Author: Arian Arci

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë për Deutsche Welle tha se do të bëjë çka është e mundur për të dëshmuar se nuk ka çështje që nuk mund të zgjidhen. “Në lidhje me bashkëpunëtorët e mi me të cilët sëbashku jemi lëshuar në këtë sprovë të madhe – t’i plotësojmë pritjet e qytetarëve dhe sëbashku të krijojmë shtet dhe shoqëri të denjë për të gjithë qytetarët, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të vërtetoj se të gjithë jemi të gatshëm për këtë rrugë. Që nga fillimi ato e kanë të qartë se çka pritet nga ne dhe se…

Lexo më Shumë

Në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë në drejtim të euro-integrimeve dhe reformave, edhe për kundër faktit se Lëvizja Besa ia dha mundësinë dhe shansin Qeverisë, kështu u shpreh kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në takim e fundvitit me anëtarët e partisë së tij. Sipas tij Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe rrugën drejt euro-integrimeve, gjëra këto për të cilat Lëvizja BESA do ofroj mbështetje të pa kompromis. Kreu i Lëvizjes Besa, Kasami gjithashtu ka paralajmëruar se viti që vjen është shumë i rëndësishëm për BESËN…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili gati dy muaj ushtron këtë funksion, ku është duke u parë shumë aktiv, ai thuajse çdo ditë organizon aktivitete me fëmijë të komuniteteve të ndryshme, por edhe me shqiptarët. Maksim Dimitrievski vjen nga partia e Zoran Zaevit, LSDM, dhe është i nacionalitetit maqedonas, ku deri sa “disa” kryetarëve shqiptar-muslimanë në trojet tona i pengojnë vajzat me shamia, dhe e luftojnë këtë dukur, Dimitrievski sot gjatë festës në sheshin e kumanovës ka vërejtur një vajzë shqiptare me shami në kokë dhe e ka ftuar që të bën një fotografi me të, ku…

Lexo më Shumë

Një nga ambasadorët e vendeve të rëndësishme të BE-së në një deklaratë që nuk ka dëshiruar të bëhet publike ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët nuk duhet të braktisë Qeverinë. “Është vendim i ngutshëm. Duhej analizuar mirë dhe duhej diskutuar me kryeministrin. Por ende nuk është vonë dhe se palët mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët sepse bëhet fjalë për një qeveri të pakicës me numra të brishtë që do të përballet me probleme. Ndërsa viti 2018 është vit vendimtar që kërkon përgjegjësi dhe përkushtim për të arritur prioritetet e përcaktuara”, theksoi për INA, ambasadori evropian në Shkup. Ai…

Lexo më Shumë

Të nderuar nxënës , në emër timin personal dhe qytetarëve të Komunës së Likovës ju uroj një pushim të rehatshëm afër familjarëve dhe dashamirëve tuaj. Këtë e them nga fakti se besoj se numri më i madh i juaji gjatë gjysëmvjetorit të parë keni arrit të korrni suksese të mira në mësime, me çka përveç se keni marrë vlerësim me nota të mira nga mësimdhënësit, keni arrit edhe shumë më shumë me fitimin e njohurive të reja të cilat sigurisht se do jen një themel i fortë për ardhmërinë tuaj. Nuk dua të zgjatem shumë, por me këtë urim gjithashtu…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorgje Ivanov ka falur 25 të burgosur me rastin e Vitit të Ri. Lista është botuar sot në Gazetën Zyrtare. Në listë janë tre gra të dënuara të cilave iu reduktohet dënimi për gjashtë muaj, transmeton dosie. Njëra prej tyre këtë vit falet për herë të dytë. Në listë janë edhe 22 burra, prej të cilëve një të burgosuri nga Shkupi i reduktohet dënimi për 8 muaj. Listat e personave të falur nga Presidenti janë kritikuar nga publiku për vite me radhë për mënyrën e çuditshme që të njëjtit të burgosur falen dy herë. Këtë vit, pavarësisht përfundimeve të…

