Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot para korit diplomatik në pritjen tradicionale të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve porositi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet kyç në politikën e jashtme të Maqedonisë dhe shprehu bindje se orientimi reformues të vendit, pranvera do të sjellë rekomandim të pakusht për fillim të negociata parainkuadruese. “Sinqerisht shpresojmë se vullneti ynë politik dhe orientimi reformues, së bashku me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do të na sjellë rekomandim të pakusht për fillim të negociatave inkuadruese, pranverën e ardhshme. Kjo para së gjithash është në interes të qytetarëve tanë, por gjithashtu…
Author: Arian Arci
Socializmi i hershëm i fëmijëve, respektivisht regjistrimi i tyre nëpër kopshte dhe çerdhe para se fëmijët të nisin arsimi e detyrueshëm – në moshën pesë vjet e gjysmë, po mbështete gjithnjë e më tepër nga ana e kompetentëve, shkruan gazeta KOHA. Shumë studime mbështesin tezën se koha e përshtatshme për të çuar fëmijët në kopshte nis në moshën 18 muajsh ose dy vjeç. Kjo, pasi në këtë moshë ndërtohen mekanizmat trunorë, që në të ardhmen do të mundësojnë ose jo zhvillimin gjuhësor, fjalën dhe mendimin në nivele ose jo cilësore. Por paralelisht këtyre premisave, për shtete si Maqedonia me një…
160 shtetasit e riatdhesuar janë nga: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca, si dhe 60 shtetas nga Anglia Policia e Shtetit të Shqipërisë ka njoftuar se sot janë kthyer edhe 160 shtetas nga vendet e BE-së, përcjell albinfo.ch. Siç njofton Policia, 160 shtetasit e riatdhesuar janë nga: 69 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca, si dhe 60 shtetas nga Anglia. Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë…
Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë ende nuk kanë një zgjidhje konkrete mbi funksionimin e ardhshëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas dorëheqjes së tetë nga nëntë anëtarët e këtij institucioni lidhur me akuzat për jotransparencë gjatë ndarjes së pagave shtesë për veten e tyre. Dorëheqjet duhet të konstatohen nga Kuvendi, i cili edhe ka bërë emërimin e tyre, por kjo dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj do të jetë e vështirë, pasi për këtë nevojiten dy të tretat e votave, pra mbështetjen edhe të opozitës, e cila për momentin bojkoton punimet e Kuvendit. Kryeministri Zoran Zaev thotë se çështja do…
Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediale e Maqedonisë dhe Agjencia për rrjete dhe shërbime komunikuese të Sllovenisë do ta përforcojnë bashkëpunimin dhe do të ndërmarrin aktivitete për interes të përbashkët. Përfaqësues të dy trupave rregullatorë sot në Lubjanë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. ASHAAM kumtoi se me memorandumin parashikohet shkëmbim i informacioneve për zhvillim të politikave dhe strategjive në rregullimin e shërbimeve elektronike mediale, implementim i rregullativave nacionale juridike, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre. Planifikohet edhe ndërmarrje atje ku është përkatëse aktivitete të përbashkëta dhe qëndrime para organizatave evropiane dhe të tjera ndërkombëtare nga fusha e shërbimeve elektronike mediale.…
BDI ta kalojë ligjin e gjuhëve në Kuvend si që është propozuar nga Qeveria pa asnjë ndryshim, pra të mos ketë votim për asnjë nga 90 amendamentet e VMRO-së, LSDM e BESËS. Kjo siç mëson MEDIAL.mk, nga funksionar i lartë i BDI-së është strategji e integristëve gjë që mund të nuhatej në debatin e sotëm me amendamentet dhe zënkën mes kryetarit të Komisionit Artan Grubi dhe deputetit të BESËS, Fadil Zendeli. Poenta e strategjisë së BDI-së është që Grubi të mos lejojë të vjen deri te votimi sipas amendamenteve të parashtruara. Nesër është dita e tretë dhe e fundit për…
