Author: Arian Arci

Në bazë të urdhrit gjyqësor, efektivët e policisë, dje në periudhën prej orës 16 deri në 18 kanë kryer bastiejs në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të personit B.M. (22) në rr. “Lenin” në Tetovë. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në vende të ndryshme dhe në paketime të ndryshme, është gjetur gjithsej rreth një kilogram drogë narkotike marihuanë. Sendet e gjetura me drogë janë marrë dhe janë dhënë në ekspertizë, ndërsa B.M. është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin e policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.M. do të ngrihet kallëzim adekuat.

Lexo më Shumë

INTERVISTA AUDIO/ 3 Pyetje për Kim Mehmetin Kim Mehmeti thotë gjëra të rëndësishme, edhe pse ‘të lezetshmet’ kapin titullin. Një ndër gjërat e rëndësishme që thotë është se në Shqipëri qeveria është zhytur në krim sepse është zhdukur gjykata publike. Tjetra vjen në formën e një maksime: Nuk mundeni ju të parave, nga kuleta e hajnisë t’i ndërtoni vetvetes përmendoren e lavdisë. Njeriu duhet të zgjedhi: o do i takojë kuletë e hajnisë, o do i takojë përmendorja e lavdisë. E keqja e shoqërisë shqiptare është se i përfshin edhe intelektualët e pavarur, që i duan të dyja së bashku.…

Lexo më Shumë

Profesoresha Mirjana Najçevska është tërhequr nga Këshilli për reforma në gjyqësorë, ajo ka dërguar letër deri tek ministri i drejtësisë dhe anëtarët e këshilit me të cilën paraqet edhe dorëheqjen e saj nga funksioni në këtë këshill, ka bërë të ditur ajo përmes profilit të saj në facebook. Në periudhën e kaluar ajo qartë ka treguar se ky këshill është formuar vetëm si paravan për zgjedhje të cilat sillen në një vend tjetër dhe se ekipi ekspertëve ka ndikim mbi procesin reformues. Që të mos mbetet e paqartë jap dorëheqje zyrtare dhe deklaroj se nuk kam parë tekstet e ligjeve…

Lexo më Shumë

Shqiptarët nuk dinë se çfarë është të udhëheqësh me Entin Shtetëror të Statistikave, Entin Gjeologjik të Maqedonisë dhe me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë – tri organe administrative shtetërore ndër më të rëndësishmet në vend. Kuadro shqiptar nuk udhëheqin as me organet e pavarura shtetërore si Agjencia për Rini dhe Sport, Agjencia për Emigracion, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, si dhe Komisioni për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze. Kuadro shqiptare nuk udhëheqin as me Drejtorinë e të Ardhurave Publike as me Doganat. Me zgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe, pozicioni politik i partive shqiptare është ulur ndjeshëm në…

Lexo më Shumë

Pesë nga ish anëtarët e KSHZ-së i kanë kthyer paratë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, përcjell FLAKA. Sipas informatave të Ministrisë së Financave, Violeta Duma, Igor Milev, Suhbi Jakupi dhe Atanas Urumov, tanimë ish antarë të KSHZ-së, i kanë kthyer paratë në buxhet. Mesin e tyre është edhe antarja aktuale e këtij Komisioni, Ermira Asani Saliji, e cila mori kompensim dy paga. Nga Ministria nuk zbulojnë sa është shuma e përgjithshme e cila është kthyer në arkën e popullit, kurse në listë nuk gjenden emrat e Silvana Bonevës, Sasho Sërcev dhe Rexhep Prekopuca. Ish kryetari i KSHZ-së, Aleksandar çiçakovski,…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin socail Facebook, një ditë para mbajtjes së Këshillit Qendror, në shenjë të vetëmohimit dhe përgjëgjsisë politike e morale ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të partisë. Ai në këtë rast ka paralajmëruar se nuk do të garojë as për postin e kryetarit të partisë. Zeqirija Ibrahimi, Lëvizja BESA “Në shenjë të respektimit të vlerave të vendosura nga Lëvizja BESA, që ‘të merret përgjegjësia politike për rezultatet’, po jap dorëheqje, duke dhënë mesazhin se askush në BESË nuk është më i rëndësishëm se BESA dhe askush në BESË nuk është…

