Kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka demantuar menjëherë një lajm që po qarkullon në portalet shqiptare i cili në fakt synon të prezanton një foto nga “zyra” e liderit të BDI Ali Ahmeti, të cilin e demanton ashpërisht partia e tij. “Bashkimi Demokratik për Integrim me neveri reagon për ta demantuar lajmin tërësisht të rremë dhe tendencioz të portalit partiak Fol, fatkeqësisht të përcjellë symbyllazi edhe nga portalet Lajm, Express, Almakos dhe Ina, për një foto nga gjoja e zyrës së Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në të cilën paska ‘aparat për numërim të parave’. Zyra…
Author: Arian Arci
Profesori i Hasanbegut, Muhamed Ahmeti, i cili ishte i nominuar nga VMRO-DPMNE si zv/kryetar i Shkupit nëse do të fitonte në zgjedhjet lokale ka ngelur jashtë organeve të larta partiake. Ai ishte një figurë tejet e promovuar nga VMRO-DPMNE, por dhe një kartë për të tërhequr votues shqiptarë. Megjithatë moszgjedhja e tij tregoi se partia që drejtohet nga Hristijan Mickoski do të vazhdojë politikën nacionaliste, informon INA. VMRO-DPMNE-ja zgjodhi Komitetin e ri Ekzekutiv duke mos përfshirë asnjë shqiptarë, ashtu siç theu tabutë LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev. Ahmeti gjatë garës së zgjedhjeve lokale kishte theksuar se kandidimi i tij…
Gjykata Penale sot i publikoi emrat e gjykatësve të cilët do të duhet të vendosin për lëndët e PSP-së. Rasti “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës me shpërndarjen e re në Penale dhe me shpërndarje automatike përmes sistemit AKMIS do ta gjykojë, gjykatësi Ognen Stavrev. “Sopotin” do ta ketë në duar Vlladimir Tufekxhiq, kurse “Titanik 3” ka rënë në duar të Ola Ristoska. Për ish kryeministrin Nikolla Gruevski i akuzuar për prokurim të Mercedesit luksoz, do të vendos Dobrilla Kacarska. Rastin “Fortesa”, “Target” përmes së cilëve duhet të mësohet se kush me vite ka përgjuar ilegalisht në…
550-vjetori i vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriti Skënderbeu dhe shpallja e vitit 2018 si vit mbarëkombtar i Skënderbeut, do të shënohet edhe në Maqedoni. Nën patronazhin e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe nga ITKSH, ky vit i Skënderbeut do të shënohet edhe në Maqedoni. Festimet do të fillojnë më 17 janar me akademinë solemne, promovimin e pullës postare dhe shumë aktiviteteve të tjera. Në grupin e punës, janë përfshirë disa institucione, përfshirë universitetet, si dhe profesorë e ekspertë. “Ky shënim fillon me 17 janar të këtij viti me Akademinë solemne dhe me promovimin e pullës postare…
Rritje të numrit të turistëve dhe numrit të bujtjeve regjistroi Enti Shtetëror i Statistikës në nëntor. Sipas të dhënave që sot e publikoi në ueb faqen e saj ESHS citon se në nëntor Maqedoninë e kanë vizituar 50.869 turistë që është rritur për 15,2 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në vitin 2016. Rritje për 18,1 për qind ka edhe në numrin e bujtjeve që në nëntor arritën 115.749. Një rritje më drastike të numrit të turistëve të huaj, respektivisht në nëntor numri i tyre është rritur me 24,5 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2016, ndërsa…
Prokuroria Speciale Publike ka hapur lëndë për shitjen e tokës pas “Ramstor” në Shkup, kurse për këtë e heton edhe biznesmenin Orce Kamçev. Sipas burimeve të Tv Telma nga prokuroria publike tek ta ka mbërritur kërkesë nga PSP-ja që t’ua japë lëndët lidhur me këtë tokë të cilat më parë i ka pasur prokuroria e shtetit nën hetim. Nga PSP as konfirmojnë e as demantojnë se janë duke udhëhequr një hetim të këtillë. Në vitin 2007, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit njoftoi një tender për shitjen e kësaj toke prej më shumë se 4000 metra katrorë në një lokacion tërheqës…
