Author: Arian Arci

Ministri i MPB-së greke Panos Skourletis kërkon nga partia Grekët e Pavarur që t ëjenë të vëmendshëm në veprimet që ata i ndërmarrin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, kolegu në Ministrinë e Mbrojtjes, Panos Kamennos nuk e shpreh pozitën e Qeverisë, por atë të partisë që e përfaqëson, kur deklarohet rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Skourletis deklaroi për Radio Real FM se protesta në Selanik ishte e madhe ku janë thënë gjëra që përmenden tashmë 25 vite me radhë.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) edhe më tutje nuk përjashton mundësinë që nëse kryeministri Zoran Zaev shprehet i gatshëm të përmbush kërkesat e tyre, të kthehen në strukturën qeveritare. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti për “Nezavisen Vesnik” tha se Aleanca fillimisht është e përqëndruar në organizimin e Kongresit të parë, ndërsa në Qeveri do të kthehen si fitues. “Është e vërtetë që faktori ndërkombëtar na ka përkrahur që të jemi pjesë e qeverisë së RM, por parimet dhe marrëveshjet jane vlera fundamentale të Europës sidomos për një bashkëqeverisje. LSDM shkeli mbi këto parime, dhe përjashtoj një element të rëndësishëm reformues në…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar për një incident të armatosur që ka ndodhur në fshatin Orllancë të komunës së Haraçinës. Sipas policisë, të dielën rreth orës 14 e 30 minuta, N.S. (33) ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë rreth orës 13, pasi ka arritur me traktor në oborrin e tij, ka dërgjuar një krismë arme pas shpine. Pasi ka zbritur nga traktori ka vërejtur se kuëshëriri i tij, M.S. ka mbajrut pushkë automatike në dorë, urse dy vëllezërit e tij kanë tentuar ta pengojnë, me ç’rast M.S. ka ikur. Pas një kohe të shkurtër, deri sa…

Lexo më Shumë

Treni i linjës Kërçovë – Shkup, ka mbetur tre orë i bllokuar në Gostivar. Shkak i bllokadës ka qenë kapja e një kablloje elektrike nga ana e trenit në Lagjen Tullana. Rastin është paraqitur në polici, por ekipet e hetimit kanë intervenuar vetëm pas tre orëve. Kështu thonë punonjësit e hekurudhave të Maqedonisë në Gostivar dhe udhëtarët. Këta të fundit u ankuan për vonesën e gjatë, pasi kanë pasur punë me tremine në Shkup dhe një pjesë e tyre është obliguar që të udhëtojë me autobusë, për çka është dashur të paguajnë dy herë. Treni i linjës Kërçovë-Shkup, ka pësuar…

Lexo më Shumë

Ndryshime në normativat ligjore të cilat e rregullojnë punësimin e punëtorëve në ndërmarrjet komunale në nivel lokal dhe shtetëror, intervenime në Ligjin për furnizime publike, dhe kyçje në mënyrë aktive në përgatitjen e Ligjit të ri për menaxhim me mbeturina, janë disa nga aktivitetet të cilat do të jenë më prioritare për Shoqatën e veprimtarive komunale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Zvonko Jovanovski, kryetar i Shoqatës së Veprimtarive Komunale në Odën Ekonomike të Maqedonisë, tha se do të iniciojnë ndryshime dhe plotësim të rregullave për punësime në ndërmarrjet komunale. ZVONKO JOVANOVSKI, KRYETAR I SHOQATËS SË VEPRIMTARIVE KOMUNALE “Ne kemi problem…

Lexo më Shumë

Nesër në Shkup do të organizohet protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut. Protesta më saktë do të mbahet te Ura e gurrit në Shkup me fillim në ora 14.00. Protesta mban moton: “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkon rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq. Pas kësaj kanë reaguar edhe partitë politike shqiptare duke kundërshtuar rikualifikimin eventual të rastit të Almir Aliut ku thonë se…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras dërgon porosi nën titullin “Nëse ekziston mundësia, do të jetë marrëzi kombëtare të mos e përdorim”, në intervistën e fundjavës të gazetës “Ethnos’, duke thënë se Athina kërkon emër të vetëm edhe për përdorim të brendshëm, përdorim dypalësh dhe në Kombet e Bashkuara. Tsipras flet gjerësisht për çështjen e emrit, thotë se pas ndryshimeve politike në Shkup ai sheh një qeveri që deklaron se është e vendosur për zgjidhje të çështjes së emrit, por kjo mbetet të shihet në vepër. “Zgjidhja nënkupton emër të përbërë të pranueshëm për të dyja palët, emër për përdorim të…

