“VMRO-DPMNE i dënon të gjitha deklaratat e Talat Xhaferit dhe do të kundërshtojë qëllimet e shumicës së deputetëve që vetë të vendosin për ndryshimin e emrit, pa u konsultuar me qytetarët që për këtë të bëhet referendum”, thonë nga VMRO, përcjell Albeu.com. Nga kjo parti po ashtu thonë se nuk do të pranojnë ndryshim të kushtetutës, me qëllim ndryshim të emrit kushtetues të Maqedonisë dhe nuk do të pranojnë ide dhe propozime që mund të rrezikojnë popullin maqedonas dhe identitetin maqedonas, si dhe gjuhën dhe kulturën. Gjithashtu nga VMRO-ja shtojnë se partia vazhdon të jetë e përqendruar në procesin e integrimeve në familjen të cilës i…
Author: Arian Arci
Biznesmeni Shefki Haliti ka dhënë detaje lidhur me vilën e djegur mbrëmë në Matkë të Shkupit dhe pronarin e saj. Ai ka qëlluar afër, sepse ka vilën e tij aty dhe përshkruan momentet dramatike që kanë ndodhur në ora 2 pas mesnatës,transmeton Albeu.com. “Meqë TV në Shkup nuk e lajmeruan një lajm të hidhur, jam i detyruar un të lajmëroj opinionin se natën qe kaloi ndodhi një ngjarje tragjike – u dogj deri ne themel një vile ne lagjen turistike “Matka” të Shkupit, pronë e shkupjanit Isa Elezi dhe tre vëllezërve të tij nga Shkupi. Meqë edhe un jam afër tyre me shtëpi dhe banim, shumë u tronditëm kur…
Ministria e transportit dhe lidhjeve njoftoj se ka filluar procesi i përgatitjes së ndryshimeve në Ligjin për transportin e trafikut rrugor. Më ndryshimet, të cilat janë në fazën e mbledhjes së mendimeve, parashikohet edhe heqja e kushtit që taksistët të kenë certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, transmeton Portalb.mk. Ligji i deritanishëm parashikon që përkundër kushteve të tjera, të ketë të punësuar shoferë taksi në varësi të numrit të makinave që disponon, ose minimumi një vozitës për makinë, dhe të posedojnë certifikatë ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze në nivelin A1 apo A2. “Qëllimi i propozim ligjit është heqja…
as deklaratës së kreut të Aleancës për shqiptarët (ASH) Ziadin Sela se partia e tij tanimë ka vetëm dy deputetë dhe se njëri ka kaluar në BDI, të dhënat e Kuvendit demantojnë një gjë të tillë. Po të hapësh faqen e Kuvendit, aty ende qëndron se Vesel Memedi, të cilin e akuzon Sela, ende është pjesë përbërëse e koalicionit të Aleancës, ku kuptohet figurojnë edhe vetë Sela dhe deputeti tjetër Surija Rushidi. Sela, së fundmi në takim me mërgimtarët shqiptarë në SHBA ka folur edhe për koalicionimin e partisë së tij me BDI-në, duke bërë të ditur se tashmë ata,…
Logos-A kanë prezantuar dy botime mbi partinë Xhemijeti në ditën e përvjetorit të saj të 98-të. Partia me përcaktime kombëtare dhe me identifikim islam, ka patur rol kyç në pengimin e eksodit gjatë vitit 1919 deri në vitin 1925 respektivisht mes dy luftërave botërore kur ka vepruar si parti politike e cila bashkon shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës në periudhën e sundimit të Mbretërisë serbo-kroate dhe sllovene. Siç shpjegoi autori i dy librave Skender Asani, njëri libër i është kushtuar monografisë së partisë Xhemijeti, ndërsa tjetri libër është mbështetje faktografike e veprimit të partisë dhe madje orientimit properëndimor, Skender…
Prokuroria speciale publike ka hequr dorë nga kërkesa për ngrirjen e objektit të selisë së OBRM-PDUKM. Javën e kaluar me dërgesë deri tek Gjykata Supreme, PSP-ja tërhoqi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë me të cilën kërkonin nga Gjykata Supreme të vërtetojë se vendimi i Këshillit penal i Repartit për krim të organizuar dhe korrupsion të Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup, me të cilën u refuzua kërkesa e PSP-së për sigurim të një pjese të pronës së partisë politike, ka qenë joligjore. Vendimi i Gjykatës Supreme me të cilën u refuzua kjo kërkesë është i publikuar në ueb faqe e…
Frika se identiteti maqedonas është kërcënuar, do të largohet me zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, tha Ministri i Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov. Në një intervistë në Alsat, ai theksoi se nuk mund të pranohet asgjë që do të ishte keq, sa për të pasur një zgjidhje. Ai pret që ndërmjetësi Matthew Nimetz të dalë me një ofertë konkrete për këtë problem, kur të vlerësojë se çfarë mund të jetë objekt i diskutimeve të hollësishme. Dimitrov para takimit me Nimetzin ka pasur takim me një përfaqësues të VMRO – DPMNE-së. Ai nuk dha më shumë hollësi. E ka informuar…
Ministri i ri pa resor vjen nga qyteti i Delçevës e ai është Aksel Ahmedovski i cili do ta zëvendësojë Samka Ibraimovskin i cili do të bëhet deputet. Ahmedovski është nënkryetar i partisë për emancipim të romëve, ndërsa me profesion është avokat i cili gëzon një autoritet të mirë në mesin e romëve.
