VMRO-DPMNE-ja është duke përgatitur propozim-ligjin për amnisti përmes të cilit do të përfshihen personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Siç njoftojnë nga partia opozitare, propozimi do të jetë i shkurtë dhe i qartë. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se vetëm amnistia do të krijojë kushte për paqe kombëtare në Maqedoni. Por ekspertët një propozim të tillë e quajnë të panevojshëm derisa në vijim janë procedurat hetimore. Sipas Zvonko Davidoviq, fillimisht duhet të vërtetohet vepra dhe pastaj të kërkohet amnistia. “Për mendimin tim nuk ka logjik amnistia pa bazë për dikë që ka kryer vepër penale, të paktën…
Author: Arian Arci
Ministria e punëve të brendëshme sot ka bërë të ditur se qytetarët kanë dhënë donacion tester për matje të alkoolit tek vozitësit, transmeton Zhurnal.mk “Qytetarët e vendit kanë dhënë donacion për matje të alkoolit ndërkohë që në procedurë tenderimi është dhe furnizimi me 80 tester të ri”, bëjnë të ditur nga MPB. Nga atje theksojnë se nuk do ketë aspak tolerancë për shoferët të cilët vozisin në gjendje të dehur.
Maqedonia vitin 2017 e mbylli me rritjen më të ulët ekonomike të regjistruar ndonjëherë, me rritje të papunësisë dhe rrjedhimisht varfërimin e popullatës, bazuar në të dhënat statistikore, por edhe në vlerësimet e ekspertëve të ekonomisë. Vendi, sipas tyre nuk mban mend të ketë regjistruar gjendje më të rëndë ekonomike se ajo e vitit 2017. Në këtë, sipas profesorit të ekonomisë, Fatmir Bytyçi kanë ndikuar shumë faktorë, por para se gjithash ata politikë. “2017-a ishte vit në të cilin të gjithë i kanë ndjerë pasojat e krizës politike të stërzgjatur, por edhe politikave të gabuara të Qeverisë së kaluar. Në historinë 25 vjeçare të…
Çmimi shtetëror për kontribut në fushën e publicistikës dhe gazetarisë ishte i dyti me radhë që nuk u nda gjatë vitit 2017, ashtu si edhe çmimi “23 Tetori”, Dita e Luftës revolucionare maqedonase, shkruan gazeta KOHA. Por pavarësisht se si njëri çmim, ashtu edhe tjetri nuk arritën të ndaheshin për shkak të skadimit të mandateve të anëtarëve të këshillave përkatës për ndarjen e çmimeve dhe bllokimit të punës në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, gjatë 2018 lista e çmimeve shtetërore nuk do të jetë e njëjtë. Ndryshimi i kësaj liste, pesë prej të cilave jepen nga Ministria e Kulturës…
Tre persona mbrëmë janë sulmuar nga qentë endacak në lokacione të ndryshme në Shkup, njofton Koha. Rasti i parë është paraqitur në MPB nga 42 vjeçari N.S i cili ka thënë se rreth orës 7 e 40 minuta derisa ka ecur në bulevardin Avnoj, është sulmuar nga një qen endacak i cili e ka kafshuar në këmbën e majtë. Ai ka shkuar në spital dhe e ka marrë ndihmën e parë pas çka e kanë drejtuar për në klinikën për sëmundje infektive. H.S (65) ka paraqitur rast se në rrugën Banjaluçka rreth orës 14 një qen endacak e ka kafshuar…