Ish-ambasadori Halim Hyda në emisionin ‘Click Plus’, në lidhje me qasjen e BE-së dhe ndërkombëtarëve ndaj Maqedonisë, ka thënë se imazhi është përmirësuar. Hyda ka thënë se opinioni dhe qasja e ndërkombëtarëve ndaj Maqedonisë ka ndryshuar dhe tani ne kemi bindjen se ”e kemi një kryeministër që unë e quaj në shkrimet e mia dhe paraqitjet e mia si Emmanuel Macron-i”. /Fol/
Ata në shenjë revolte filluan të trokasin Ata u revoltuan pasi kryetari i Komisionit Artan Grubi nuk ua dha fjalën atyre që ta mbrojnë amendamentin e propozuar për ndryshimin e emrit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Kërkesa e tyre ishte që ky ligj të quhet Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, kërkesë kjo që u refuzua nga ministri i drejtësisë Bilen Saliu. Ata në shenjë revolte filluan të trokasin. Fadil Zendeli: “Bjeri Bjeri mos e lerë të flasë” E kryetari komisionit po u tregon se çka thotë rregulloja. ” Sa për sqarim të mysafirëve për mos njohjen e rregullores…
Nëpunësit e policisë në Stacionin policor të Tetovës për siguri në trafikun rrugor në koordinim dhe bashkëveprim me më shumë shërbime inspektuese në njëzet ditët e ardhshme do të angazhohen në pastrimin e sipërfaqeve publike qarkulluese në Tetovë nga uzurpues vullnetarë për qëllime tregtare, hotelierike dhe të tjera, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski. Gjobat për uzurpimet e këtilla arrijnë 300 euro në kundërvlerë të denarit për persona fizikë, 2.000 euro për persona juridikë dhe plus 600 euro për personat përgjegjës. Nga policia presin se me këto aktivitete do të kontribuohet për rend dhe siguri më të madhe në…
Vendimi për ekstradimin e ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, Gjykata në Selanik do ta bëjë të ditur të mërkurën e ardhshme. Siç informon Telma, në dokumentacionin e plotë të dërguar nga Maqedonia, Gjykata e ka dëgjuar edhe deklaratën e avokatit të tyre Petar Vasilev, i cili pohon se veprat për të cilat janë akuzuar dy ish zbuluesit janë në kundërshtim me shumë ligje në Maqedoni dhe Greqi. Sipas tij, Gjykata duhet ta refuzojë ekstradimin. Gjykata do ta marrë vendimin, pasi në seancë do ta dëgjojë edhe bashkëshorten e Goran Grujevskit, e…
Nuk kemi kohë për të humbur. Bullgaria çdoherë e ka pranuar, e ka mbrojtur dhe ka garantuar të drejtën e Republikës së Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti ynë ishte i pari që e ka njohur Maqedoninë në vitin 1992 dhe tani është koha e saktë të shohim se cilat janë projektet e përbashkëta të cilat mund t’i bëjmë së bashku që të rinjtë të mbesin në Bullgari dhe në Maqedoni. Të mos e humbim potencialin tonë dhe kjo ndodh vetëm me punë dhe me punësime. Këtë në intervistë për agjencinë bullgare…
Debati rreth amendamentit për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve do të vazhdojë nesër në ora 13:00, kumto sonte Komisioni kuvendor për çështje e evropiane. Debati filloi sot, ndërsa kryetari i Komisionit Artan Grubi paralajmëroi se për amendamentet e OBRM-PDUKM-së opozitare dhe koalicionit do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit për debatin rreth amendamenteve. Në kumtesën e djeshme theksohet se, megjithatë, dita e tretë e debatit rreth amendamenteve do të mbahet nesër, transmeton MIA. Në vazhdimin e sotëm ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji refuzoi një nga amendamentet e Lëvizjes Besa. Seanca e…

