Një prej kopshteve të perimeve në Gadishullin Ballkanik – Strumica po ballafaqohet me prodhimtari të zvogëluar. Prej të gjitha kulturave kopshtare vetëm lakra nuk ka dështuar në prodhim, ndërkaq domatet, trangujt, specat dhe kulturat e tjera në sipërfaqe të hapura dhe nën sera në mënyrë drastike po dështojnë në prodhim. Sipas ekspertëve bujqësorë ndikim më të madh ndaj uljes të prodhimeve bujqësore kanë ndryshimet klimaterike, të cilat nuk po e anashkalojnë edhe Maqedoninë, ndërsa në rajonin e Strumicës manifestohet me mikro ndryshime klimatike. “Jemi dëshmitarë se çdo vit, ndërsa posaçërisht këtë vit, nga fillimi i pranverës, kemi ndryshime të papritura…
Author: Arian Arci
Zv.kryeministri Koço Angjushev refuzoi të komentoj letrën e publikuar në Alsat M ditë më parë, me të cilën Qeveria, kërkon nga Ecoguerilla që të nënshkruaj një memorandum me të cilin do i lejohet Jugohromit që të ristartojë me punë, ndërsa në të njëjtën kohë të punoj edhe në drejtim të vënies së filtrave, por duke lënë garanci bankare se puna do të kryhet në kohë. Nga kabineti i Angjushevit u përgjigjën se qëndrimi i Qeverisë mbetet i pandryshuar. Pa vendosjen e filtrave nuk fillon me punë Jugohromi. Kabineti i zv.kryeministrit Koço Angjushev “Më 10 tetor të vitit të shkuar, në…
Komisioni Rregullator për Energjetikë nesër do të vendos për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni. Siç bëhet e ditur ndryshimet e çmimeve nuk do të jenë për të mirën e qytetarëve, për shkak se do të ketë rritje, informon INA. Komisioni Rregullator për Energjetikë pritet që të rris çmimin për 2 denarë për litër për naftën dhe benzinën, edhe pse disa javë më parë kishte ulje simbolike deri në denarë. Me këtë shtrenjtim do të ketë rikthimin të gjendjes së mëparshme. Me ndryshimet e fundit, Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi që benzina të lirohet për 1 denar,…
Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore përmes një njoftimi publik kërkon të punësojë 14 marrës për mbledhjen e pagesave, departamentin e grumbullimit të taksave dhe të kontrollit, në Sektorin për mirëmbajtjen, sigurinë rrugore dhe mbledhjen e pagesave, duke përmbushur kushtet e mëposhtme: – Arsimi i mesëm profesional – të paktën niveli i kualifikimeve IV, 240 kredi sipas ECVET ose ICSD ose katërvjeçare të arsimit të mesëm – Përvojë pune – me ose pa përvojë pune në profesion – Orari i punës është rregulluar në dy ndërrime dhe zgjat 12 orë – Orari i punës dite nga ora 07:00 deri 19:00 dhe…
Një grua 31-vjeçare nga Kosova dje është mbytur në lumin Treska në Saraj. Siç theksojnë nga MPB, bëhet fjalë për M.C. nga Prishtina, e cila ka qenë mysafir tek motra në Saraj. Të dy motrat kanë qenë duke shëtitur përgjatë lumit Treska, ndërsa fatkeqësia ka ndodhur kur M.C. ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë. Një qytetar në orën 16:55 ka lajmëruar përmes telefonit në Njësinë për informacion dhe komandë në Shkup, se në ujërat e Treskës në Saraj, në afërsi të një objektit hotelerik, është vërejtur një person grua, e cila po kërkonte ndihmë. “Nga ana e qytetarëve gruaja…
Ftesën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, Kryeministri Zoran Zaev do të marrë personalisht nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ditën e enjte në orën 13:30. Kjo thuhet në agjendën fillestare të qeverisë dërguar gazetarëve të akredituar të cilët do të monitorojnë ngjarjen. Takimi dyditor i udhëheqësve të NATO-s fillon ditën e mërkur. Për ditën e en konferencë shtypi për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është planifikuar për të enjten, pas të cilit do të mbajë një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin maqedonas. Përveç Kryeministrit Zaev, në takimin e…