Lexo më Shumë

Një gjykatë greke në Selanik ka miratuar kërkesën e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e dy ish-agjentëve maqedonas të sigurisë, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për përgjimin ilegal dhe shkatërrimin e materialeve, në skandalin e përgjimit të bisedave telefonike. Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski patën arritur të largohen nga Maqedonia para pak muajsh, në kohën që ndaj tyre zhvillohej procesigjyqësor. Ata u kapën nga mesi i muajit tetor në aeroportin e Selanikut me pasaporta bullgare, me emra të rremë, duke tentuar të arratiseshin për në Hungari. Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit janë ankimuar tek autoritetet gjyqësore greke për vendimin e ekstradimit. Procesi gjyqësor për lëndën e përgjmeve, i njohur si…

Lexo më Shumë

Debati në parlament në ditën e parë pas festave më 9 janar do të fokusohet pikërisht në ligjin për gjuhët. nga parlamenti theksojnë se të martën do të mbahet seanca e 27, ndërsa propozim ligji do jetë pikë e tretë e ditës pas propozimeve për ndryshim në ligjin për financim kapital pensional dhe zgjedhjen e gjykatësve të gjykatës kushtetuese. Debati është i qartë por ende mbetet e hapur pyetja nëse deputetët do të kenë sukses që të mbledhin numër të mjaftueshëm që të mund të votohet, transmeton Zhurnal.mk “Do ishte mirë përmbyllja e pjesës normative e një pjese të marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Shitësit me shumicë do të jenë të detyruar të japin dokumentacion më të gjerë në lidhje me cilësinë e barnave që janë lëndë e importit paralel, kështu është paraparë me amendamentet e propozuara në Ligjin për ilaçe dhe pajisje medicinale, përcjell Fol. Projekt amendamentet e miratuara kaluan sonte në seancë qeveritare dhe do të dorëzohen në parlament. “Me këtë specifikohet metoda e lëshimit të aprovimit të importit paralel në drejtim të përcaktimit të kritereve dhe me atë ofrohet një çertifikatë për cilësinë e ilaçit që është lëndë e importit paralel, të dorëzuar në origjinal. Çertifikata e cilësisë duhet të lëshohet…

Lexo më Shumë

Sonte rreth orës 19:00 në autostradën Tetovë-Gostivar, gjegjësisht në dalje të fshatit Kamjan, ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy automjeteve, ku ka edhe të vdekur por edhe të lënduar, njofton Fol. Drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi, për redaksinë Fol thotë se përveç një gruaje të vdekur ka edhe dy persona tjerë të lënduar rëndë. ”Kanë ndodhur dy fatkeqësi me një vend. Një familje prej Orviçi, gruaja e cila ka vdekur por edhe shoferi i cili është transportuar në Shkup, ka eshtra të thyer dhe është në gjendje të rëndë. Gjatë aksidentit, pronari i restorantit Sole në Tetovë…

Lexo më Shumë

Organizata komunale e LSDM Kumanovë dhe dega lokale e BDI-së, do të bëjnë koalicioni në këshillin komunal. Kryetari i organizatës komunale Martin Kostovski dhe këshilltari i BDI-së, Fatmir Idrizi sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim që do të zgjasë katër vitet e ardhshme, transmeton AIM, përcjell Fol. LSDM-ja në zgjedhjet lokale i fitoi 16-të mandate, ndërsa BDI-ja tre, kështu që me shumicë prej 19-të mandateve në këshill, vlerësojnë nënshkruesit, do të mundësohet realizimi i projekteve të premtuara në zgjedhjet lokale. Në nënshkrimin e memorandumit mori pjesë edhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski , në cilësinë e anëtarit të LSDM-së…

Lexo më Shumë