Author: Arian Arci

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha sot, se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaev duhet të di se “nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi”. “Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Përmes diplomacisë parlamentare e përforcojmë dhe zhvillojmë demokracinë në vend,  në rajon dhe në nivel global, ka porositur sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, në fjalim në Samitin e 3-të të spikerëve të parlamenteve të Evropës Qendrore dhe Lindore që mbahet në Varshavë, duke folur me temë “Parlamentet në politikat ndërkombëtare. “Detyra jonë është të vazhdojmë ta çmojmë dhe zhvillojmë diplomacinë parlamentare, t’i zgjidhim të gjitha sfidat  të cilat i bart globalizimi, pa dallim nëse bëhet fjalë për çështje nga fusha e ekologjisë, krizës emigruese, krimit të organizuar dhe terrorizmit, deri në  projektet e përbashkëta ekonomike…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja akuzon Ministrinë e Brendshme për fshehjen e identitetit të personit të tretë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e komitit Nikolla Sazdovski. Opozita dyshon që pas kësaj heshtje të dikasterit të Brendshëm fshihen qëllime politike dhe përgatitje që të njëjtit t’i ndryshohet identiteti. Nga partia e Hristijan Mickoskit këtë veprim të MPB-së e quajnë jo profesionalizëm dhe bashkëpjesëmarrje në vrasje. MPB tashmë katër ditë po fsheh personin e tretë i cili ishte bashkëpjesëmarrës në vrasjen makabre të Nikolla Sazdovskit. Nuk kumtohet as identiteti i tij dhe as nuk publikohet fotografia e tij që qytetarët të lajmërojnë nëse e shohin…

Lexo më Shumë

Tre persona të vdekur janë gjetur të martën, njoftoi policia. Ata janë gjetur të vdekur në vende të ndryshme, shkruan Gazeta Lajm. Personi i parë i vdekur është gjetur në Strugë rreth orës 8 e 40 minuta, te ura e lumit Sateska. Sipas policisë në veturë BMV me targa të Strugës në ulësen e pasme është gjetur i vdekur N.S. 63 vjeçar. Rasti i dytë është shënuar në Zajaz ku rreth orës 14 policia është njoftuar se në rrugën për fshatin Reçan, në një humnerë është gjetur G.Xh. 58 vjeçar nga Kërçova, kurse vetura e tij Golf është gjetur rreth…

Lexo më Shumë

Nën moton “Mirë se vini mërgimtarë”, sivjet Komuna e Gostivarit do t’i mirëpret në mënyrë dinjitoze mërgimtarët tanë dhe do tu mundësojë atyre një qëndrim të këndshëm në vendlindje gjatë pushimeve verore. Hapi i parë që ndërmori Komuna e Gostivarit në këtë drejtim është riaktivizimi i Zyrës së Mërgimtarëve në kuadër të administratës komunale prej më 1 korrik dhje e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht, ndërsa ofron shërbime falas nga 12 orë në ditë, thuhet në njoftimin e komunës. Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në vendlindje, mërgimtarëve u mundësohet që pa pagesë t’i dërgojnë fëmijët e…

Lexo më Shumë

Drejtori i burgut të Strugës, Armend Shaqiri është shkarkuar ditën e sotme nga puna. Në vendimin e Qeverisë thuhet se shkarkimi nga detyra është bërë me kërkesë të vetë Shaqirit të dorëzuar para dy javësh. Por në kërkesën e tij nuk jepen arsyet për lirimin e tij nga detyra. Televizioni ALSAT, ndërkaq, nga burime jozyrtare informoi se drejtori i burgut Shaqiri, bashkë me një inspektor policie, janë të dyshuar se kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke i lënë në liri trafikantë të drogës. Dhe jo vetëm kaq, por madje i kanë informuar ata edhe për planet e policisë. Nëse…

