Author: Arian Arci

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme i miratoi Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të spiunëve. Me këtë zgjidhje ligjore, siç theksojnë nga Qeveria, sigurohet mbrojtje më e madhe e spiunëve me çka qartë konfirmohen politikat qeveritare për luftë kundër korrupsionit. Ndryshimet ligjore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në miratim të mëtutjeshëm.

Lexo më Shumë

Janari është muaj i rëndësishëm për agjendën euroatlantike për Maqedoninë, ka thënë zv/kryeministri Bujar Osmani në një intervistë për portalin grek në gjuhën angleze BalkanEu, transmeton KDP. Osmani të martën pritet të qëndrojë në Athinë ku do të takohet me krerët e qeverisë greke. “Disa herë kemi theksuar se gjashtë muajt e ardhshëm janë një shans historik për Republikën e Maqedonisë për të bërë një hap serioz në agjendën euroatlantike dhe që përfundimisht të mbyllë çështjen e anëtarësimit në NATO, të hapë perspektivën e negociatave  për aderim në BE. Në këtë shtrirje, ky muaj, pra, janari, është periudhë fort e rëndësishme që duhet të përmbyllet…

Lexo më Shumë

Numri i të prekurve nga karcinomi në zorën e trashë është gjithnjë në rritje në rajonin e Ohrit. Statistikat tregojnë që numri i të prekurve do të rritet edhe më tutje. Nga 1r0 të prekur, në vitin 2007, numri është rritur në 175, në vitin 2016. 24Vesti bën të ditur se me qëllim të uljes së të prekurve, janë ndërmarrë masa falas për kontrollë dhe se testimet do të kryhen në qendrën e shëndetit pulbik, me udhëzim paraprak të mjekut amë. Për rajonin e Ohrit, Strugës, Vevçanit, Qendrës Zhupë e Dibër, janë paraparë 900 kontrolle falas. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Janë publikuar detaje të marrëveshjes që pritet të nënshkruhet mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Në një dokument që ka siguruar portali Infoshqip thuhet se emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Re, ndërsa versioni i shkurtuar do të jetë Maqedonia e Re. Në dokument përfshihen edhe zgjidhjet për çështjet me kishën, gjuhën dhe identitetin, njofton InfoShqip.com. Në vazhdim dokumenti i plotë në Maqedonisht, Anglisht, Greqisht dhe Shqip. —-Emri: Republika e Maqedonisë së Re -Име/name: Република Нова Македонија(мк-кир) – Republika Nova Makedonija(mk-lat) – Republic of New Macedonia(eng) – Δημοκρατία της Νέα Μακεδονία(gr) –…

Lexo më Shumë

Në katër sy, pa tender, Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup ka blerë naftë për autobusët e qytetit. Një milion e pesëqind mijë euro peshon marrëveshja që kjo kompani publike e ka nënshkruar me kompaninë ALOV nga Gjevgjelia. Mungesa e naftës ka qenë arsyeja se përse NQP-ja ka vendosur të veprojë në këtë mënyrë. Dy vjet më parë ata nënshkruan një marrëveshje me çka siguruan 15 milionë litra naftë, e cila u harxhua para se të skadojë kontrata prej 20 muajsh. Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të karburantit është njëra nga arsyet përse u miratua kjo metodë. Në ditë autobusët…

Lexo më Shumë

Edhe pse është rritur oferta e pasurisë së patundshme, kjo nuk do të sjellë zbritje për metër katror, thonë një pjesë e kompanive që intensivisht ndërtojnë në shtet. “Në tremujorin e fundit të vitit, në bazë të rezultateve të hulumtimit tonë shohim se ka një rritje të kërkesës dhe blerjes së banesave dhe hapësirave afariste. Gjysmën e dytë të vitit të kaluar pamë një rritje në shitjen e banesave dhe nga kjo del fakti dhe pritjet se ne do të kemi rritje të shitjes së pasurive të patundshme, dhe nuk do të ketë ulje të çmimit të banesave”- deklaroi Eser Xhevahir, ndërtues. Një metër katror në kryeqytet shitet nga…

