Author: Arian Arci

Ndryshe nga radhët e tjera sonte në emisionin “ClikcPlus”, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi u përgjigjet qyetjeve të mysafirëve që ndodhen në studio, e ku ka grupmosha të ndryshme të pranishëm, përcjell FLAKA. Ai fillimisht u përgjigj rreth asaj çfarë nënkupton kryeparlamentarë për të, kur tha se të gjitha pozitat që i ka bartur deri më tani, i ka kryer me ndër dhe përgjegjësi të madhe. “Puna dhe përgjegjësia e kryetarit të parlamentit është më e vështir se e një deputeti, por unë këtë detyrë e mora dhe me përkushtim të madh do ta ushtrojë dhe do ti…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën me gazetarin Nazim Rashidi në Emisionin 200 që emitohet në TV ALSAT ka deklaruar se nuk ka gabuar që i ka quajtur “horra” politikanët opozitar shqiptarë, raporton portali “tetova1”. Ali Ahmeti sonte në ora 22:30 në intervistën e fillimvitit është përgjigjur edhe në këto pyetje: A është gjuha shqipe e barabartë me maqedonishten për Ali Ahmetin? A zgjidhet sipas tij çështja e emrit?

Lexo më Shumë

Ministrja serbe për eurointegrime, Jadrana Joksimoviq ka realizuar një takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko. Ajo e ka informuar ambasadorenTipko për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Serbisë në procesin e integrimeve europiane. Joksimoviq ka bërë të ditur se Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë në rrugën evropiane përmes formave të ndryshme të ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave. Bashkëbisedueset janë ndalur te programi i bashkëpunimit ndërkufitar i nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 për promovimin e punësimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, si edhe forcimit të bashkëpunimit social e kulturor për komunat ndërkufitare.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sot, i shoqëruar nga anëtari i KE-së, Igor Nikollov, realizoi takim me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier, përcjell Fol. ‘VMRO-DPMNE-ja si parti politike në të kaluarën dhe në të ardhmen do të bëjë gjithçka në drejtim të realizimit të këtij interesi tonë strategjik. Mickoski potencoi se deri tani nga qeveria në këtë drejtim shohim vetëm angazhime deklerative, pa vepra konkrete’, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Mickoski e ka informuar ambasadorin Thimonier edhe për përndjekjen politike e cila po bëhet ndaj personave me mendime jo të njëjta politike, si dhe represionit të mendimit të lirë,…

Lexo më Shumë

Nesër në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët organizon debat të hapur para qytetarëve. Situata aktuale politike dhe zhvillimet e fundit në skenën politike do jenë temë kyçe e debatit. Në panelin e diskutimit do të jetë prezent lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ish zv. Ministrja për Punë të Jashtme, Arta Toçi si dhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Agon Ferati. Tetovarët do të kenë mundësi që nesër për së afërmi të parashtrojn pyetje liderit të ASH-së Ziadin Sela si dhe panelistëve të tjerë. Debate të tilla Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Një djalë 26-vjeçar nga Koçani ia kanë vjedhur veturën e tij 30.000 euro në Shkup, njofton Ministrisë së Brendshme. Sipas policisë, dje rreth orës 12, A.A. (26) nga Koçani ka paraqitur se ditën e njetë rreth orës 11;45 minuta ë rrugën “Gjorçe Petrov” në Shkup nga ana e personave deri më tani të panjohur i është marrë vetura “AudiA5” me regjistrim të Koçanit, pronë e D.A., drejtuar nga ai. Kur denoncuesi i rastit ka hyrë në burektore e ka lënë veturën hapur me çelësin brenda. Hajnat e kanë shfrytëzuar momentin, kanë hyrë në automjet dhe e kanë nisur, prej ku…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Këshillit Qendror që udhëhiqen nga deputeti Nexhbedin Kahremani, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në zyrat që u hapën në Tetovë. Kahremani në deklaratë për media tha se në Lëvizjen Besa problemet dolën nga mosrespektimi i organeve të partisë, nga siç tha, “disa miq të djeshëm të cilët janë të të etur për zyra dhe të painteresuar për interesat e shqiptarëve”. “Këto hapësira të reja të cilat janë të mjaftueshme, janë të rëndësishme pasi do të jenë dritare për komunikim me gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e Lëvizjes Besa. Këto hapësira nuk janë të ndara në…

