Author: Arian Arci

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për realizimin e projektit “Shkup rezistues: qëndrueshmëri më e mirë dhe inovacione për ballafaqim me ndryshimet klimatike”, që do të kushtojë 720.000 dollarë, ndërsa do të zbatohet 18 muaj. “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qyteti i Shkupit obligohet të sigurojë mjedis më të mirë jetësor, ta mbrojmë natyrën dhe biodiversitetin në qytet dhe në rrethinë, t’i përmirësojmë kushtet për jetë, të ndërmarrim aktivitete për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe t’i kyçim qytetarët në marrjen e vendimeve dhe duke i ndjekur…

Lexo më Shumë

SPB Manastir ka njoftuar se është zbardhur identiteti i nënës, foshnja vajzë  e së cilës këto ditë ishte gjetur e braktisur para dyerve të IP Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir, njofton Medial.mk. “Hetimi ka përfunduar dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për një vajzë adoleshente e cila jeton në komunën e Tetovës”, ka deklaruar Sanja Stamatova, zëdhënëse e SPB – Manastir. “Nëna e foshnjës së gjetur është banore e komunës së Tetovës. Ajo është minorene sepse ende nuk i ka mbushur 18 vjet. Në bazë të ligjit dhe procedurës ky rast do të vazhdojë me aktivitete…

Lexo më Shumë

Nderohet kryeministri i Maqedonisë Çmimin – Personaliteti evropian i vitit ia dedikoj liderëve nga rajoni dhe qytetarëve të cilët së bashku treguan lidership për një të tashme dhe të ardhme të mirë, porositi pasdite kryeministri Zoran Zaev nga Sarajeva ku iu dhurua Çmimi i artë, personaliteti evropian i vitit nga Shoqata evropiane e menaxherëve. Zaev Çmimin për personalitet evropian të këtij viti ia dedikoi kryeministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Mali të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, kryeministrave të Bullgarisë dhe të Greqisë, si edhe qytetarëve të të gjitha vendeve. Arsye për këtë, siç ka theksuar kryeministri Zaev, është ajo që ata…

Lexo më Shumë

Një qytetar i Shkupit u mashtrua nga dy njerëz që kërkuan para për trajtim mjekësor, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, dy ditë më parë në orën 16:30 në sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, personi me iniciale S.A. (76) nga Shkupi ka raportuar se po të njëjtën ditë nga ora 11:00 deri në orën 13:30 në rrugën “Bllagoja Stefkovski” është mashtruar nga dy persona të panjohur, me çka i kanë marrë 5,000 euro. Derisa S.A. ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij, një person i afrohet dhe iu paraqit atij se është nga…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se pas zyrtarizmit të Marrëveshjes për emrin me Greqinë, shqiptarët në dokumentet e udhëtimit, do të figurojnë si “Qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Sipas Ahmetit në çështjen e emrit, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e problemit. Problemi i kontestit të emrit me Greqinë nuk është problem i shqiptarëve. Ai është problem me komunitetit maqedonas. Kështu që pjesë e kontestit nuk ka qenë çështja e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë dhe mendoj se me këtë marrëveshje gjërat janë definuar dhe kanë rënë në vendin e duhur. Shqiptarët janë qytetarë të Republikës së…

Lexo më Shumë

Kreu i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski në intervistën për televizionin “Telma”, nuk deshi të përgjigjet drejtpërdrejt nëse OBRM-PDUKM është “për” referendum mbi emrin, gjegjësisht se a është e mundur të bojkotojnë atë edhe pse referendumi është një ide dhe angazhim i partisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është me të vërtetë faji im dhe po, do të pëlcasim nga makthi me këtë se çka po ndodhë me vendlindjen tonë. Ne do të përpiqemi t’u zbulojmë qytetarëve këto politika të gabuara të qeverisë. Zaev shpesh është betuar, por pastaj për atë që ai u betua nuk e ka përmbushur. Kur u publikua…