Ditëve të fundit në Maqedoninë Juglindore janë regjistruar një seri tërmetesh. Nga enti Sizmologjik njoftojnë se numri ka arritur deri në 100 dhe se kjo dukuri do të vazhdoj deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike, por se dridhjet do të jenë me intensitet shumë më të ulët. Akoma vazhdojnë dridhjet, por kjo është normale pas një tërmeti me magnitutë prej 4.8. Kemi një varg tërmetesh si pasojë e tërmetit më të fortë dhe aparatet e Observatorit Sizmologjik akoma vazhdojnë të regjistrojnë tërmete në këtë pjesë por që të gjitha janë me magnitutë më të ulët. Tërmeti më i…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka adresuar kritika të ashpra ndaj politikave të kryeministrit Zoran Zaev. Sela gjatë qëndrimit të tij në Gostivar ka theksuar se pikërisht Gostivari është qyteti i cili demanton Zaevin i cili premtoi “Një shoqëri për të gjithë” dhe “Jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”. Sela me këtë rast tha se kjo nuk vërehet në Gostivar, përkundrazi, Gostivari vazhdon të diskriminohet nga pushteti aktual dhe ballafaqohet me shumë probleme politike, njofton Alsat-M. “Në cilësinë e një kryetari edhe në opozitë, erdha të shoh qytetin e Gostivarit dhe simbolikisht përfaqësuesin e rreth 100…
Profesori universitar, Arsim Sinani, i njohur për komentet e tij për ngjarjet politike, sot vjen me një koment lidhur me politikën e Ali Ahmetit, njofon shprehja. Sipas tij, politikat ‘reformatore’ dhe të ‘suksesshme’ të tij, e nxitën rininë të braktisën vendin. Në vijim qëndrimi i Arsim Sinanit: “Rinia shqiptare ik nga Maqedonia për shkak të sukseseve të mëdha të politikës dhe reformave. Rinia shqiptare ik nga reformistët e shpifur që hajdutin na e prezatojnë hero, ndërsa heroin e fusin në burg. Rinia shqiptare ik nga Ali Ahmeti dhe njerëzit e korruptuar rreth tij që na e humbën ardhmërinë. Rinia shqiptare…
Bujqit janë gjithnjë e më afër shfrytëzmimit të të ashtuquajturës ”nafta jeshile” për mekanizëm bujqësor, që është derivat më i lirë. Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra e ka filluar procesin e vendosjes së bazës dimërore për këtë përfitim. Parashihet pjesëmarrje e grupeve të punës të formuara nga Ministria dhe debate publike për çështje të caktuara, përmes përdorimit të mjeteve elektronike interaktive. Kjo masë pritet të zbutë ndikimin në bujqësi të rritjes së akcizës për naftën.
Kryetarët e komunave të përgatisin projekt dokumentacion për gazifikimin e komunave dhe do të vendosin nëse ata do të investojnë vetë, nëse do të gjejnë investitorë ose do ta bëjnë këtë përmes një partneriteti publiko-privat, tha në konferencën e sotme për shtyp në Ministrinë e Financave Kryeministri Zoran Zaev, përcjell FLAKA. I pyetur për gazifikimin e Shkupit, Zaev shtoi se ka një gazsjellës në qytet, por shfrytëzimi i tij është nga 15 në 20 përqind. “I motivoj kryetarët e komunave që të fillojnë të zhvillojnë projekt dokumentacionin. Ka rrjet të gazit kryesor, por komunat duhet të kenë projekte të mëdha.…
Edhe përkundër asaj që tashmë dy ditë rrjadhazi ajri i ndotur ka arritur deri 600 mikrogram në metër kub, Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor si dhe Qyteti i Shkupit ende nuk kanë ndonjë qëndrim lidhur me implementimin e masave të propozuara nga Qeveria, në rast të kalimit të koncentrimit të grimcave mbi 200 mikrogram. Dy ditët e para të këtij fillimviti, qytetarët e Shkupit kanë thithur ajër shumë të ndotur. Vlerat më të larta të grimcave PM10, gjatë ditës së sotme janë matur në Lisiçe, me 629 mikrogram. Kurse një ditë më parë, koncentrimet e grimcave PM 10…
Po e vërtetë eshtë la deklaruar Zaev! Më duhen deputetët e Menduh Thaçit, pres ofertën e tij dhe kuadrot nga PDSH se çfarë do të na ofrojë! Ka deklaruar kryeministei i Maqedonisë z. Zoran Zaev/Think24.mk