Lexo më Shumë

Maqedonia si shtet ka traditë të gjatë të shpërnguljes së popullsisë në vendet e ndryshme të botës, ku njerëzit migrojnë për arsye të ndryshme, por më së shumti për shkaqe ekonomike. Në shumë vende të botës jetojnë njerëz me origjinë nga Republika e Maqedonisë, të cilët lidhjet e tyre familjare, tradicionale dhe kulturore i mbajnë me vendin e tyre të origjinës. Kështu ka thënë në një intervistë për Anadolu Agency ministri i Diasporës në Maqedoni, Edmond Ademi, sipas të cilit, nevojat më të zakonshme të diasporës janë të natyrës administrative. Siç theksoi ministri Ademi, nuk ka të dhëna konkrete statistikore…

Lexo më Shumë

Franca i jep mbështetje të plotë implementimit të marrëveshjes së fundit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë lidhur me emrin, është qëndrimi të cilin do ta transferojë shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drianj në Samitin nga Procesi i Berlinit kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër. Siç thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Anjes Fon Der Mil, të të marrë nga Ambasada franceze në Shkup, në Samitin në të cilin marrin pjesë tetë vende të Bashkimit Evropian (Gjermania, Austria, Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Britani e Madhe) dhe gjashtë…

Lexo më Shumë

Pjesëmarrësit në Samitin që po mbahet në Londër, kanë theksuar se marrëveshja për emrin është veprim që dëshmon se rajoni ka fuqi të ballafaqohet me sfidat drejt Unionit. Është vlerësuar se në Ballkan është krijuar një Europë e vogël dhe se bashkëpunimi i ndërsjellë është i patjetërsueshëm për realizimin e synimit përfundimtar, anëtarësimin në BE. Eurokomisioneri, Johanes Han, u shpreh optimist për përparimet dhe eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor. “Ndonjëherë vullneti politik dhe gatishmëria janë kyçe, por tani kemi përparim. Në shkurt me presidentin Junker dhamë perspektivë europiane për rajonin me vërejtjet që vendet duhet të përmbushin e që është e…

Lexo më Shumë

Nxënës e mësimdhënës të SHFG “Ismail Qemali” në fshatin Gurguricë nga sot do të kenë kushte shumë më të mira për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor, pasi objekti i ri shkollor modern, që ka kushtuar mbi 670 mijë euro, është përfunduar dhe do të jetë në shërbim të nxënësve të Fshatit Gurguricë nga Shtatori i ardhshëm i vitit 2018. Në perfundimin e “Godinës së Re” stafi jonë drejtues i’u uron nxënësve arsimtarëve dhe prindërve për ketë projekt kapital, që do të shërbejë për ngritjen e kapaciteteve në arsim. “Të rinjtë e Fshatit Gurguricë, tashmë kanë një bazë të mirë të edukimit,…

Lexo më Shumë

Qindra njerëz janë mbledhur sot në varrezat e fshatit Dashinoc të komunës së Deçanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit 31-vjeçares Mirjeta Mustafaj e cila ndërroi jetë të shtunën pasdite në Kanionin e Matkes, ku shumë kosovarë kalojnë fundjavën. E ndjera ishte në muajin e dytë të shtatzënisë si dhe ka lënë pas një fëmijë. Nga familja thonë se Mirjeta vdiq nga sulmi në zemër. Kishte zgjedhur ditën e shtunë të javës qe lamë pas për t’i kaluar disa orë në bukuritë e Kanionit të Matkas në Maqedoni. 31-vjecarja, Mirjeta Mustafaj, për atje, kishte marrë rrugë nga Deçani. Por ajo…

Lexo më Shumë

Gjatë javës në Bruksel do të duhet të mbahet Samiti i NATO-s ku Republika e Maqedonisë pret të marrë ftesë për anëtarësim në Aleancë. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot bashkë me koordinatorin nacional të NATO-s, Stevo Pendarovski do të mbajnë brifing me gazetarë para mbajtjes së Samitit. Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, Maqedonia pret të ulet në tavolinë me Aleancën dhe procesi i anëtarësimit të mos zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Zëvendëskryeministrja Shekerinska në intervistën e djeshme për REL tha se nuk pret të paraqiten probleme shtesë gjatë vijimit të procesit. Ajo nuk ka precizuar…

Lexo më Shumë