Author: Arian Arci

Numri një i Qeverisë Zoran Zaev ka treguar sesi e ka pritur vendimin për lirimin e të akuzuarve të “Monstrës. “Patjetër të dihet e vërteta nëse duam të jemi shtet normal, në këtë drejtim e shoh edhe vendimin e Prokurorisë. Prokuroria ka vepruar drejtë, me qëllim të shqyrtohen dëshmitë e PSP-së. Kjo hodhi në njollë të zezë jo vetëm tek shqiptarët por te të gjithë. Të gjithë e duan drejtësinë. Proceset gjyqësore po rrjedhin”, ka thënë Zaev në “Rruga drejt” në Alsat-M, transmeton Medial.mk. Lidhur me rastin e “Lagjes së trimave”, ai tha se do t’i jepet rast instancave të…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e sotme të 46-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me parashtrimin e kërkesës së THOR IMPEKS DOOEL, Shkup për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e Centralit me erë Bogosllovec. Në seancën qeveritare u mor vendim për miratimin e ndërtimit të këtij centrali me erë. Ky do të jetë centrali i parë me erë i këtij lloji në pronësi private.

Lexo më Shumë

Kryeprokurori i ri i Maqedonisë, Ljubomir Joveski në një intervistë për Tv 24 tha se dëshiron që Prokuroria të ju kthehet prokurorëve dhe shtoi se deri më tani Prokuroria nuk ka qenë në rrugën e duhur. “Prokuroria të jetë garantues i sundimit të ligjit dhe garantues i të drejtave të njeriut në vend. Unë mendoj dhe më herët theksova se jam i bindur që pjesa ime do të jetë shumë më e lehtë. Unë dhe kolegët prokurorë do të insistojmë që Prokuroria të jetë ekskluzivisht organ i pavarur”, tha Joveski, duke shtuar se do të insistojnë për të vepruar të…

Lexo më Shumë

Problemi i korrupsionit eskalon, është i nevojshme organizimi i aktiviteteve efikase nga të gjithë bartësit e funksioneve, thonë nga Organizata “Transparency International”- Maqedonië. Sipas drejtueses së kësaj organizate Sllagjana Taseva prokurorët nuk kanë një pasqyrë të qartë se çfarë është lëndë për aktakuzë, por as që është vërtetuar gjendja faktike për gjykim dhe motivet. Ajo apelon që të hapet edhe rasti me transaksionet bankare. Sipas “Transparency International”, në vitin 2017 janë parashtruar gjithsej 131 ankesa nga të cilët 114 nga parashtrues të ndryshëm, 42 për qind kanë përfunduar vetëm me këshilla juridike, ndërsa në 12 për qind të rasteve parashtruesit…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotme të kryeministrit Zaev i cili tha se kur ka dëgjuar që Ministri i atëhershëm Taravari është kandiduar për Komunën e Gostivarit, është lutur që mos të fitoj me qëllim që të mbetet ministër i shëndetësisë. Taravari për Agjecinë e Lajmeve Zhurnal shprehet se Ministria Ministria e shëndetsisë i ka takuar Alenacës për shqiptarët prej momentit historik te krijimit të shumicës së re nē parlament, 27 prill 2017, dhe kjo çështje ka qenë e panegociueshme për ASH-në. Ai i ka bërë me dije Kryeministrit Zaev se në…

Lexo më Shumë

Gazetarja e Alsat M Arta Tahiri në emisionin Rruga Drejt e ka provokuar kryeministrin Zaev me një pyetje të cilën kryeministri u përgjigjë shumë me vështiësi, përcjell Fol. z. Zaev një herë keni deklaruar se Gruevski nuk mund t’ju shikoj në sy, po tani ju a mund ta shikoni në sy z. Selën për thikën pas shpine që i keni dhënë? Ishte kjo pyetje në të cilën Zoran Zaev u ndje në siklet dhe dha një përgjigje shumë jashtë teme dhe larg të vërtetës.

Lexo më Shumë

Kompanitë e sigurimeve do ti propozojnë në janar të vitit 2018, Ministrisë së Financave që të ulet numri i veturave të paregjistruara në Maqedoni në 2 për qind, ngjashëm me standardet evropiane, shkruan gazeta KOHA. Aktualisht, sipas statistikës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vitin 2016 ka pasur 407.089 vetura të paregjistruara , prej të cilave vetëm në Shkup kanë qenë 158.178 vetura pa regjistrim. Sipas Byrosë Nacionale për Sigurim, problemi me veturat që vonohen me regjistrimin dhe nuk janë të siguruara është serioze dhe në kundërshtim me direktivat evropiane, që parashikojnë që numri i veturave që nga shkaqet…

Lexo më Shumë

Prodhimtaria industriale nga janari e deri në nëntor të këtij viti shënon rritje prej 0,5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas të dhënave të publikuara prodhimtaria industriale në nëntor të këtij viti në krahasim me nëntorin e vitit të kaluar shënon rritje prej 4,1 për qind. Sipas sektorëve, prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve në nëntor të vitit 2017, në krahasim me nëntorin e vitit 2016, është në të njëjtin nivel, në sektorin Industri përpunuese shënon rritje prej 5,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizim me…

Lexo më Shumë

Komisionari evropian Johannes Hahn e konsideroi të realizuaeshëm anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit në BE. Komisionari evropian Johannes Hahn e konsideroi të realizuaeshëm anëtarësimin e disa vendeve të Ballkanit në BE. Komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, është i mendimit se anëtarësimi i disa shteteve anëtare nga Ballkani deri në vitin 2025 është një synim ambicioz, por i realizueshëm. “Presidenti i Komisionit të Europës e ka përmendur vitin 2025 si vit të mundshëm për anëtarësimin e disa kandidatëve nga Ballkani në Bashkimin Europian. Është ky një parashikim ambicioz, por i realizueshëm”, tha Hahn në intervistën dhënë gazetës austriake, Kurier. I…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zaev sot duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për ata që rrinë nëpër shtëpi e marin pagë dhe se ka disa vendime për largim nga puna, ai ka thënë se ekzistojnë disa. Ai ka shtuar se pas Vitit të Ri do të takohet me ata që të ju sqarojë se nëse nuk vijnë tre ditë me rradhë në punë, ligjërisht do të largohen prej aty. “Personalisht do ju them njerëzve se nëse marin pagë duhet të vinë në punë, unë nuk i ndaj qytetarët e në maqedonas, shqiptarë, rom apo turq, gjithë duhet të vijnë në punë dhe me…

Lexo më Shumë

Sot (27.12) sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës z. Valmir Aziri, morri pjesë si dhe mbajti fjalim përshëndetës në manifestimin e organizuar nga ana e Ansamblit të këngëve dhe Valleve Bajram Shabani – Kumanovë me rastin e 73 vjetorit të ekzistimit të tij . Në këtë manifestim sekretari përshëndeti të pranishmit dhe i uroji Ansamblit “Bajram Shabani” për punën e palodhshme ndër vite. Mes tjerash, ai shpalosi lajmin që Qeveria e RM-së miratoi iniciativën e Minsitrisë së Kulturës mbi formimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe me urimin që përmes këtij ansambli do të ruhet etnosi dhe tradita…

Lexo më Shumë