Stojan Angellov përgëzoi kreun e ri të zgjedhur të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, dhe e vlerësoi atë për cilësitë e tij, përcjell FLAKA. -Nga ajo që nga publiku mund të gjeni më shumë për dimensionin e tij njerëzor, për jetën e tij private dhe familjare, sidomos për cilësitë e tij profesionale dhe karrierën, ka shpresë se VMRO-DPMNE në fund do të hyjë në një rrugë të re, rrugën e përparimit përmes pajtimi në mes të popullit maqedonas, rruga e pajtimit në mes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, përmes shtetit modern të Maqedonisë. Por, për fillim, ai së pari do të…
Author: Arian Arci
Ja statusi i plotë i ish deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimit në rrjetin e tij social facebook. “Sharmi dhe kajmaku” i qeverisë sot ka ndërruar mendje (gjë më shumë normale për opinionin, haxhipishman për të gjitha gjërat qe êshtë zotuar dhe ka deklaruar)! Ai do të qëndrojë në qeveri(lavatriçe) jo më përshkak se atë e kërkojnë ndërkombëtarët. Por nuk del “sharmi” nga qeveria deri atëherë sa të votohet “ligji për gjuhën shqipe”. Ndërsa këndej duke u lutur tek zoti, që Kryeministri (“kryelavatriçja”), këtë mos ta bëjë brenda këtij mandati parlamentar.
Kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësues të Shoqatës së afaristëve privatë nga zona industriale Vizbeg – Stenkovec sot në takim në Qeveri kanë arritur marrëveshje që të përgatitet projekt i ri për rrugën eksprese në zonë, si zgjidhje e interesit të përbashkët, ndërsa komunat nëpër të cilat kalon aksi të përpunojnë plane detajore urbanistike të reja apo t’i harmonizojnë ekzistueset. Mbledhja, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, ka qenë tërësisht i përkushtuar në çështjet e hapura, të cilat duhet të jenë të zgjidhura që të fillojë ndërtimi i autostradës Bllacë-Shkup, si dhe aksi rrugor nga unaza tek qarkorja para hyrjes në zonën industriale…
Me rastin e dy vjetorit të adaptimit të ligjit për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ju prezantojmë detajet e kontratës të projektit fitues për ndërtimin e Kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup. Si universitet i ri me synim kryesor të avancimit të shkollimit të lartë dhe të ngritjeve të standardeve, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është i përkushtuar edhe drejt transparencës me publikun. Publiku ka treguar interes për projektin e ndërtimit të UNT-së që dëshmon faktin që kemi një publik të interesuar për rrjedhat drejt konsolidimit dhe mbarëvajtjes të punëve në këtë institucion me interes vital për ta…
Në janar të vitit 2018 kreu i Komunës Gazi Babë Borçe Georgievski, do t’i shpall zgjedhjet nëpër bashkësitë lokale-urbane, për këshilla dhe kryetar të bashkësive.Zgjedhjet poashtu do të mbahen edhe në Bashkesine Urbane “Jane Sandanski-lagjja Hasanbeg konfirmoi kryetari Nijazi Hamidi. “Preferoj që, secila zonë e lagjeve të propozojë nga një kandidatë të mundshëm për në Këshillin e Bashkësisë urbane “Jane Sandanski”- u shpreh Hamidi. Këshilli do të numëroj prej 1 deri 15 anëtarë.
Gjykata penale sot ka vendosur paraburgim edhe për Aleksandar Vasilevskin Ninxha, Nikolla Mitrevski Kolo, Dejan Davidovski dhe Mladen Dodevski për ngjarjet e 27 prillit në parlament. Këto katër persona janë të dyshuar për ngjarjet e dhunshme në parlament dhe se ende nuk janë në duar të policisë. Nga prokuroria për krim të organizuar theksojnë se për ngjarjet e 27 prillit ende mbledhin dokumentacion dhe zhvillojnë hetime të cilat do i dorëzohen më pas Interpolit.
Lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski pas zgjedhjes së tij për lider tha se të qenurit lider i VMRO-DPMNE-së është nder dhe kënaqësi e madhe. “Tash është koha të bëhemi bashk. VMRO-ja e pret atë prej neve, ndërsa shteti e kërkon nga ne. Është i nevojshëm elan i ri dhe energji e re. Këtë që e shohim tani nuk është as dritë as shpresë, por erësirë dhe zhgënjim”, tha Mickovski. Ai tha se vizioni i tij është që Maqedonia të jetë vendi i qytetarëve të lumtur. “Ekonomia e fortë me ekonominë vendase dhe investimet e mëdha. Një vend me…
Kurrë kongreset e VMRO-DPMNE nuk kanë qenë më të boshatisura, pa intelektualë, ku nuk kishte asnjë që të thotë diçka për ideologjinë e partisë, tha Filip Petrovski në një postim publik në fejsbuk, i revoltuar nga zgjedhja e Hristijan Mickoskit lider i partisë. – Kështu që kongresin e quaj folklor në Vallandovë, ngjante si një parti private, pa synim të ofendimit të festivalit. Ky kongres është i pavlefshëm. Unë njoftoj se ka një mundësi. Unë nuk heq dorë nga VMRO-DPMNE. Mundohuni të më hiqni. Mendoj që ka zgjidhje më të mira për t’u marrë me juntën e policisë, dhe kjo…
Qeveria e RM-së akoma nuk ka plan konkret nëse dhe kur do të fillojë, me ndryshimin e emrave të përmendoreve dhe aeroportit, për ta eliminuar irredentizmin për të cilën e akuzon Greqia. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski tha se vendimet e tilla kërkojnë dialog të përgjithshëm. Qeveria intensivisht punon në ndërtimin e masave të mirëbesimit me fqinjin tonë, Republikën e Greqisë. Vlerësojmë se tashmë nuk ekziston provokim nga ana jonë drejt Athinës. Të gjitha çështjet e hapura i zgjidhim përmes rrugës së dialogut dhe kjo kështu do të jetë edhe në periudhën e ardhshme. Shpresojmë se të gjithë hapat e…
Anëtari i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski në një deklaratë për TV 21, tha se Kongresi i VMRO-DPMNE në Vallandov është i diskutueshëm, dhe zgjedhja e një udhëheqësi të ri të partisë është shumë e çuditshme. “Zgjedhje e çuditshme dhe kongres i diskutueshëm. Vetëm një kandidat, Mickoski, padyshim është i preferuari i liderit të deri tanishëm Nikolla Gruevski, me një makineri të tërë partiake pas tij. Ka informacione që rreth 30 fletëvotime të pavlefshme, të paarmatosura janë përmbledhur më tej duke numëruar dhe dhënë figurën “PRO”. Është konfuze që dje kishte 411 delegatë të regjistruar, dhe sot 438 delegatë të regjistruar, megjithëse…
Sasho Mijallkov, i njohur si njeriu i fuqishëm në VMRO-DPMNE që qëndroi edhe pas organizimit të këtij Kongresi në sinkron me liderin e dorëhequr Nikolla Gruevski, ka qenë një nga figurat e ekspozuara mbrëmë në Vallandovë, por edhe gjatë dy ditëve të ardhshme kur pritet të votohet për lider Hristijan Mickoski, njeriu që po ashtu është i afërmi i tyre. Disa nga kandidatët që nuk i hynë garës për liderin e VMRO-DPMNE, përfshirë edhe figura të mirënjohura në mënyrë indirekte kanë drejtuar gishtin tek Mijallkov, se është orkestruesi i Kongresit dhe se Mickoski është i preferuari i tyre, informon INA.…
Koalicioni midis LSDM dhe BDI ka siguruar 62 deputetë pa dy deputetët e ASH. Këto kalkulime dje u panë në seancën për votimin e buxhetit për 2018. LSDM 49, BDI 10, Vesel Memedi i RDK-së, Amdi Bajram i Lidhjes Rome dhe Çedomir Sazdovski deputeti i pavarur që më parë ishte nga GROM si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE kanë siguruar sërish maxhorancën prej 62 deputetëve. Kjo maxhorancë pritet të funksionojë dhe të përbëjë koalicionin qeverisës, derisa Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës pritet të ngelet jashtë në opozitë. Kryeministri Zoran Zaev ka bërë të ditur mbrëmë se nuk arritur marrëveshje…

