Ministria e Drejtësisë ende pa asnjë përgjigje konkretë për kërkesën për dëmshpërblim të cilën muaj më parë e dorëzuan të dëmtuarit e rastit të “Sopotit”. Dispozitat e procedurës ligjore për dëmshpërblim parashohin që kjo ministri në afat prej tre muajve të jap përgjigje se e pranon apo jo kërkesën e palës së dëmtuar. Megjithatë, sipas avokatit Vullnet Paçuku, edhe pse kanë kaluar dy muaj nga dita kur është dorëzuar kjo kërkesë, ata ende nuk kanë pranuar asnjë thirrje nga Ministria e Drejtësisë. “Praktika e deritanishme e ka dëshmuar se rrallë herë, por mos të thënë asnjëherë Ministria e Drejtësisë nuk…
Author: Arian Arci
Ministrja e mbrojtjes ka njohu edhe një person tjetër të përfshirë në të enjten e përgjakshme, i cili dyshohet për dhunë kundër saj, atëherë deputete e shumicës, përcjell FLAKA. Sulmuesi ka përfunduar në arrest shtëpiak. Thuhet se ndërmerren veprime hetimore për sigurimin e provave dhe përfundimin e çështjes, pas të cilës do të sjellin një vendim nga prokuroria publike. Ky është një tjetër i dyshuar, përveç të dënuarit Pançe Angelov, i cili pas pranimit të fajit, mori një dënim me 4 vjet burg për sulmin ndaj deputetes Radmilla Shekerinsa.
VMRO-DPMNE me vetëdije dhe qëllimisht e bllokon zgjedhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me çka e vë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e Maqedonisë. LSDM dhe shumica në pushtet e kanë për obligim para qytetarëve ta sigurojnë të ardhmen e Maqedonisë, tha në konferencën për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, transmeton Medial.mk. “Nuk do të lejojmë askush ta rrezikojë, ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë, ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO. E kemi për obligim të sigurojmë qytetarët ta thonë fjalën e fundit”, ka thënë ai. Në këtë drejtim, shtohet…
Komuna e Çairit në bashkëpunim me Shoqatën “Shpresa” sot në hapësirat e komunës i kanë dhuruar gjashtë karroca për nevojat e personave me aftësi të kufizuara, të cilat do t’ju ndihmojnë atyre që më lehtë t’i kryejnë nevojat e tyre dhe të lëvizin lirshëm. Karrocat, siç njofton Zyra për informim e Komunës së Çairit, i ka siguruar donatori nga Zvicra, Zimri Arifi, përcjell Medial.mk. Shefja e Kabinetit, Fisnike Osman falënderoi donatorin dhe Shoqatën “Shpresa” për bashkëpunimin e sinqertë me Komunën e Çairit, duke shpresuar se ky donacion do të inicojë edhe bamirës të tjerë për të ndihmuar kategoritë e ndryshme…
Për shkak të defektit në qafën prej F-80mm në rrugën “Cërvena Voda” 7 në lagjen Debar Maalo, nesër ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë konsumatorët nga rruga e njëjtë në Komunën Qendër. Siç kumtoi QRMK, ndërprerja në furnizimin e ujit do të jetë nga ora 09:00 deri në riparimin e defektit.
