Shkupi është përfshirë nga një shkallë e lartë e ndotjes së ajrit që arrin përmasa shqetësuese. Koncentrimi i grimcave kancerogjene në ajër është për disa herë më i lartë se shkalla e lejuar. Ndërkaq, banorët dhe shoqëria civile u kërkojnë autoriteteve të marrin masa urgjente./VoA
Author: Arian Arci
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev, në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se shtyrja e sotme e debatit për Buxhetin hap mundësinë që gjatë pesë ditëve të ardhshme opozita të mendohet më mirë dhe më 22 dhjetor të vijë në mënyrë të përbashkët të miratojnë Buxhetin e vitit 2018. Por, siç tha Tuntev, edhe nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk janë të pranishëm në atë seancë, ai do të miratohet. “E dini se për miratimin e Buxhetit ekzistojnë afate rigoroze. Tani në këtë fazë të debatit ka afat prej pesë ditësh. Ne duam që edhe opozita…
Seanca e përbashkët e qeverive mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sipas ambasadorit të parë të Maqedonisë në Tiranë, Viktor Gaber është moment i guximshëm nga të dy anët për të folur hapur në lidhje me të gjitha çështjet- për infrastrukturën kualitative, lidhjen energjetike, siguri të përbashkët dhe zhvillim ekonomik. Madje edhe për çështje edhe më të ndjeshme si për shembull çështjen për ligjin i cili që moti pranoi pakicën bullgare në Shqipëri, gjë që i shqetësoi Maqedonasit të cilët jetojnë atje. “Është fakt se grupe të caktuara të cilat janë nga institucionet e vendit, të cilat megjithatë janë të preokupuara me…
Italia plotësisht e mbështet integrimin euroatlantik të Maqedonisë, ka theksuar kryetari i Komisionit për Çështje Politike në Senatin Italian Vanino Kiti sot në takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi. Sipas kumtesës të Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të RM-së, Xhaferi ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme që Italia e jep për perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe ka theksuar se bëhen përpjekje serioze për arritjen e rezultateve konkrete në zbatimin e reformave, me qëllim të marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në vitin 2018. “Xhaferi e ka informuar mysafirin se me qëllim…
Për momentin ndotje më të madhe ka në Shkup dhe Kumanovë. Kjo është reflektuar në informacionin e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Ndotje të lartë ka edhe në Koçan, kurse ndotje mesatare ka në Manastri, Kavadar dhe Kërçovë. Sonte ndotje të ulët të jarit ka në Tetovë, Veles dhe Dibër. Kompetentët tanimë kanë publikuar se do të ndërmarrin masa që të ulet ndotja e ajrit.
Emri i Maqedonisë, pjesë e bisedimeve bullgaro-greke Pëlqej0 Problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues së Republikës së Maqedonisë ka qenë një ndër temat për të cilat kanë biseduar sot në Selanik zv/presidentja bullgare Ilijana Jotova dhe zëvendësministrja greke për Maqedoninë dhe Trakinë, Marija Caruha, lajmëroi BTA. “Shpresojmë në zgjidhje pozitive e cila nuk e prek historinë tonë” ka deklaruar pas takimit Kolias Caruha. Jotova ka shprehur bindje se në vitin 2018 kjo çështje do të zgjidhet me kompromis të pranueshëm për të gjitha vendet në rajon. Të dy funksionaret kanë biseduar për shumë çështje midis të cilave…
Urgjentisht fëmijët të lëshohen në pushim e më të vegjëlit të mos shkojnë në cerdhe, qeveria, ministria e arsimit, e punës dhe politikës sociale, e ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, qendra për menaxhim me kriza dhe shumë institucione tjera të reagojnë në kohë. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe ndikimin katastrofik në shëndet, kërkojmë nga pushteti qendrorë dhe lokal urgjentisht të marin masa urgjente që mos lëshohen fëmijët në shkolla dhe të mbyllen cerdhet sepse koncentrimet PM 10 dhe PM 2.5 janë jashtëzakonisht nga normalja. “Apelojmë se gjendja e shëndetit të fëmijëve është alarmante dhe…
Shkupi helmohet dhe është shpallur qyteti me ajr më të ndotur në botë, kurse komuna me ajr më të ndotur në Shkup është Çairi. Këto matje janë regjistruar në ora 6 të mëngjesit. Ato tregojnë se komuna me ajër më të ndotur në Shkup është komuna e Çairit e banuar me shumicë shqiptare, ku ndotja e ajrit matet te Rektorati. Pas Cairit vjen Karposhi, Qendra e pastaj komuna Lisiçe. “Qyteti i Shkupit duhet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, ka kërkuar EcoGuerilla.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë Dr. Goce Çakarovski në TV debatin e Telmës e dha këtë deklaratë jokosekuente: Prej kur kam ardhur në funksion kam dhënë amanetin se ky problem me ilaçet e pacientëve me sëmundje të rralla do ta shpalosim në mënyrë transparente, do të vërtetojmë, nëse me të vërtet ato barna nuk janë në Republikën e Maqedonisë ose kjo bëhet në mënyrë artificiale? Nuk është as vendi e as koha, do ta them këtë në raste të tjera. Të gjithë ne e kemi të njohur, ne që jemi në këtë tavolinë, megjithatë kjo nuk është për opinionin… [Burimi: TV…
Problemet e shumta me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet komunale janë shqyrtuar sot në takimin e kryeministrit Zoran Zaev me drejtorët e përgjithshëm të ndërmarrjeve komunale në organizim të Shoqatës së ofruesve të shërbimeve komunale ADKOM. Zaev e theksoi gatishmërinë e Qeverisë që së bashku me komunat t’i zgjidh problemet e grumbulluara, në interes të qytetarëve dhe funksionimit më të mirë të ndërmarrjes. Ai, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, e theksoi rritjen e ndihmës financiare nga ana e Qeverisë, si një mekanizëm, që përmes derdhjes së më shumë parave, të zgjidhen probleme të caktuara rreth funksionimit të ndërmarrjes në nivel lokal.…
Në pritje të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit për plotësimin e vendeve të zbrazëta në kabinetin qeveritar pas zgjedhjes së ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit, dhe atij pa resor, Ramiz Merkos, për kryetarë komunash, kryeministri, Zoran Zaev, tani duhet të mendojë edhe për një ministër të ri, pasi ministri pa portofol, Samka Ibraimovski, përgjegjës për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Maqedoni, ka vendosur të marrë postin e deputetit. Ibraimovski në parlament vjen për të zëvendësuar Vasko Kovacevskin nga radhët e LSDM-së, i cili ka deponuar dorëheqje te kryetari i Kuvendi, Talat Xhaferi, për shkak të…
Vetë të vendosin kur do të kontrollojnë ndjekjen e përgjimeve e jo pasiqë dikush të ankohet për ato dhe të dorëzojë dëshmi se është përgjuar ilegalisht, kjo është një nga vërejtjet më të shumta që ka bërë sektori joqeveritarë në zgjidhjen e sferës së përgjimeve, transmeton Zhurnal.mk Ky sektor kanë paralajmëruar masa dhe të kenë rol në këtë drejtim sepse sipas tyre kontrolli duhet të bëhet gjithmonë e jo vetëm kur ka dyshime, ministri Spasovski ka vlerësuar se puna në reformat në përgjime shkon edhe për ato sepse ka debat dhe se duhet marë masa urgjente. Pikërisht komisioni parlamentar për…

