Author: Arian Arci

Me 16 vota pro dhe pesë të përmbajtura , në seancën e sotme të këshillit të komunës së Tetovës u miratua buxheti i komunës për vitin 2018, vlera e të cilit arrin 30 milion euro. Megjithatë në seancën e sotme, edhe pse pritej zgjedhja edhe e kryesuesit të këshillit, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe as që u pa të vihet në rend dite. Seancën e bojkotuan këshilltarët e LSDM-së, ndërsa munguan (me arsye) edhe këshilltarët e PDSH-së. E pyetur nga kolegët gazetarë se a ka ende koalicion në nivel lokal me PDSH-në, Teuta Arifi ka mohuar të jetë…

Lexo më Shumë

23 persona të dyshuar për dhunën e 27 prillit në Kuvend do të mbeten edhe për 30 ditë në paraburgim në burgun e Shutkës… Mes tyre edhe Mitko Çavkov, Krsto Mukovski, Sasho Vasilievski dhe Luben Arnaudov. Këshilli Penal pranoi kërkesën e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe vazhdoi masën e paraburgimit për ta. Katër të tjerë, mes të cilëve deputetët, Lupço Dimovski, Johan Tarcullovski dhe Zhaklina Peshevska, edhe në 30 ditët e ardhshme do të qëndrojnë në arrest shtëpiak. Nga Gjykata Penale sqarojnë se kanë pranuar kërkesën e prokurorisë që dy personave masa e paraburgimit t’u ndryshohet në…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm janë marrë në pyetje edhe katër persona të dyshuara për vrasjen e 24 vjeçarit B. I. në Shkup. Nga MPB informojnë se hetimi është në fazë të përparuar dhe në çdo moment pritet të ngrihet padi penale ndaj autorit të vrasjes. Informacionet e para policore tregojnë se motivi i vrasjes është qërimi i hesapeve personale.

Lexo më Shumë

Mungesa e pedagogëve dhe psikologëve në shkolla, që rastësisht ose jo janë me numër të madh të nxënësve jomaqedonas, nuk është as problem i ri dhe as i pa njohur për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, shkruan gazeta KOHA. Madje, ky problem është evidentuar shumë qartë edhe në Strategjinë Gjithëpërfshirëse të Arsimit, për periudhën 2018-2025 dhe ku është nënvizuar edhe fakti i nuancave gjuhësore, pra që problemi është prezent në raport me gjuhën në të cilën zhvillohet mësimi. Pedagogët, psikologët apo sociologët me theks të veçantë mungojnë në shkollat e mesme. Kjo edhe për shkak të historikut, në të cilin…

Lexo më Shumë

Fondacioni Albiz organizoi sot një takim me gazetarët, në të cilën drejtori ekzekutiv i këtij fondacioni, Ilir Idrizi, informoi më gjërësisht për punën dhe misionin e tyre, projektet edukativo-arsimore. Idrizi, një theks të veçant i vuri ndarjes së bursave që ky fondacion ndan çdo vit për nxënësit dhe studentët. Sipas tij, ndarja e këtyre bursave që ndahen çdo vit, 40 për nxënësit e dalluar dhe 160 për studentët, është mbështetja dhe stimulimi i tyre përmes bursave. ILIR IDRIZI, DREJTOR EKZEKUTIV I FONDACIONIT ALBIZ “Me anë të këtij programi  Fondacioni Albiz ndikon në rritjen e cilësisë arsimore ku këta nxënës dhe studentë…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH, Ziadin Sela sonte në emisionin 200 Alsat-M u pyet se pse nuk e votoi prokurorin publik për të vazhduar me reformat në drejtësi. Prokurorin publik nuk e kam votuar sepse kam një arsye të fortë, në Kumanovë kam një kryetar dege (duke aluaduar në Isuf Seferi) babain e të cilit (Arif Seferin) e kanë burgosur dhe e kanë mbytur në burg pikërisht këta gjykatës andaj unë s’mund të votoj për një prokuror të tillë. Për këto çështje janë marrë vesh LSDM dhe BDI,- ka deklaruar Sela në Alsat-M.

