Arci

“Mosrespektimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, kryetari i Republikës së Maqedonisë ka bërë një vepër penale dhe duhet të jetë fajtor për përgjegjësi penale dhe jo përgjegjësi politike”, tha kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin “Vetëm e Vërteta”, njofton Medial.mk. Tito Petkovski po ashtu tha se është dashur që në mos ratifikimin e ligjit për gjuhët, Gjykata është dashur të ngre padi penale kundër kryetarit të shtetit. “Unë jam i habitur nga Prokuroria, se pse që në herën e parë kur refuzoi të mos nënshkruaj, nuk ngriti padi penale, sepse…

Lexo më Shumë

Ne kemi bërë apel publik që të lehtësohet rrugëtimi i mërgimtarëve me fëmijët e tyre në vendlindje me vetura sidomos në hyrje daljet e Serbisë dhe Maqedonisë! Kemi informata se mërgimtarët vazhdojnë të torturohen në këto hyrje dalje. Në ndërkohë, asnjë qeveri nuk ndërmori masa të lehtëson rrugëtimin e mërgimtarëve nëpër këto rrugë, përkundër faktit se kemi kërkuar nga ministri i diasporës së Maqedonisë z. Edmond Ademiqë të ulen dy qeveritë e të gjejnë modalitetet për hapjen e kufijve dhe kalimin më të lehtë të mërgimtareve, hasi ne veshë të shurdhër! Mbase mërgata vazhdon të torturohet në hyrjet dhe daljet e…

Lexo më Shumë

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kontribuojnë në mbajtjen e sigurisë së përbashkët nëpërmjet mekanizmave, operacioneve dhe misioneve të ndryshme, theksuan ekspertë vendas dhe te huaj. Ata shtuan se BE-ja ka konstatuar se kërcënimet globale janë prezente edhe në këtë rajon. Bashkëpunimin duhet të përfshijë të gjitha fushat, si krizën me migrantëve, mbrojtja nga kërcënimet e jashtme, dhunën dhe terrorizmin. Prioriteti kryesor është që t’a prezantojmë ketë rajon nga kërkues i sigurisë në ofrues të sigurisë. Sot të gjithë vendet e Ballkanit kontribojnë në mbrojtjen e sigurisë së përbashkët, nëpërmjet mekanizmave, bashkëpunimit dhe misioneve. Për këtë BE-ja ka…

Lexo më Shumë

Ministria e Financave tashmë e ka dorëzuar në kuvend për miratim Ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit si një nga ligjet më të rëndësishme në përputhje me direktivat e BE-së. Zëvendësministrja e financave, Shirete Elezi, në një prononcim ekskluziv për TVM2 theksoi se Ligji i ri do të kontribuojë në parandalimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave dhe ekonomisë joformale. Sipas Elezit, ndryshimet më të rëndësishme ligjore kanë të bëjnë me pengimin e keqpërdorimeve të sistemit pagesor dhe sistemin financiar, si dhe në gamën e analizave të funksionarëve publikë në vend të cilët gjithashtu do të…

Lexo më Shumë

Zhvendosja e paraleleve nga shkollat amë sigurisht që nuk është diçka që e rrit cilësisë e shkollimit, pasi në një rast të tillë disperzimi i paraleleve do të ishte kthyer në standard të cilin do ta dëshironin të gjithë. Pra, edhe shkollat maqedonase do ti kishin shpërngulur paralelet e tyre profesionale – ca në njërën shkollë e ca në shkollën tjetër. Mirëpo, nuk ndodh një gjë e tillë. Rastësisht ose jo, shembujt e disperzimit i gjejmë vetëm kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë. Shpërngulja apo disperzimi i paraleleve të mesme profesionale nga shkollat amë në shkolla të tjera të kryeqytetit…