Lexo më Shumë

Pjesëtaret e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) nuk po i gëzohen edhe aq shumë rritjes së pagës për 10%. Kushtet e vështira në punë po i bëjnë ata që të heqin dorë nga misioni i mbrojtjes së vendit. Sipas Sindikatës për mbrojtje dhe siguri, vetëm vitin e kaluar rreth 100 ushtarë janë larguar nga ARM-ja. Kryetari i Sindikatës për Mbrojtje dhe Siguri, Risto Ajov, thotë se një arsye tjetër është edhe oferta e kompanive të huaja të sigurisë, të cilat paguajnë nga 6 mijë deri në 8 mijë dollarë. Ai thotë se ushtarët e kualifikuar po braktisin armatën, ndërsa…

Lexo më Shumë

Në mënyrë solemne dhe me të gjitha ceremonitë fetare, të dielën u lëshua në përdorim Xhamia ne fshatin Llokven, Muftinia e Prilepit. Ky organizim u bë nga ana e Muftinisë së BFI Prilep në koordinim me këshillin iniciues, i cili për herë të parë lëshon në përdorim një xhami për nevojat e banorëve të fshatit Llokven, njofton BFI. Xhaminë e ka ndërtuar Jakup Kukuli bashkë me familjarë të tij. “Këtë iniciativë për ndërtimin dhe kompletimin e xhamisë e ka marrë pasi ka dëgjuar se në këtë vend asnjëherë më parë nuk ka pasur xhami, kështu që, ka vendosur që me…

Lexo më Shumë

Një anketim i ri, i cili bazohet në tre sondazhet të WIN/Gallup International, publikuar në gazetën Telegraph të Britanisë së Madhe, tregon se ballkanasit janë më fetarë se homologët e tyre në Evropën Perëndimore. Anketimi, i cili ka analizuar tre sondazhe të marra gjatë disa viteve dhe i ka kthyer ato në një hartë të botës, sugjeron se feja mbetet një faktor më i fuqishëm në mendjet e njerëzve dhe në shoqëri, në të gjitha vendet ish-komuniste të rajonit të Ballkanit, me përjashtime të pjesshme të Bullgarisë dhe Shqipërisë. Kosova, Maqedonia dhe Rumania rezultojnë të jenë shoqëritë më fetare dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi se akoma nuk ka propozim për zgjidhjen e kontestit me emrin, por ndërmjetësi Methju Nimic është inkurajuar të dalë me kornizë fillestare që javën e ardhshme. “Akoma nuk kemi propozim në tryezë për zgjidhjen e kontestit me emrin. Vendosëm ta inkurajojmë ndërmjetësin Methju Nimic të dalë sa më shpejtë, madje edhe të mërkurën e ardhshme me një kornizë fillestare e cila do të shërbejë ose do të japë drejtimet për progres thelbësor dhe paralajmëruam gatishmëri për t’u kyçur si shefa të diplomacive drejtpërdrejt, diçka që deri më tani nuk ka ndodhur”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Këshilli i ri për reforma në drejtësi që u themelua me vendim të Qeverisë do të jetë vazhdimësi e aktiviteteve për reforma në gjyqësi meqë këshilli i deritanishëm nuk do funksionon. Kështu vlerëson Juristi Osman Kadriu sipas të cilit assesi nuk duhet të minimizohet puna e këshillit të deritanishëm për reforma në drejtësi i Kryesuar nga Ministri i Drejtësisë Bilent Saliji. Ai me sukses ka kryer punën e tij por faza e realizimit të reformave në gjyqësor duhet të shkojë në nivel më të lartë dhe kalohet në pjesën e nëntë të planit që parasheh ndjekjen e zbatimit të strategjisë,…

Lexo më Shumë