Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos, ka shprehur bindjen e tij të plotë se marrëveshja e nënshkruar mes Shkupit dhe Athinës për emrin do të kalojë në parlamentin grek, sepse në të kundërtën e njëjta as që do të ishte nënshkruar. Canakopulos gjatë një interviste për mediat greke ka thënë se kjo marrëveshje në mënyrën më të mirë të mundshme e mbyll një çështje 25 vjeçare. Canakopulos gjithashtu ka shtuar se Kamenos dhe Grekët e Pavarur tashmë kanë dorëzuar propozim lidhur me nevojën për një shumicë më të zgjeruar në Parlamentin grek, për 180 deputetë. “Ky propozim është në tryezë.…
Author: Arian Arci
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për të cilat është duke insistuar VMRO-DPMNE, nuk janë për t’u hedhur poshtë, por me të vetmin arsyetim, nëse ky proces siguron se referendumi do të jetë i suksesshëm. “Kur opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duhet të merret me seriozitet, sepse unë e di këtë, sepse vetëm para një viti ne kemi qenë në opozitë. Nëse këtë e garanton një referendum i suksesshëm, që do të thotë që ne përmes këtij procesi t’i nxisim qytetarët të dalin në votime, sigurisht kjo mund të pranohet,…
Llogaria përfundimtare për buxhetin e vitit të kaluar u gjet para deputetëve. Në komisionin amë u zhvillua debat i ashpër. Ministri i financave, Tevdovski tha se të ardhurat në arkën shtetërore janë rritur për 6.1% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa deficiti ishte më i ulët për 27.8 milion euro nga ajo që ishte planifikuar. Ai tha se me rebalancin e bërë janë shkurtuar shpenzimet e panevojshme, është rritur rroga minimale dhe janë rregulluar çështjet me punëtorët e falimentuar. Sipas Tevdovskit, paratë iu janë drejtuar ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ndërsa qytetarët kishin kontroll më të madh mbi…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin Click Plus theksoi se për të qenë Refendumi i sukseksshëm duhet të votojnë 900 mijë e 1 votë në Maqedoni. “Trupi votues në Maqedoni është 1.8 milion votues, dhe për të qenë Refendumi i sukseksshëm duhet të votojnë 900 mijë e 1 votë”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TetovaSot. Ai tha se në këtë çështje duhet të angazhohen të gjitha partitë dhe se nuk është obligim i vetëm një partie politike. “Çështjet që kanë të bëjnë me procese të mëdha sigurisht që përgjegjësi kanë të gjithë dhe se duhet të japin të…
Kjo është një nga dëshmitë që flet për këtë praktikë të zbatimit të gjuhës shqipe qysh në vitin 1947, kur në këtë shkollë normale ishin paralelet me mësim në gjuhën shqipe, ndërsa tani nuk janë.
Kryeministri Zoran Zaev njoftoi sot se brenda 100 ditëve para zgjedhjeve, ai do të tërhiqet dhe do të ketë kryeministër teknik, por jo edhe qeveri teknike, siç ishte rasti me Marrëveshjen e Përzhinos. Kurdo që do të ketë zgjedhje parlamentare kryeministri largohet 100 ditë para zgjedhjeve dhe vjen kryeministri teknik. Ju them publikisht se unë jam në këtë qëndrim- u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër. Propozim-ligji mbi financimin e partive politike, që është edhe një ndër kushtet e opozitës për të zhbllokuar KSHZ-në, ka marr dritë jeshile. Opozita dhe pushteti janë pajtuar për modelin e tij dhe i njëjti është lëshuar…
https://youtu.be/hDauv7jxMSI
Komunikacioni për automjetet transportuese për hyrje dhe dalje në vendkalimin kufitar Bogorodicë është në ndërprerje. Arsyeja, siç informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, është ndërprerja e sistemit të punës së doganës.
Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për Stabilizim dhe Asociim në Bruksel ku kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së, Johannes Hahn dhe Federica Mogherini, dhe ministrave të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë. Federica Mogherini pas mbledhjes ka thënë se BE dhe KE janë të lumtur për ecurinë pozitive të Maqedonisë. “Jemi krenarë për marrëveshjen me Greqinë dhe për ecurinë e reformave deri këtu. Shteti juaj ka përmbushur një ndër qëllimet kryesore”, tha Mogherini, duke përmendur edhe marrëveshjen me Bullgarinë më herët për fqinjësi të mirë. “Ishte takim i rëndësishëm dhe…
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se nëse grupet punuese të partive politike nuk merren vesh për KSHZ-në dhe për referendumin, atëherë mund të ketë takim liderësh. “Gjithmonë ka qenë kështu. Nëse grupet e punës nuk mund të zgjidhin çështje të caktuara, ekziston opsion që të thirret takim liderësh dhe pa dallim se prej kujt do të ishte thirrur ajo. Prej meje ose prej dikujt tjetër lider i partive politike të shumicës parlamentare, ose nga lideri i opozitës apo cilësdo parti opozitare . Besoj se do të gjindet zgjidhje në nivel të grupeve të punës, pasi janë çështje që zgjidhen dhe…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emisionin “Jadi Burek” tha se i kupton të gjithë qytetarët që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, por edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës kanë votuar kundër VMRO-DPMNE-së. Ai thotë se ka pasur arsye të mirë që kanë votuar kundër. “Por ata qytetarë natyrisht që nuk kanë votuar për atë që sot po ndodh. Respektivisht, ju ndodhën 0 përqind rritje në ekonomi”, tha Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, investimet e huaja të cilat më parë kanë qenë kanë nisur të shkojnë, kurse ato pak që kanë mbetur, kjo qeveri i quan…
Armend Shaqiri, të cilin qeveria e shkarkoi nga funksioni drejtor i burgut të Strugës, me vendim të komunës së Strugës e cila menaxhohet nga Ramiz Merko, kuadër i BDI-së, është emëruar për drejtor të Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”-Eko Strugë, raporton Telma. Ndryshe ALSAT para dy ditëve nga burime jozyrtare informoi se ish drejtori i burgut të Strugës, Armend Shaqiri dhe një inspektor policie, janë të dyshuar se kanë shkelur ligjin dhe autorizimet zyrtare duke lënë në liri trafikantë të drogës dhe madje i kanë informuar ata edhe për planet e policisë.