Në qytetin e Kumanovës, një shitore është duke shitur parfum dhe bizhuteri të lirë me logon e Coop Pronto. Me këtë rast, gjiganti tregtar zviceran dëshiron të mbrohet. Çdokush që blen në Coop Pronto në qytetin e Maqedonisë Veriore të Kumanovës, mund të kërkojë kot për ushqimet e zakonshme. Edhe me karburant nuk mund të furnizoheni. Në vend të kësaj, ka parfume, kozmetikë dhe bizhuteri të lirë për të blerë. Nuk është çudi: Dyqani nuk ka të bëjë fare me shitoret e shitjes me pakicë të shitësit zviceran. Megjithatë, ai e ka zbukuruar veten me një kopje të logos së…
Njerëzit e parë të Komitetit kombëtar të Maqedonisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizimit sot realizuan takim me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së dhe shefin e Byrosë për konflikte dhe operacione për stabilizim, Pit Maroko në të cilën kanë biseduar për prioritetet dhe nismat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe përpjekjet për përforcimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe rëndësinë për dialog ndërfetar në Maqedoni. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, Maroko, i cili gjendet për vizitë në Maqedoni në suaza të turneut të tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, dërgoi urime për hapat…
Një motoçiklist i ri sot pasdite është dërguar në klinikat e Shkupit me lëndime të rënda pas një fatkeqësie komunikacioni , e cila, sipas policisë, ka ndodhur në orën 13:30 në rrugën “Keji Vëllazërim Bashkimi”, në afërsi të tregut në Gostivar. Nga njohuritë e para t[ ekspertizës së policisë që po kryhet me autorizim të Prokurorit publik, i lënduari është R.A. (21) nga Gostivari. Ai në momentin e fatkeqësisë ka drejtuar motoçikletën “Jamaha R6” me targa të Italisë. Nga shkaqe ende të pakonfirmuara, ai është dneshur me automjetin “Pezho-partner” që e ka drejtuar qytetari i Gostivarit I.N. (58). Gjatë ndeshjes,…
Evitoni ushqim që ka ndërruar ngjyrën, blini akullore nga vende të sigurta të shitjes, ndërsa para konsumimit verifikoni dukjen, erën dhe afatin të përdorimit. Mishin, qumështin dhe vezët ruani në frigorifer, ndërsa frutat dhe perimet pastroni mirë, janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV) që të mos vihet deri në helmim në muajt e verës. AUV paralajmëron se objektet që shesin ushqim dhe shpejtë dhe ëmbëltoret janë në kategorinë “rrezik i lartë”. Agjencia në mënyrë të veçantë e thekson rëndësinë e manipulimit higjienik pas blerjes së ushqimit, si dhe ruajtjes së saj.
Informata për aktivitetet për ridefinim të mënyrës dhe përcaktimit të kritereve për bllok dotacionet dhe ato me dedikim për komunat është një nga pikat e rendit të ditës të mbledhjes së nesërme të 80-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përcjell Medial.mk. Para ministrave, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do të gjendet edhe informata me Propozim tekst të memorandumit mes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Republikës së Serbisë për këmbim të përvojave në sferën e e-transportit. Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria do…
Pakoja e cigareve duhet të jetë në formë të katrorit me qoshe të drejta ose të thyera, e cila do të duhet të përmbajë më së paku 20 cigare, kjo qëndron në draft-ligjin për më të ri për duhanin, prodhimet e duhanit dhe produktet e përafërta me duhanin. Në treg deri më tani, një pjesë e kutive kanë nga 19 cigare. Ligji është propozuar që në fund të vitit 2017-të, në tekst ka pasur komente dhe vërejtje, ndërkaq edhe pse është publikuar versioni i ndryshuar, ende nuk ka kaluar në filtrin qeveritar, njofton Portalb.mk. “Ndalohet lëshimi në treg i pakove…
“Vdekje për shqiptarët”, “Shqiptari i vdekur”, dhe parulla të tjera kundër shqiptarëve është ikonografia pritëse që qyteti i Ohrit rezervon për shqiptarët. Përpos këtyre parullave, janë parë e simbole të nacizmit i cili drejtohej nga Adolf Hitleri. “Shumë morbide, anakronike dhe vullgare-grafite ne hyrje te qytetit te UNESCO-se. Kush i bjen “daulles” se kaluarës jo te largët” Qytetit te Ohrit dhe qytetareve te Ohrit kjo nuk i ngjan. Ne hyrje e qytetit”, ka theksuar Vasfi Doko veprimtari nga Ohri.

