Author: Arian Arci

Sot u realizua një takim mes kryetares së komunës së Haraçinës, Milikike Halimi, e udhëhequr nga Kompania Gold Coontri” me një projekt për të investuar në Republikën e Maqedonisë, në krye me menaxherin e Kompanisë “Gold Coontri”, Davin Nuretinowsky dhe pronari I Prekasturk, Ahmet bashkë me ekipin e tij inxhinierik. Sipas shërbimit për informim të komunës, në këtë mbledhje është diskutuar për gjetjen e tokës për prodhimin e mobileve dhe kanalizimeve të fasadave “Fiber”. Kryetarja e kësaj komune ka premtuar se do të jetë e hapur për investitorët e huaj duke i ofruar kushtet e nevojshme.

Lexo më Shumë

Në Bulevardin Aleksandri i Madh në afërsi të hotelit Kontinental, sonte ka ndodhur një aksident i rëndë me makinë. Në aksident janë lënduar tre persona gjatë rrokullisjes së makinës. Policia ende nuk ka raportuar rreth detajeve nga aksidenti. Arsyeja sipas dëshmitarëve okularë, është shpejtësia e lëvizjes së makinës. Të lënduarit janë dërguar për kurim në klinikën në Shkup.

Lexo më Shumë

Janë publikuar emrat e listës së shteteve të cilët kanë votuar pro dhe kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njeh Jerusalemin si Kryeqytet të Izraelit. E në mesin e këtyre shteteve, është edhe Maqedonia që ka votuar kundër Shteteve të Bashkuara sa I përket këtij vendimi, përcjell TetovaSot. Asambleja e OKB-së votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime rezolutën që kundërshton njohjen e SHBA nga Jerusalemi si kryeqytet të Izraelit. Mes vendeve që kundërshtuan vendimin e 6 dhjetorit të Presidentit Donald Trump ishte edhe Shqipëria, ndërkohë që 6 vende të BE-së abstenuan.

Lexo më Shumë

Panel diskutimi i parë me temë ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit i cili u zhvillua sot në kuadër të Konferencës  “Zhvillimi i turizmit në vend”, u organizua nga Ministria e Ekonomisë, të cilën e drejtoi shefi  i departamentit të Turizmit dhe Hotelierisë , Bekim Haxhiu . Një grup pune i përbërë prej përfaqësuesve të Ministrisë së Ekonomisë, pushtetit vendor, rajoneve planifikuese Fakultetet e Turizmit dhe hotelierisë, Inspektoratit Shtetëror të Tregut, dhomat tregtare dhe sektorit privat do të definojnë ndryshimet në legjislacionin për turizëm dhe hotelieri. “Propozimet e komunitetit të biznesit sipas ligjit për aktivitete turizmi përfshijnë kufizimin e validitetit të…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë ende mendojnë se lidhjet familjare dhe politike ndikojnë në emërimin e kryetarëve të gjykatave dhe kjo patjetër duhet të rregullohet. Këtë e deklaroi ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Plomp, me mbështetjen e të cilit realizohet projekti “Përmirësimi i mekanizmave për forcimin e etikës gjyqësore”, që realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e gjykatësve. Plomp dha mbështetje për realizimin e strategjisë për reforma në gjyqësor sipas raportit të Pribes dhe porositi se reformat duhet të zbatohen nga njerëz që qëndrojnë në integritetin e tyre personal dhe profesional.

Lexo më Shumë

Cilësia në arsim, mungesa e librave, kushtet nëpër shkollat e mesme dhe kuadër jo adekuatë I profesorëve ishin pikat për të cilat edhe njëherë ngritën zërin Unioni I Nxënësve Shqiptarë. Temat e lartpërmendura edhe pse ishte premtuar se do të dëgjoheshin dhe debatohen nga përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të njëjtit në momentin e fundit refuzuan pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se kishin obligime të paparashikuara. Ndërkohë, nxënësit të revoltuar me këtë gjest të përfaqësuesve ministror thanë se edhe një herë po dëshmohet mos interesim i këtij dikasteri për realizimin e reformave dhe përmirësimin…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, me makinën e tij 20-vjeçare “Fiat Punto” i ka paraprirë protestës me makina në mbështetje të burgosurve për dhunën në Kuvend më 27 prill. Militantët e VMRO-DPMNE-së sot pasdite në shenjë mbështetje të të burgosurve për ngjarjet e 27 prill, në ora 18:30 në frontin e sallës sportive “Jane Sandanski” organizoi një konvoj proteste të makinave që kanë lëvizur nëpër rrugët e Shkupit. Konvoji i makinave ka kaluar në disa rrugë dhe tek ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë deri tek Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup.

Lexo më Shumë

Ajo që unë jam në “bombat” nuk më diskualifikon të gjykoj, kështu deklaroi gjykatësja Lidija Petrovska në fund të konferencës për projektin “Mbikëqyrje e lëndëve gjyqësore në sferën e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit sipas Ligjit të ri për Procedurë Penale, që u mbajt në Shkup. Në pyetjen se a nuk ndjehet në siklet kur ulet pranë prokurores Katica Janeva; ajo tha se nuk ndjehet keq kur ulet me koleget e saja. Ndonëse prokuroria speciale kërkoi që ajo të përjashtohet nga lëndët e saja, Petrovska tha se nuk do të ankohet për punën e re, të gjykojë kriminalitet afarist. Aspak…

Lexo më Shumë

Në Qeverinë e RM-së sot u formua Këshilli për reforma në administratën publike, që do ta ndjek realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, pjesë e Planit 3-6-9. Qëllimi i Strategjisë, siç u pajtua Këshilli për reforma në administratën publike është administratë publike efikase, produktive dhe profesionale. Kryetar i Këshillit do të jetë kryeministri Zoran Zaev, ndërsa anëtarë janë Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Hazbi Lika, zëvendëskryeministër i obliguar për Marrëveshjen e Ohrit dhe Sistem Politik, Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dragan Tevdovski, ministër i Financave, Bilen Saliji, ministër i Drejtësisë, Milla Carovska ministre e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendëskryetaren e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi në të cilin janë këmbyer mendime në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do i përkrahë të gjitha iniciativat të cilat janë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të të dy vendeve miqësore. Të dy janë pajtuar se me rëndësi thelbësore është nënshkrimi i marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari Xhaferi e përshëndeti mbajtjen e paradokohshme të seancës…

Lexo më Shumë

Për shkak një aksidenti rrugor mes një automjeti transportues me targa bullgare dhe një automjeti për udhëtim në ndërprerje është komunikacioni në rrugën magjistrale A2 Deve Bair – Kumanovë, informon LAMM. Nga LAMM informojnë se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, ndërsa në vendet më të larta rrugët janë vende vende të lagështa. Është zvogëluar dukshmëria për shkak paraqitjes së mjegullës prej 50-100 metra në Kodër të Diellit.

Lexo më Shumë

Drejtori i urgjencës në Klinikën e Shkupit, Ilir Hasani, në një deklaratë për MIA ka thënë se Burim Idrizi i cili sonte u gjuajt me armë në Xhon Kenedi të Shkupit është dërguar në Klinikë. Ai ka shtuar se 45 minuta kanë luftuar për jetën e Burimit, por më kot, pasi plagët kanë qenë fatale, transmeton Gazeta Lajm.  “Është kryer reanimacion 45 minuta, mirëpo pa sukses”, ka deklaruar Hasani.

Lexo më Shumë