Përpjekjet për promovimin e politikës liberale në Ballkan do të ndalen nëse Maqedonisë nuk i ofrohet mundësia solide për anëtarësim në NATO dhe BE gjatë vitit të ardhshëm, shkruan e përditshmja britanike ‘The Guardian’, duke iu referuar zyrtarëve të qeverisë së re në Shkup. Artikulli citon pjesë nga intervista me zëvendësministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila ka folur mbi perspektivat euroatlantike të Maqedonisë dhe mosmarrëveshjen rreth emrit me Greqinë. “Viti i ardhshëm është krucial. Na duhet të tregojmë se ka zhvillim, njerëzit nuk presin që gjithçka të zgjidhet nesër, por ata presim përparim për shkak se kemi…
Qendimin tim do ta bëjë të njohur kur Qeveria të çlirohet nga spinat dhe lojërat e ulëta, ka thënë për MEDIAL.mk, Ziadin Sela, lider i Aleancës për shqiptarët, njëherësh partner qeveritar. Kjo madje ka qenë përgjigja e Selës në informacionet se resori i Shëndetësisë përfundimisht shkon tek LSDM-ja dhe se oferta e kryeministrit Zoran Zaev deri tek ASH-ja është zv/kryeministër për reforma dhe zv/ministër i Shëndetësisë. Sela nuk ka precizuar nëse Aleanca do të mbetet në qeveri pa resorin Shëndetësi dhe nëse funksioni zv/kryeministër për reforma është i pranueshëm. Ai nuk ka treguar as se kur do të kthehet nga…
Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi është shprehur se me ligjin për gjuhët rrumbullakohet Marrëveshja e Ohrit. “Debati mbi ligjin për gjuhën shqipe përfundoi në Komisioni amë mbrëmë vonë, 5 minuta, si dhe në Komisionin ligjvënës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë para mesnate, me çka përfundoi leximi i dytë për këtë ligj kaq të rëndësishëm me të cilin rrumbullakohet Marrëveshja Paqësore e Ohrit pa asnjë ndryshim të vetëm nga forma autentike në të cilën është sjellë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë”,- u shpreh kryetari i Komisionit për Çështje Europiane, Artan Grubi. Grubi shpreh keqardhje për ikjen e opozitës shqiptare, siç thotë ai, për ligjin më të rëndësishëm për shqiptarët, ndërsa mospranimin e amendamenteve…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në suaza të vazhdimit të seancës së 22-të e përfundoi debatin rreth propozimit qeveritar që Lubomir Joveski të jetë prokuror i ri publik shtetëror, ndërsa votimin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e caktoi për më 22 dhjetor të këtij muaji, para mbajtjes së seancës për buxhetin për vitin 2018. Në debatin e sotëm rreth propozimit që Joveski të zgjidhet prokuror publik shtetëror, nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare, për çfarë keqardhje shprehën deputetët e shumicës qeveritare duke theksuar se për këtë çështje nevojitet debat. Nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së në seancë mori pjesë vetëm…