Lexo më Shumë

Gjykatat dështojnë në transparencën e vet ndaj opinionit dhe ekziston praktikë negative e argumentimit të pamjaftueshëm të vendimeve për përjashtim të opinionit nga ndjekja e procedurës penale, si dhe ulje e informatave të publikuara online të gjykatave. Gazetarët gjatë njoftimit për procedura gjyqësore përballen me më shumë probleme praktike nga e drejta për ndjekje dhe xhirim/fotografim me vendim të siguruar të Gjykatës Supreme, drejt qasjes së dokumenteve dhe ruajtje të dokumenteve për identifikim personal. Këto janë disa nga problemet për çka u diskutua në tribunën e sotme me gazetarë “Opinioni në procedurat penale-probleme praktike”, në organizim të ueb portalit “Svedok”…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela në emisionin 200 ka folur për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, duke theksuar se ASH nuk është pjesë e qeverisë dhe se për përçarjen e koalicionit nuk është shkak ASH, shkruan Fol. Sela ka thënë se marrëveshja e partnerëve të koalicionit nuk ka qenë çështja e pozicioneve, por as tani nuk është.

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se iniciativa e së premtes së javës së kaluar për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale nuk ka qenë befasi. “Nuk mund ta quaj befasi sepse nuk është hera e parë që mazhoranca ka tentuar të bëjë diçka në këtë rast. Edhe në fund të mandatit të kaluar ka pas nëpër korridore diskutime, që të bëhet diçka e tilla. Nuk është iniciativa e parë”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova. “Është çështje korridoresh dhe jo befasi”, ka pohuar ai. “Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e njëjtë për Gjykatën Speciale ashtu…

Lexo më Shumë

Deputetët e Maqedonisë janë më të paguarit në rajon. Të dhënat që i publikoi rrjeti hulumtues “Scoop”, tregojnë se nga viti 2010 deri në vitin 2016, 120 deputetët e Maqedonisë kanë marrë nga arka shtetërore afër 5 milion euro vetëm për shpenzime transporti. Mesatarisht çdo deputet ka kërkuar kompensim në vlerë prej 40 mijë eurove për 6 vite, ndërsa në nivel vjetor në xhirollogaritë e tyre janë transferuar rreth 6,5 mijë euro, për benzin, pikë pagesa dhe shpenzime të tjera gjatë rrugës. Është shumë i dukshëm krahasimi me deputetët e rajonit. Ata edhe pse kanë kaluar më shumë kilometra, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shoqatës së të burgosurve dhe të dëmtuarve politikë shqiptar në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, para pak minutash ka bërë thirje nga facebooku i tij për protestë kundër rasteve të montuara ndaj shqiptarëve në Maqedoni nga fillimet e viteve 90 e deri më sot, shkruan InfoShqip. Sipas publikimit, protesta do mbahet në Shkup më datë 30 dhjetor, e shtunë në ora 13:00 tek sheshi Skënderbej. Për më shumë, ndiqeni të plotë shkrimin e Pollozhanit “PROTESTE -Edhe une Jam Ladorishti ’91 -Edhe une jam Gostivari ’97 -Edhe une jan cigareshitesi i Bitpazarit. -Adhe une jam Sopoti -Edhe une jam Arun Aliu…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nevojën e themelimit të një institucioni të ri kombëtar “Ansambli për valle dhe këngë popullore shqiptare në Republikën e Maqedonisë” – Shkup. Në seancën e sotme Qeveria e obligoi ministrinë e kulturës që brenda 30 ditëve të përgatisë dhe t’ia dorëzojë Qeverisë vendimin për themelimin e Institucionit Kombëtar “Ansambli për Valle dhe Këngë Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonisë”.

Lexo më Shumë