Proakva prej sot filloi me ç’kyçjen e atyre që nuk paguajnë, nga sistemi i furnizimit me ujë në Strugë. Të parët në goditje ishin subjektet juridike të cilët me vite nuk i kanë shlyer borxhet ndaj ndërmarrjes. Për tre vite Proakva nga këto kompani ka kërkesë më të madhe se një milion euro. Vetëm për vitin 2017 kjo shumë është rreth gjysmë milion euro. Përveç qytetarëve, borxhli të mëdhenj janë edhe institucionet shtetërore dhe lokalet, spitalet dhe shkollat ku bien më tepër se 40% të borxheve. Borxh kanë edhe objektet hoteliere, borxhi i të cilëve për vitet e kaluara ka…
Në mbledhjen e sotme të Komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Vllado Misajllovski, Mitko Jançev dhe Aleksandar Nikolloski. Vllado Misajllovski është ish ministër për Transport dhe Lidhje. Në atë funksion erdhi në maj të vitit 2015, në vendin e Mile Janakieskit. Mitko Jançev është kryetari aktual i komunës së Kavadarit, ndërsa Aleksandar Nikolloski është deputet nga rradhët e kësaj partie, i cili poashtu ka qenë edhe i propozuar për ambasador të Maqedonsië në BE. Sekretar i përgjithshëm i partisë është zgjedhur Igor Janushev, ish drejtor i NTP Shkup. Ai përmendej në “bombat” në lidhje me letërnjoftimet.…
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Bllace të Katllanovës, ku para 10 vjetëve në fatkeqësinë e helikopterëve humbën jetën 11 pjesëtarë të ARM-së, deklaroi se të gjitha të dhënat dhe raportet për fatkeqësinë do t’i dorëzohen prokurorit publik të ri nëse ende ekzistojnë dilema për shkaqet e fatkeqësisë. “Sikur edhe muajt e kaluar, kisha takime me një pjesë të familjeve dhe prej tyre dëgjova disa kritika në pikëpamje të hetimeve që janë vendosur rreth shkaqeve për fatkeqësinë dhe ata e shprehën pakënaqësinë e tyre. Ndërmora obligim se të gjitha të dhënat dhe raportet të që janë të kapshme në…
Tragjedi e madhe ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Bërsjaçka Buna” në Shkup. Policia njofton se të enjten në ora 9 e 30 minuta, nëna me iniciale A.S. është zgjuar nga gjumi dhe e ka vërejtur foshnjën e vetë tri javëshe pa shenja jete. Rastin e ka paraqitur vetë nënan në polici, rreth orës 10 e 17 minuta. Me urdhër të Prokurorit public, trupi i pajetë i bebes tre javore është dorzuar për obduksion.
Zv.ministri i Arsimit dhe shkencës Arbër Ademi, duke komentuar zyrtarizimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se kjo është një e arritur e madhe demokratike për gjithë popullin në vend. Ademi mes tjerash ka shkruar se ky ligj tërheq një trajektore pozitive ndër etnike. “Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga Kuvendi është një arritur e madhe demokratike, duke përmbyllur kështu çështjen e vetme legjislative të mbetur nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe duke tërhequr me këtë rast një trajektore pozitive ndër-etnike”, është shprehur mes tjerave zv.ministri Ademi.
Meta ende pa arritur në vizitën e tij zyrtare në Slloveni, me të zbritur në arroport, përmes një fotografije dhe disa rrjeshtave ka uruar shqiptarët e Maqedonisë për këtë arritje të madhe në diten sotme. Meta votimin e sotëm të ligjit e ka quajtur si të arritur jo vetem të Shqiptarëve por edhe të Maqedonasve që aspirojnë rrugën drejte euro integrimeve. Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një akt i rëndësishëm jo vetëm për shqiptarët por edhe për të ardhmen evropiane…

