Author: Arian Arci

Delegatët e VMRO-DPMNE-së sot në Kongresin e jashtëzakonshëm që mbahet në Vallandovë do të votojnë për kryetarin e partisë. Kandidati i vetëm për këtë funksion është Hrsitijan Mickoski. Në Kongresin që filloi mbrëmë ku të pranishëm kanë qenë 411 nga gjithsej 544 delegatë. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së dhe rritjen e numrit të delegatëve, transmeton Medial.mk. Gruevski në fillim të Kongresit deklaroi se duhet të ketë Kongres të qetë dhe transparent dhe të sillen vendime të mençura dhe racionale.

Lexo më Shumë

Në Maqedoni gratë paguhen për rreth 18 për qind më pak se burrat për vendin e njëjtë dhe kualifikimet, ndërsa më pak marrin pjesë në tregun e punëse se burrat me rreth 25 për qind. Gjithashtu gratë kalojnë 2.5 orë më shumë se burrat duke punuar punë të papaguar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këto të dhëna u prezantuan në tryezë të rrumbullakët në “Strategjinë për zbatim të barazisë gjinore”. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, tha se qeveria ka angazhim të vërtetë dhe jo vetëm deklarativ për përmirësimin e barazisë gjinore. Ajo shtoi se do të angazhohet deri në…

Lexo më Shumë

Nuk do të ketë rregullim ligjor të portaleve, por regjistrim dhe njoftim sepse është e pamundur të kryhet rregullim i këtij lloji të mediumeve, thotë drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale (ASHMAA), Zoran Trajçveski. Ai në takimin e fundit publik të ASHAAM për vitin 2017 informoi se kanë porositur hulumtim në lidhje me këta media të reja, për atë se si është gjendja në krahasim me shtetet tjera. Në fillim të vitit të ardhshëm pritet të pranohet mendim objektiv, i paanshëm nga ekspertë të cilët do të japin pasqyrën e gjendjes në këtë fushë në shtetet tjera,…

Lexo më Shumë

“Rëndësia e Korridorit 10 Panevropian për Republikën e Maqedonisë, gadishullin Ballkanik dhe Bashkimin Evropian” ka qenë tema e forumit të mbajtur sot në Fakultetin teknik të Manastirit, me pjesëmarrje të Ministrit të transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, kryetarëve të komunave të Manastirit dhe të Prilepit dhe profesorëve nga Fakulteti Teknik. Në fjalimin e tij në forum, ministri Sugareski theksoi se qëllimi parimor i Qeverisë është ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërsa konfirmim për atë, siç tha, janë marrëveshjet e nënshkruara për ndërtim infrastrukturor. “Në pjesën e Korridorit 10, ne jemi seriozisht të përkushtuar dhe kjo mund të vërehet me…

Lexo më Shumë

Në Kongresin e VMRO-DPMNE-së që sot dhe nesër mbahet në Vallandovë të pranishëm janë 411 nga gjithsej 544 delegatë, ka konkluduar Komisioni verifikues i Kongresit. Ky është numër i mjaftueshëm për mbajtjen e Kongresit sipas statutit të partisë, njofton A1on. Në sallë nuk kanë qenë të pranishëm nënshkruesit e letrës me të cilën kërkohej shtyrja e Kongresit të VMRO-së dhe rritjen e numrit të delegatëve, transmeton Medial.mk. Të pranishmit me brohoritje “Nikollë, Nikollë” kanë falënderuar liderin e deritanishëm të partisë Nikolla Gruevski për sakrificën e bërë për VMRO-në.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev ka dorëzuar propozimin për ministrin e ri të shëndetësisë në kuvend, kurse në këtë dokument nuk është emri i Vullnet Feratit, personi i cili është propozim i Aleancën për Shqiptarët për ministër. Këtë e tha vet  kryeministri në intervistën e sontshme në televizionin Telma, kurse u konfirmua edhe nga burime të TV21 nga kuvendi. Tashmë dokumenti është nisur për kuvend dhe pritet që pas vulosjes të hidhet në procedurë. Aleanca Shqiptare ende nuk është njoftuar zyrtarisht për listën, por kryeministri e njoftoi kryetarin e këtij subjekti gjatë takimit të enjten. Kuvendi Qendror i Aleancës Shqiptare pritet të…