Lexo më Shumë

Ambasadori bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev thotë se Evropa ka qenë përqëndruar mjaft gjatë në problemet e veta, kurse tani është koha që vëmendjen e saj ta drejtojë te fqinjët e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, ekonomia evropiane është ngritur, kështu që janë krijuar mundësitë për të shiquar kah Ballkani Perëndimor që t’u bëhet me dije se e ardhmja e tyre është në BE. Cançev thekson se partnerët e Ballkanit Perëndimor e kanë humbur shpresën në perspektivën evropiane, duke kërkuar mundësi zhvillimi dhe ngritje në drejtime tjera. Si shembull të mirë, Cançev e mori nismën për heqjen e…

Lexo më Shumë

Një muaj pas konferencës në të cilën Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji e prezantoi raportin për funksionimin sistemit e Akmis, ai ende nuk ka arritur në adresën e Prokurorisë Publike Themelore. Nga institucioni thonë se është detyrë e ministrisë që ta dorëzojë atë pasi që prokuroria është kompetente për të vërtetuar se a janë kryer vepra penale gjatë renditjes së lëndëve gjyqësore, prej atje thonë se deri në këtë moment nuk e kanë pranuar raportin. “Raporti ende nuk ka arritur. Prokuroria publike është duke pritur pasi që është detyrë e institucioneve që ta dorëzojnë raportin në pajtim me ligjet, pas…

Lexo më Shumë

Shkupi gjendet në vendin e tretë në botë për nga ndotja e ajrit, menjëherë pas Dakas në Bnagladesh dhe Kalkutës në Idni, tregojnë të dhënat e stacioneve matëse, përcjell FLAKA. Koncentrimi i grimcave PM10 në disa vende në kryeqtitet ishin 12 herë më shumë se sa e lejuara. Më shumë ndotje ka pasur në Lagjen “Lisiçe” të Shkupit. Metereologët thonë se erë veriore do të fillojë të fryejë nga dita e premte, që nënkupton se deri atë ditë në Maqedoni do të ketë ndotje të ajrit, pasi masat urgjente të vendosura nga Qeveria kanë dhënë efekt shumë të vogël. Vendet…

Lexo më Shumë

Kryeministri maqedonas është shprehur optimist se vendi i tij dhe Greqia kanë kapacitet dhe mund të gjejnë një zgjidhje për çështjen e emrit deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018. Zoran Zaev, sipas mediave maqedonase, thuhet të ketë deklaruar në një intervistë për televizionin grek Alfa se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme nga të dyja palët, duke komentuar se një zgjidhje e tillë ekziston, por nuk dëshiron të shpalosë detaje, në mënyrë që, siç shprehet, “të mos ngadalësojë procesin negociues”. “Besoj se deri kah fundi i gjysmës së parë të vitit 2018 do të gjejmë një…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë vitit 2017 ka zbuluar 1908 raste të vozitjes së automjeteve të ndryshme, pa patentë shoferi. Mesatarisht janë hasur 150 shoferë ”ilegalë”, respektivisht nga pesë në ditë. Ata kanë vozitur vetura, por edhe furgona, kamionë e minibusë. Disa nga ata kanë qenë edhe pjesë e transportit publik.Të evidentuarit janë të moshave 15, 16 por edhe 35 e deri 40 vjeçare. Nga të evidentuarit ka persona që e kanë përsëritur këtë shkelje ligjore.1518 raste janë hasur kur vetura nuk ka qenë e regjistruar, shkelje e dënueshme nga 100 e deri…

Lexo më Shumë

Këshilltari I ASH-së Jasmin Qazimoski në një reagim deri te Strugalajm.com ka prezantuar një pjesë të buxhetit të Komunës së Strugës për vitin 2018. Sipas Qazimoskit për herë të parë Komuna e Strugës ndan 660 mijë euro për ndricimin public dhe jo për problemin me ujin e pijshëm që ballafaqohet qytetarët e Strugës. Sipas Qazimoski për 2018 Komuna planifikon 130 mijë euro për t’i blerë makinë kryetarit dhe jo për investime të tjera të nevojshme. ’’Pavarësisht rritjes të konsiderueshme në përcaktime të dyshimta, zakonisht të cilësuara si “shpenzime të tjera” më e dukshme është grafa”riparimi dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik.”…

Lexo më Shumë