Lexo më Shumë

Të nderuar dashamir, të dashur familjar, të nderuar drejtues të Institutit Albanologjik, të nderuar deputet dhe ministra, i respektuari z. Ali Ahmeti. Ju faleminderit shumë. Ditën e sotme nuk e bën të veçantë vetëm përvjetori për të cilin jemi tubuar, por e sotmja për mua dhe familjen time bëhet e posaçme edhe nga njerëzit si ju që përkujdesen për të përkujtuar personat e dalluar të shoqërisë, në këtë rast Duron tim e tonin, andaj, në emër të Fatonit, Meritës dhe Norës, nipave dhe mbesave, por edhe në emrin tim dhe të gjithë neve, ju faleminderit për organizimin dhe që jeni…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, gjatë këtyre ditëve kanë ndodhur disa aksidente trafiku, ku pjesëmarrës kanë qenë motoçiklistët, në të shumtën e rasteve pa leje për vozitje. Bilanci i këtyre është aksidenteve është dhjetëra persona të lënduar, shkruan gazeta KOHA. “Duke patur parasysh se ka filluar sezoni ku me intensitet të lartë shfrytëzohen motoçikletat në shumicën e rasteve nga të rinjtë dhe jo rrallë herë edhe nga persona të mitur, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë edhe njëherë ju rikujton se për të drejtuar motoçikletë, është e nevojshme që personi të posedojë leje adekuate sepse në të…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në emisionin “Vetëm e vërteta” ka thënë se si parti mbeten me qëndrimin për kandidat konsensual për president dhe se janë të gatshëm nëse VMRO-DPMNE dorëzon kërkesë që krahas zgjedhjeve presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Medial.mk. “BDI nuk e ndryshon qëndrimin për këtë. Parimisht kryetari duhet të jetë figurë konsensuale e pranueshme për bashkësitë. Fuqimisht i qëndrojmë këtij parimi dhe këtë e kemi thënë publikisht. Nëse arrijmë të gjejmë marrëveshje do të kemi kandidat të përbashkët”, theksoi Ahmeti./Medial.mk/

Lexo më Shumë

Një operacion policor i nisur në orët e para të mëngjesit ka rezultuar deri tani me 8 të arrestuar. Sipas informatave jo zyrtare, operacioni ka pasur në fokus luftën kundër drogës, trafikut të saj, fenomenit të fajdeve dhe kamatave si dhe krimit në përgjithësi. Operacioni, sipas burimeve tona, ka qenë i shtrirë në rajonin e Sarajit, Negotinë e deri në Strugë. Nga të dhënat, 6 prej të ndaluarve janë nga rajoni i Shkupit, ndërsa 1 nga Negotina dhe 1 nga Struga. Operacioni pritet të vazhdojë në kuadër të luftës ndaj trafikut dhe përdorimit të lëndëve narkotike, edhe në ditët në…

Lexo më Shumë

Sontë në orën 22 në bisedë telefonike pritet të bisedojnë zëvendëspresidenti amerikan Majk Pence dhe Kryeministri grek Alexis Tsipras, pasi të zhvillohet biseda mes dy personat e lërtëpërmendur, bisëdë telefonike do të zhvilloj zëvëndëspresidenti amerikan Pens edhe me Kryeministrin Zoran Zaev. Sot, Kuvendi i Maqedonisë ratifikohi për herë të dytë Marëveshjen me Greqië, edhe pse i njejti refuzohet nga PResidenti Ivanov. Marrëveshja u votua me 69 vota “dhe një abstenim. Partia opozitare VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në votim. Zaev thuhet se ka zbuluar datat e mundshme për mbajtjen e referendumit në një intervistë në ERT, që do të transmetohet të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja ka reaguar pas deklaratës së për politizimin e policisë. Partia në pushtet vlerëson se VMRO-DPMNE-ja mbahet mend si partia që ka bërë politizimin masiv të institucioneve dhe abuzimin me strukturat policore. “Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, të gjitha procedurat për vendosjen e punonjësve kryhen në përputhje me procedurën e përcaktuar me Ligjin për Punë të Brendshme dhe aktet e tjera nënligjore. VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se koha e MVRO-VMRO-së dhe abuzimi i policisë në interesat personale dhe partiake përfunduan”, theksohet në deklaratën e partisë. Ndërkohë, sot gjatë ditës, në një konferencë për shtyp…

Lexo më Shumë