Lexo më Shumë

Në qendrën rekreative dimërore “Kodra e Diellit” në këtë dhe veçanërisht në vikend, pritet që të fillojë sezoni i ri turistik, pas çka dukshëm do të rritet dinamika e automjeteve dhe njerëzve, në veçanti gjatë vikendeve, kur kjo qendër rekreative dimërore më shumë vizitohet nga mysafirë, të apasionuar pas sporteve dimërore. Për të shmangur aksidente më të mëdha të komunikacionit si dhe probleme të padëshiruara të natyrës së sigurisë, Sektori për punë të brendshme në Tetovë apelon deri të pronarët e automjeteve motorike që në tërësi të respektojnë regjimin e vendosur për lëvizje dhe parkim si dhe urdhrat e pjesëtarëve…

Lexo më Shumë

Edhe pse është e jashtëligjshme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në ueb faqen e vet akoma e ka Listën zgjedhore prej të cilës pa problem mund të shihen adresat e çdo qytetari, pavarësisht nëse është kryeministër ose Ministër i Mbrojtjes, tha sot drejtori i Agjencisë për Posta, Vllatko Atanasoski. Kjo, siç theksoi, është vepër penale për të cilën të gjithë kompetentët mund të shkojnë në burg, por njëherësh paraqet edhe arsye për ndonjë prokuror serioz ta vë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve. “Sipas Kodit Zgjedhor, Lista zgjedhore është në dispozicion publikisht për t’u shqyrtuar për 30 ditë. Por, institucioni jo vetëm…

Lexo më Shumë

Ashtu siç u paralajmërua sot është sjell vendimi se a do të ekstradohen apo jo ish agjentët maqedonas, Goran Grujovsi dhe Nikolla Boshkovski nga Greqia, njofton Portalb.mk. Vendimi është miratuar, por do të publikohet më 5 janar pasi që seanca e sotme në Gjykatën e Selanikut nuk është mbajtur. Arsyeja e anulimit të seancës së sotme ka qenë mungesa e përkthyesit në gjuhën maqedonase. “Duke e pasur parasysh se është festë, njëri nga ata kërkoi para të majme që të punojë sot ndërsa të tjerët as që u brengosën. Në Selanik nuk ka shumë përkthyes nga gjuha maqedonase”, tha avokati…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja komunale publike “Komunalec” – Kërçovë po realizon aksion për pastrim të shtratit të lumit të qytetit. Më shumë se gjysma e shtratit të lumit është pastruar dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet që ky intervenim tërësisht të përfundojë. “Për një javë jo të plotë ekipe nga ndërmarrja komunale janë të inkuadruar në pastrimin e shtratit të lumit Sushica. Pastrimi po realizohet në gjithë gjatësinë e tij dhe gjatë ditëve të ardhshme presim që tërësisht të përfundojë ky intervenim, i dyti gjatë këtij viti, pasi edhe gjatë pranverës njëherë tanimë është pastruar shtrati i lumit të qytetit”, deklaroi Zenel Jonuzi,…

Lexo më Shumë

Filip Petrovski iu drejtua delegatëve të Kongresit të VMRO-DPMNE-së pasdite dhe u tha atyre se udhëheqja e tanishme e partisë nuk i detyrohet partisë dhe se së shpejti do të ketë një Kongres të ri legjitim me anëtarët, delegatët nga komitetet lokale dhe komunale në vend të sekretarëve personalë dhe shefave. “Unë kam qenë i pari që thashë se Hristijan Mickovski ishte i favorizuar nga Gruevski, pastaj Gruevski u drejtua me letër. Secili nga ju e njeh të vërtetën, e di se kush ju është shfaqur dhe çfarë lloj pyetjesh keni pyetur, unë e di dhe prandaj me përzierje në…

Lexo më Shumë