Lexo më Shumë

Prokuroria speciale publike, Lençe Ristoska, thotë se është e zhgënjyer që pas hetimit të PSP-së për rastin “Talir”, kur u zbulua se në llogari partiake të VMRRO-DPMNE-së në periudhë nga 2009 e deri në vitin 2015 ilegalisht kanë hyrë 5 milionë euro, debati rreth ndryshimeve të mundshme ligjore në lidhje me financimin e partive politik ka ngecu. “Jam e zhgënjyer që pavarësisht nga ndryshimi i pushtetit, nuk ka pasur debat rreth mënyrës së financimit të partive politike dhe nuk është pyetur se si në afat të gjatë do të luftojmë korrupsionin nëse nuk zbatojmë reformat që do të synojnë pikërisht…

Lexo më Shumë

Gjyaktësja Lidija Petrovska, e cila është e njohur nga “bombat” si “Gjykatëse SVarovski”, sipas shpërndarjes të dy aktakuzave të reja të miratuara nga këshillat e Gjykatës Penale, duhet të vendos për lëndën “Tanku” e ku të dyhsuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministra Gordana Jankullovska dhe ish ndihmës-ministri i MPB-së, gjoko Popovski për blerjen e “Mercedesit” ekstra-luksoz. Lënda është përcaktuar sipas shpërndarjes së rregullt për gjykatësit, ndërsa ajo është gjykatëse në Njësinë për krim të organizuar dhe korrupsion.

Lexo më Shumë

Tema e këtyre ditëve në mediat e Kosovës ka qenë rritja e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeministri Zoran Zaev ka bërë publike për opinionin sesa është rroga e tij si njeri i parë i qeverisë së vendit. “Rroga ime është 87 mijë denarë, unë e kam ditur këtë para se të marrë këtë detyrë, ka drejtorë që marrin 100 apo 120 mijë denarë dhe nevojitet ulje tek rrogat e tyre. Unë kam biznes familjar dhe të mirat materiale i gëzoj nga kjo, bashkëshortja kujdeset për gjitha këto situata, angazhimi për familjen, fëmijët, pagesa e faturave etj, ka thënë Zaev gjatë intervistës.

Lexo më Shumë

Fëmijët nga Fshati për fëmijë SOS dhe nga Shtëpia për fëmijë pa prindër 11 Tetori, sot ishin në vizitë në Qeveri, ku u shoqëruan me kryeministrin Zoran Zeaev. Qëllimi është që, siç tha Zaev, deri më 2020 të mos ketë fëmijë pa kulm mbi kokë. Drejtoreshat e Fshatit të fëmijëve SOS dhe Shtëpisë 11 Nëntori, e porositën pushtetin që të sjell vendime në drejtim të përkujdesjes së këtyre fëmijëve. “Kemi tendenca moderne në përputhje me perspektivat evropiane që të kyçen fëmijët në familje të cilat do të kujdesen për ta, familje që do të nënshkruajnë marrëveshje me shtetin për përkujdesje…

Lexo më Shumë

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot promovoi veprimtarinë botuese dhe hulumtuese shkencore për vitin 2017, dhe shënoi 10 vjetorin e themelimit. Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se në ecurinë e profilizimit të vetë, Instituti është sfiduar nga rrethanat e kohës dhe nga faktorë tjerë, por në këtë dhjetëvjetor, ai po i jep frytet e tij, duke e arsyetuar misionin themeltar. “Gjatë këtyre dhjetë viteve, Instituti ka organizuar me dhjetëra konferenca shkencore dhe ka botuar dhjetëra tituj, duke e promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore edhe në Washingon, New York, dhe qendra të tjera të…

Lexo më Shumë

Vlera maksimale e nivelit të huamarrjes me dhënien e letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor financiare në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë, vendosi Qeveria në seancën e sotme. Dhënia e letrave shtetërore me vlerë kryhet në pajtim me Kalendarin për emisionet e planifikuara të letrave shtetërore me vlerë të cilin e konfirmon dhe e publikon Ministria e Financave në fillim të periudhës për të cilën ka të bëjë, në pajtim me Buxhetin për vitin 2018 dhe në bazë të Ligjit për borxhin publik.

Lexo më Shumë