Lexo më Shumë

Gjuha amtare e heroit të Maqedonisë Antike, Aleksandrit të Madh, sipas disa historianëve, ka qenë gjuha ilire. Ndonëse kjo gjuhë në lashtësi nuk ka qenë e shkruar, por vetëm e folur nga fiset Ilire, historiani Minir Ademi thotë se shqiptarët si pasardhës të Ilirëve, kanë trashëguar edhe gjuhën ku mbi 1.000 fjalë identike vërtetojnë se gjuha e sotme shqipe e ka origjinën nga ilirishtja. Ai thotë se Aleksandri, që ndryshe njihet edhe si Leka i Madh, ka folur edhe gjuhën ilire, madje në radhët e ushtrisë, gjatë betejave të lavdishme në Shekullin IV Para Erës Sonë, në radhët ushtarake kishte…

Lexo më Shumë

Në tregun e gjelbër në Tetovë me vite nuk është investuar në përmirësimin e kushteve si për shitësit ashtu edhe për blerësit. Shitësit e anketuar për TVM2 thonë se vetëm emrin e ka tregu i gjelbër, ndërsa për shkak të kushteve të këqija çdo ditë ballafaqohen me prishje të mallit  të tyre duke shtuar se komuna e Tetovës ju ka premtuar zgjidhje të cilën deri me tani nuk e ka realizuar. “Nuk e di si të them kushtet nuk i plotëson. Po si nuk prishet malli, ja si të kapë i ftohuri menjëherë prishet malli. Ka premtuar por asgjë nuk…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka zhvilluar takimin e radhës në Strugë. Të pranishmit në panel si kryekomunari i Gostivarit Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, kanë folur për zhvillimet e fundit politike dhe hallet e struganëve, përcjell Fol. Taravari gjatë fjalimit të tij ka thënë se ASH çdo ditë e më shumë gëzon mbështetje të parezervë dhe se partia ka arritur zonat në Pollog të përvetësojë elektoratin. Taravari ka theksuar se ASH ka vendosur standarde të reja në politik, siç ishin emërimet e zv.ministrave, të gjithë të kualifikuar. Ai poashtu ka bërë thirrje…

Lexo më Shumë

Pas ndryshimit të qeverisë në Maqedoni, po ndoshin edhe ndryshime në sfera të ndryshme të bizneseve private në vend. Kështu, në fushën e sigurimit privat, për vite me radhë primatin e ka mbajtur kompania “SGS” për të cilën thuhej se pronar i vërtetë është ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov, shkruan Fakte. Por tani gjërat kanë ndryshuar. Kompania për sigurim privat “Nikob” që fillimisht ishte themeluar nga ish kreu i policisë publike Branko Bojçevski, por që me kohë iu shit një kompanie bullgare tani po rimerr tregun e sigurimit privat në vend. Nikob së fundmi ka shpallur konkurs në të…

Lexo më Shumë

Përballë Kuvendit të Maqedonisë u protestua kundër dygjuhësisë dhe shqiptarizimit të vendit, siç thanë organizatorët. Ata akuzuan deputetët dhe përfaqësuesit e Qeverisë se me miratimin e Ligjit për Gjuhët po e shesin Maqedoninë, emrin, identitetin dhe gjuhën. Organizatori i protestës, i cili nuk pranoi të tregojë identitetin e tij, lexoi para protestuesve emrat e 43 deputetëve maqedonas që kanë votuar pro ligjit për përdorimin e gjuhëve. Gjatë protestës një pjesë e demonstruesve kanë djegur flamurin e Bashkimit Evropian. “Kësaj liste duhet t’i shtohen edhe të gjithë emrat e politikanëve maqedonas të cilët momentalisht kanë shprehur gatishmëri për ndryshimin e emrit…

Lexo më Shumë