Lexo më Shumë

Mbështetja e madhe të cilën Mbretëria e Bashkuar ia jep Maqedonisë për realizim të integrimeve euro-atlantike, paraqet motivim plotësues për përshpejtimin e reformave për prosperitetin ekonomik të të gjithë qytetarëve. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin në Qeveri me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, në të cilin ishin Riçard Mur, drejtor i përgjithshëm për çështje politike dhe udhëheqësja e Sektorit për Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni në Sektorin për Ballkanin Perëndimor, Ketrin Barns. Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev është falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme britanike…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për emisionin 200 në Alsat tha se referendumi për emrin do të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Zaev për herë të parë deklaroi se preferon që referendumi të jetë konsultativ, por me rezultat obligues. Zaev kërkoi mbështetje nga qytetarët në referendumin e vjeshtës me qëllim që Maqedonia të vazhdojë rrugën e nisur drejt integrimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 709 nxënësit e regjistruar deri tani, në klasë të parë në Komunën e Çairit, vetëm 45 janë për paralelet më mësim në gjuhën maqedonase edhe atë 31 në SHF “Vasil Gllavinov”, 8 në “Hasan Prishtina” dhe nga 3 nxënës në “Ismail Qemali” dhe “Jashar beu”. Të gjithë së bashku nuk mjaftojë as për dy paralele maqedonase, ndërsa për mësimin në këtë gjuhë janë planifikuar 7 paralele. Në Komunën e Çairit, numri real i nxënësve që kërkojnë të regjistrohen në paralelet me mësim në gjuhën maqedonase nuk i përmbush nevojat as për formimin e dy paraleleve të rregullta. Të…

Lexo më Shumë

Të martën 71-vjeçari R.B. nga fshati Bogovinë, ka denoncuar se në një barnatore në rrugën “Iliria” në Tetovë, derisa ka qenë duke blerë barna dhe në dalje të barnatores është takuar me një person të panjohur, i cili me shpejtësi ka kryer vjedhje ku nga xhepi i palltos i ka vjedhur 13 mijë denarë. I panjohuri është afruar shumë ndaj tij, gjoja se po ndihmote që të mos bjerë përtokë dhe në këtë mënyrë e ka kryer vjedhjen. Për një kohe të shkurtër, është arrestuar 53-vjeçari M.I. nga Tetova, dhe është dërguar në Stacionin policor Tetovë, ku është mbajtur në…

Lexo më Shumë

Sipas informative jozyrtare të gazetës KOHA e që vijnë nga Qeveria, referendumi do të zhvillohet në fillim të tetorit, ndërsa pyetja e mundshme mund të jetë kjo: “A jeni pro apo kundër marrëveshjes për emrin e ri të shtetit, që do të hapë rrugën për anëtarësim në NATO dhe në BE”. Marrëveshja Shkup-Athinë për ndërrimin e emrit të shtetit, do të bëhet e plotfuqishme vetëm me mbajtjen e një referendumi popullor, në të cilin qytetarët do të shprehnin mendimin tyre të hapur, me çka partitë politike do të hiqnin barrën e përgjegjësisë për pasojat eventuale të kësaj marrëveshjeje. Prandaj, jo…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme mori vendim për rritje të shumës së të drejtës të shtesës së posaçme për fëmijë me nevoja specifike i cili ka pengesa në zhvillimin trupor ose mental ose pengesa të kombinuara në zhvillim deri në 26 vjeç. Përveç rritjes së shumës për shtesë të posaçme këta persona do të kenë edhe sigurim shëndetësor, nëse nuk janë të siguruar në pajtueshmëri me Ligjin. Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shuma e konfirmuar e të drejtës të shtesës së posaçme me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve rritet nga 4.202 denarë në 5.021 denarë. Prindërit kryefamiljarë…

Lexo më Shumë

Maqedonia javën e ardhshme do të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, ndërsa për disa muaj do të fillojë procesi i ratifikimit të protokolleve, deklaroi sot zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmila Shekerinska e cila informoi se sot në seancë qeveritare është miratuar Rishikimi strategjik i mbrojtjes. Ministrja Shekerinska theksoi se vendit në një ceremoni në Bruksel në Samitin i cili është caktuar për 11 dhe 12 korrik do t’i jepet ftesa për anëtarësim dhe se më në fund Maqedonia do të bëhet pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Shekerinska tha se Maqedonia nga viti 2004 nuk ka…

Lexo më Shumë