Derisa bujqit protestuan dhe e bllokuan rrugën, kamionë për blerje prisnin të blejnë shalqinj në Strumicë. Duket që dikush po i hamendëson bujqit, blerja e shalqirit edhe sot është duke u bërë në Strumicë qëndron në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Në shtatë ditët e fundit janë blerë 800 tonë shalqinj, ndërsa vetëm për sot planifikohet blerje e të paktën 130 tonëve shalqinj”, theksojnë nga MBPEU. Sipas njësisë rajonale në Strumicë, theksojnë nga Ministria, në ditët e ardhshme planifikohet blerje edhe e 200 tonëve, ndërsa çmimi i blerjes është i volitshëm dhe lëviz prej tre…
Drejtori i Byrosë për siguri publike Llazo Vellkovski informoi se policia ka kapur tetë persona që për dy vitet e fundit kanë plaçkitur familje të ndryshme me kërcënime për gjoja borxhe, raporton SHENJA. Grupi kriminel madje ka vënë në flakë edhe disa makina. Ky grup ka patur kierarki të saktë dhe organizim të përpiktë. Koka e grupit së bashku me vëllain kanë dirigjuar aktivitetet, ndërsa anëtarët e tjerë kanë detyruar dhjetëra viktima që tua dorëzojnë shtëpitë, makinat e pasuritë e tjera në emrin e tyre. Por grupi ka bërë edhe tregti me drogë të llojit heroinë. Krerët e grupit tashmë…
Dëshiroj, që i gjithë procesi, ashtu siç parashikohet të ketë rezultat pozitiv edhe për Zaevin, por edhe për Marrëveshjen dhe marrëdhëniet midis dy vendeve, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol, Dimitris Xanakopluos në një intervistë për radion greke “247”. Lidhur me qëndrimin e Kryeministrit të Maqedonisë se në mes të janarit Maqedonia do t’i përmbushë obligimet e saj që dalin nga marrëveshja për Çështjen e Emrit, Xanakopulos edhe një herë shpjegoi se cilat janë hapat që duhet të i ndërmerr Maqedonia dhe shtoi se shpreson që gjithçka do të përfundojë me sukses dhe përsërit atë që tha…
Në shtator në Kërçovë do të lëshohet në përdorim kopshti i ndërtuar me mjetet e Agjencisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”. Kopshti i ri është me kapacitet për 120 fëmijë deri në moshën gjashtëvjeçare. Tërësisht është pajisur dhe së shpejti duhet vetëm të zgjidhjet çështja e personelit dhe kopshti të lëshohet në përdorim. Karakteristike është ajo që edhe ky kopsht fëmijësh do të jetë pjesë e kopshtit më të vjetër të fëmijëve në Kërçovë “Olga Miceska” dhe të tre kopshtet në qytet do të funksionojnë me një drejtori. “Hapja e kopshtit të ri të fëmijëve në një pjesë të…
Sociologu Pajaziti mendon se shqiptarët janë mjaft të kualifikuar për të kontribuar gjatë procesit të integrimit të vendit në BE, duke iu referuar edhe Entit shtetëror Statistikor për shumë shqiptarë të diplomuar. Rahimi ndërkohë mendon se hendikep për shtetin gjatë ballafaqimit me sistemin evropian do të jetë administrata joprofesionale (partiake), kuadrot jokompatibil me punën praktike, institucionet e degjeneruara, korrupsioni, drejtësia selektive… Siç dihet, Maqedonia pas disa vitesh të krizës politike, me lidhjen e Marrëveshjes historike për emrin e shtetit me Greqinë, po hynë në një valë të re të procesit të integrimit në BE dhe anëtarësimit të plotë në NATO.…
Politika ekzistuese nga shteti, për të ndarë vetëm 60 milionë euro në vit për shtatë shoqata invalidore, çon në përçarje të anëtarëve të këtyre shoqatave si dhe pamundëson një zë të unifikuar të organizatave të personave me aftësi të kufizuar. Ky konstatim u dha gjatë debatit publik me temë “Lojërat e fatit ndaj të pafatëve, mollë sherri” nën organizimin e shoqatës “Polio Plus”. Këto shoqata shpresojnë që ftesa për anëtarësim në BE vitin e ardhshëm të sjellë edhe më shumë fonde për shoqatat e sektorit civil. “Shteti do të duhet më shumë të shqetësohet sa i përket financimit të organizatave…

