Qeveria në seancën e sotme vendosi që të ndahen gjashtë milionë denarë ndihmë financiare dhe ndihmë shtesë humanitare, për të pësuarit në vërshimet në Shqipëri. Në seancën qeveritare u shqyrtua informata nga ana e Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për gjendjen në Shqipëri pas vërshimeve të mëdha. Qeveria atëherë i obligoi Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucionet tjera kompetente që në afat prej tre ditëve të parashtrojnë propozim zgjidhje për dërgesën e ndihmës humanitare në rajonet në Shqipëri, të cilat janë përfshirë me vërshimet.
Author: Arian Arci
Ekspertit të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike për rastin “Trust”, nuk i është lejuar kryerje e ekspertizës për mekanizmin e gërmimit të qymyrit. Kjo gjë i është pamundësuar nga kompania “Transmet”, drejtues i së cilës është Sead Koçan, njëkohësisht edhe i akuzuari kryesor në lëndën “Trust”. Eksperti u pengua të kryejë ekspertizën edhe pse kishte dorëzuar kërkesë me shkrim deri tek “Transmet”. Kështu ai u shpreh se është detyruar që ta bëjë ekspertizën vetëm përmes dokumentacioneve. Për avokatin mbrojtës deklarimi i ekspertit të sotëm ishte shumë kontradiktor. Vanço Mitev, avokat mbrojtës “Të gjithë ata që e ndoqën gjykimin mund të…
Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) mori njoftim nga kompania importuese e prodhimeve nga “Laktalis” franceze se nga tregu i Maqedonisë në mënyrë parandaluese tërhiqet produkti ushqim për foshnja – Celia Ekspert 2, me numrin serik 17C0012838. “Seria e theksuar e prodhimit të tërhequr është korrigjuar në mënyrë shëndetësore dhe mikrobiologjike, në pajtim me rregullativat ligjore të vendit prodhues dhe vendit importues”, qëndron në njoftimin deri te AUV-ja. Analizat e bëra mikrobiologjike janë negative për të gjitha seritë nga prodhimi Celia të plasuara në tregun e Maqedonisë. Tërheqja e prodhimit është vetëm për kujdes dhe me qëllim të zvogëlimit të panikut…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth rastit të ‘Kumanovës’, duke theksuar se para se të bëhet hetim ndërkombëtar për këtë rast, duhet të tregohet gatishmëri për tu paraqitur si dëshmitar kur kërkojnë avokatët mbrojtës për rastin e ‘Kumanovës’. ”Rasti i Kumanovës është gjysmak, assesi nuk mund të quhet një rast që është gjykuar drejt, përkundrazi është gjykuar me shumë tendencë, përderisa nuk janë zbuluar organizatorët. Dihet se kush mund të jenë organizatorët, në qoftë se kthehemi në kontekstin kohor kur u bë rasti i Kumanovës, organizatorët janë ish-regjimi VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Tani ngelet që të gjinden aktorët…
Pas kthimit nga Kosova, kryeministri Zoran Zaev sonte në Shkup do të ketë takim me partnerët e koalicionit me të cilët do të diskutojë edhe për kompletimin e Qeverisë. Ai tha se në takim do të vendoset se çfarë do të bëhet. Më pas emrat do të hyjnë në procedurë parlamentarë për ndryshimet në Qeveri. Zaev u shpreh optimist se ky do të jetë takimi i fundit dhe së shpejti do të kompletohet kabineti qeveritar. “Sonte pas kthimit nga Kosova do të kem takim me partnerët e koalicionit në Shkup. Shpresoj se do të jetë takimi i fundit që të…
VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe sonte me protestë para Ministrisë së Drejtësisë kërkoi lirimin e deputetëve të arrestuar dhe personave të tjerë për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti. Aleksandar Nacev nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se me tubimin dëshirojnë t’i mbështesin, siç vlerësoi, “bashkëpartiakët e arrestuar në mënyrë të paligjshme”. Paraprakisht, kundër arrestimit të deputetëve, VMRO-DPMNE-ja organizoi bllokadë në udhëkryqin midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev”. Protestë para Ministrisë së Drejtësisë është paralajmëruar edhe për nesër në orën 18:00.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit të sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se hapen mundësi të reja për avancim të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve, të cilat, siç vlerësoi, nuk kanë çështje të hapura. “Realizuam takim si liderë të dy shteteve që nuk kanë çështje të hapura. Morëm inkurajim të fuqishëm nga presidenti Thaçi që ta realizojmë atë që e kemi kontraktuar me kryeministrin Haradinaj – Të hapim mundësi të reja për avancim të mëtutjeshëm dhe thellim të marrëdhënieve tona të ndërsjella”, tha Zaev në konferencën për shtyp pas takimit me Thaçin. Theksoi se së…
Biznesmeni i njohur kumanovar, Bashkim Qazimi është shpallur Personalitet i Vitit në spektaklin kushtuar festave të fundvitit, i organizuar në Tiranë. Qazimi është dekoruar me këtë çmim për aktivitetin e tij humanitar dhe patriotik, thanë organizatorët e Spektaklit. Biznesmeni Qazimi tha se këtë dekoratë e konsideron jo vetëm si mirënjohje personale, por si mirënjohje për gjithë shqiptarët e Kumanovës. “Falënderoj organizatorët për këtë mirënjohje. Ky është një respekt jo vetëm për mua por edhe për gjithë Kumanovën”, tha Qazimi pasi pranoi dekoratën prestigjioze. Duke u ftuar në skenë për të pranuar Çmimin, biznesmeni Qazimi nga organizatorët e spektaklit u prezantua…
Një grua është e gjetur e varur në pemë në lagjen Karposh të Shkupit. Pas urdhrit të Prokurorit Publik trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
Familjarët e Grupit të Kumanovës, përmes një letre të hapur i janë drejtuar kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, në prag të vizitës që ai do të realizojë nesër në Kosovë. Përmes kësaj letre, të cilën ekskluzivisht e boton Gazeta Lajm, familjarët e Grupit të Kumanovës kërkojnë rigjykim dhe një proces të ri gjyqësor që shpresojnë se do të jetë më objektiv. Në vijim u sjellim përmbajtjen e plotë të kësaj letre publike: Me rastin e vizitës së kryeministrit te Maqedonisë në Kosovë, z.Zoran Zaev, ne familjarët e rastit “Kumanova”, e mirëpresim dhe shpresojmë që ky takim ndërmjet dy liderëve kryesor të…
Përfaqësuesi special i KB-së për kontestin rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic, nesër në Bruksel do të ketë takim me përfaqësuesit e dy vendeve Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, për tejkalimin e diferencave rreth emrit. Nimic, nesër në Bruksel do të mbajë konferencë për shtyp pas takimeve me përfaqësues të dy vendeve, në ora 12:15 në ndërtesën e Info qendrës rajonale për Evropën Perëndimore të KB-së (UNRIC), kumtoi MPJ-ja. Takimi, siç paralajmëroi më herët zyra e Nimicit, është pjesë e orvatjeve të KB-së që t’u ndihmojë dy palëve të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjen e…
Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se jo vetëm në Ministrinë e Financave, por funksionarët e Maqedonisë në përgjithësi nuk bëjnë dallim midis parave shtetërore dhe atyre personale. Parat e buxhetit i përdorin edhe për nevojat e tyre jozyrtare. Dokumentet të cilat i posedon SCOOP-i zbulojnë se ata në përgjithësi flenë në hotele luksoze, paguajnë VIP fluturimet më të shtrenjta, frekuentojnë në kafenetë elitare, hanë dreka dhe darka vetëm në restorante elitare dhe nga butikët e modës blejnë vetëm veshmbathje të brendit. Dhe çdo gjë do të ishte në rregull në qoftë se e bënin atë me paratë e tyre, e jo…

