Author: Arian Arci

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se nuk e ka pasur lehtë ta përcjellë fjalimin e sotëm vjetor të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, shkruan Gazeta Lajm. Zekiri ka postuar një fotografi në facebook nga seanca e sotme gjatë paraqitjes së Ivanovit, duke e shoqëruar me komentin: Kur mundohesh të mos e gjuash me kepucë Ivanovin.

Lexo më Shumë

Dita ditës shfaqet Zoran Zaev dhe LSDM me strategjinë e vërtetë. Një fjalë popullore thotë: „ Ujku qimen e ndërron por tabiatin jo“. Kjo vlen edhe për udhëheqësit maqedon në raport me shqiptarët. Zoran Zeaev ditët e fundit na tregoj që edhe ai është një Nikolla Gruevski, një Branko Cërvenkovski dhe kështu me rradhë. Kur i dueshin shqiptarët, Zoran Zaev i shiti edhe brekët, por duke lëshuar sinjale çdo herë që ai shqiptarët i shef si shërbetor të popullit “të artë” sllav. Prej një pakice që kishte Zoran Zaev arriti të manipuloj shqiptarët dhe të bëhet shefi i Qeverisë së…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka mbajtur fjalimin tradicional vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, i cili është fjalim i rregullt vjetor i presidentit të vendit para shtëpisë ligjvënëse i paraparë me Kushtetutën e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA). Presidenti Ivanov në fjalimin e tij para deputetëve, përfaqësuesve të autoriteteve gjyqësore dhe bashkësive fetare në vend, si dhe trupit diplomatik, deklaroi se është lënë pas edhe një vit tjetër, i ndjekur me një krizë politike më të thellë që reflekton në jetën e përditshme të qytetarëve të vendit. “Ky është adresimi im i parë para përbërjes së re parlamentare…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i sapoemëruar i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi takimin e tij të parë në këtë post e ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko. Qëllimi i këtij takimi është zgjidhja e problemit për mësimdhënësit në SHF “Murat Labënishti” në fshatin Llabunishtë, si dhe tejkalimi i situatave të tilla në sektorin e arsimit në këtë komunë, njoftojnë nga Zyra për marrëdhënie me opinionin të Komunës së Strugës. Njëherit, zëvendësministri Ademi ka premtuar se do të gjendet zgjidhje për problematikën e arsimit shqip në Llabunishtë.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot pasdite ka realizuar takim me kryetarin e ri të OBRM-PDUKM-së, me të cilin kanë diskutuar për temat aktuale në vend. Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook njofton se me Mickoskin kanë pasur dialog konstruktiv, edhe pse siç thotë për disa tema kanë pasur mendime të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni. “U pajtuam se është e nevojshme pjesëmarrja e opozitës në proceset reformatore dhe së bashku konstatuam se rruga e Maqedonisë është në BE dhe NATO dhe për këtë është e nevojshme angazhimi i të gjitha subjekteve politike, si në pushtet, poashtu edhe në opozitë”,…

Lexo më Shumë

“Të bashkuar për Maqedoninë” fjalimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov në Kuvend e vlerësojnë si fjalim të zyrtarit të OBRM-PDUKM-së, i angazhuar për marrëdhënie me publikun, i cili assesi të pranojë dhe kuptojë rolin e tij në shtet. “Ivanov si bartës i funksionit më të lartë në shtet duhet të ndalojë me shtrembërimin e fakteve. Kur kritikon, pse nuk kritikon edhe gjykatësit “svarovski” nga letra e Gordes, si dhe të prokurorit të deritanishëm”, thonë nga partia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, Ivanov nuk lejon që drejtësia t’i arrijë të dashurit e tij, të cilët një herë i ka falur.…

Lexo më Shumë

Policia ka mundur të gjejë të miturat dhe tani ato janë kthyer tek prindërit e tyre. Në ndërkohë, policia heton edhe zhdukjen e dy vajzave të tjera nga Tetova vikendin e kaluar, përcjell Albeu.com. “Pas masave të ndërmarra, tre vajzat e mitura nga Shkupi policia i ka gjetur në lagjen Autokomand në Shkup në të cilën kanë qenë për vizitë tek një shoqe e tyre e përbashkët, ndërsa për zhdukjen dy vajzave të tjera nga Tetova policia ende punon për gjetjen e tyre”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski. Javën e kaluar janë zhdukur gjithsej pesë vajza në Shkup dhe Tetovë, prej të cilave katër të mitura dhe një e rritur. Nga MPB informojnë se gjatë muajit…

Lexo më Shumë

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, përmes një postimi në Fejbok i është përgjigjur Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili sot përmes mediave kërkojë të shpërbëhet Këshilli Komunal dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme, transmeton Gostivari Sot.  “Në prononcimin e rradhëz kontradiktor, Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari bëri thirrje për të shpërbërë Këshillin Komunal dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.  Konsiderojmë që kjo thirrje është demagogji dhe aspak e bazuar në nevojat reale për funksionimin e Pushtetit Lokal në Gostivar, thuhet në reagim. Këshilli i Komunës së Gostivarit, vijon reagimi, ka…

Lexo më Shumë

Në ish-Jugosllavi, “Ohis” ishte prodhuesi më i madh i detergjenteve dhe pesticideve të ndryshme. Sot, përveç që kjo fabrikë nuk mban më lavdinë e dikurshme, ajo Brenda oborrit të saj ka të groposura mbi 15 mijë ton lëndë kimike, mes të cilave edhe “Lindan”, të cilat ndotin ajrin, tokën dhe ujërat nëntokësorë të Shkupit”. Lindani është një lëndë kimike që është përdorur si insekticid dhe ka qenë i dobishëm në kohën kur është përdorur, thotë profesori i kimisë Trajçe Stafillov. I nxjerrë jashtë përdorimit në vitet ‘70, lindani i fabrikës “Ohis”, u gropos në oborrin e kësaj fabrike në Kisella…

Lexo më Shumë

Kuvendi votoi sot ministrat dhe zëvendës ministrat e ri me çka kompletoi kabinetin qeveritar, ndërsa kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, paralajmëroi se do të braktisë koalicionin qeverisës menjëherë pasi të votohet ligji për gjuhët. Venko Filipçe u zgjodh në krye të ministrisë së shëndetësisë, Aksel Ahmedovski ministër pa resor I angazhuar për implementimn e strategjisë për dekadën e romëve, ndërsa Arbër Ademi u emërua zëvendës ministër i arsimit. Në seancën e sotme u konstatua edhe dorrëheqja e zëvendës ministrit të bujqësisë Vllaste Dimkoviq dhe në vend të tij menjëherë u emërua Bllage Cvetkoviq. Kuvendi nuk zgjodhi vetëm zëvendësuesin…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Çair të Shkupit. Djali 17 vjeçar është plagosur me thikë gjatë një rrahjeje në autobusin me numër “57”, sot rreth orës 14:30, njofton Ministria e Brendshme, raporton TetovaSot. Sipas informacioneve të policisë, në katin e sipërm të autobusit ka shpërthyer rrahja mes dy grupe të të miturve, në të cilën me thikë është goditur një 17-vjeçar. Djali i dëmtuar u transferua në Qendrën Emergjente në Shkup. Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia thotë se po marrin masa për ta pastruar plotësisht çështjen.

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët dr Arben Taravari sonte në Tv Telma, foli për ngjarjet e fundit politike. Ai vlerësoj se e gjithë kjo ngjarje me Ministrinë e Shëndetësisë është krijuar nga friga e madhe e BDI-së dhe Ali Ahmetit nga Aleanca për Shqiptarët dhe lideri Ziadin Sela, përcjell Fol. Aleanca për Shqiptarët po bëhet një forcë reale politike, e cila për herë të parë e rezikon BDI-në që të humbë zgjedhjet e ardhshme. ASH është e vetmja parti që ka pas rritje maksimale në zgjedhjet lokale me mbi 45%, vetëm për një vit. Për herë të parë një…

Lexo më Shumë