Aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Shtip-Koçanë në afërsi fshatit Krupishtë, transmeton Aktuale.mk Sipas informatave të para nga zëdhënësja e policisë së Shtipit Gordana Panajotova në aksident janë përfshirë dy automjete duke mbetur të lënduar 4 persona e të cilët janë hospitalizuar në spitalin e Shtipit, transmeton Aktuale.mk Ekipet e zjarrfikësve kanë prerë njërën makinë me qëllim që të nxiren personat e lënduar nga ky aksident.
Author: Arian Arci
Në tetor të vitit të kaluar, kompania ajrore Aegean airlines në konferencë për shtyp njoftoi se gjatë vitit planifikohet vendosja e linjave të reja ajrore drejt 11 qyteteve, ndër të cilat edhe Shkupi. Në këtë konferencë për shtyp, nënkryetari i Aegean airlines ka deklaruar se për linjën ajrore Shkup – Athinë dhe anasjelltas, kanë kërkuar udhëzime nga Ministria për Punë të Jashtme, sepse duhet të kenë kujdes të veçantë për këtë çështje për shkak të “karakteristikave të veçanta të marrëdhënieve në lidhje me emrin e shtetit”. Pengesa e vetme për hapjen e linjës ajrore Shkup-Athinë dhe anasjelltas ishte emri i…
Këshilltari i komunës së Kërçovë nga Partia Demokratike e Turqve, Enver Nutedinovski në seancën e sotme të këshillit të komunës, tha se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të veprojë si një këshilltar të pavarur nga radhët e partisë së tij, përcjell TetovaSot. Në fillim të seancës, këshilltarët VMRO-DPMNE u larguan për shkak se anëtarët e tyre janë ende duke u mbajtur në paraburgim në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Familja Zulbeari informon të gjithë miqtë dhe dashamirët se ceremonia e varimit e 5 anëtarëve te familjes, që pas tragjedisë se sotme humbën jetën si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë e tyre, do të bëhet nesër pas faljes së namazit te Xhumasë te varrezat e reja te qytetit.
Dega “Butel” e Aleancës për Shqiptarët ka ngritur zërin kundër kryesisë së partisë në prag të Kongresit të parë, duke kërkuar kështu përfshirje në vendimmarrje dhe përfaqësim të denjë në organet partiake . Sipas tyre, dega e Butelit ka qenë e anashkaluar si në punësime që u bënë gjatë kohës kur Aleanca ishte ne Qeveri, ashtu edhe në vendimmarrje politike. 1 muaj para mbajtjes së Kongresit të partisë, është paraparë që të mbahet Kuvendi i Degës së Butelit ku do vendosin për propozimet e udheqësisë së re të kësaj dege. Kryetari për organizmin e Kuvendit të Degës së Butelit, Erkan…
Skandalet në Institutin për kontabilistë filloi t’i hetojë Drejtoria për polici financiare. Nga kjo drejtori informojnë se sot kanë hyrë në hapësirat e Institutit për kontabilistë, ndërsa hetimin do ta vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Hetimi i policisë financiare përfshin punën materiale-financiare dhe dyshimet se vendimet në këtë Institut janë sjellë nga persona që nuk janë pjesë e tij. Ministria e Financave konfirmoi skandalin në këtë institut në lidhje me shkarkimin e kryetares Lençe Llapazovska, që dje e publikoi ‘Makfaks’. Nga Ministria e Financave thonë se nuk kanë dhënë mendim pozitiv për shkarkimin e drejtores, edhe pse tashmë…
Kryeministri Zoran Zaev, po e përpilon listën e autoriteteve nga gjyqësori dhe ekspertëve juridik të cilët do të jenë anëtarë në trupin e ri për reforma gjyqësore dhe në të, ashtu siç mëson SDK, sipas funksionit do të jenë anëtarë edhe kryetarët e Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, njofton Portalb.mk. Në gjyqësor, edhe përskaj kërkesave të vazhdueshme të ekspertit gjerman, Rajnhard Pribe për përgjegjësi të gjykatësve dhe të pushtetit më të lart gjyqësor, asgjë nuk është ndryshuar. Ka vetëm një kryetar të ri në GJykatën Themelore Shkupi 1, Ivan Xholev. Sipas kësaj, në këshillin e ri për ndjekje…
Bujar Osmani, është njeriu i dytë i Maqedonisë që viziton Beogradin pas shumë kohësh tensione. Kirurgu shkupjan që ka marrë rol të rëndësishëm në negociatat për emrin e Maqedonisë beson se terapia për diagnozën e konflikteve të Ballkanit është veprimi i përbashkët për ta bindur Evropën. Në kryeqytetin serb ka arritur me punë për ta takuar homologen e tij serbe si zëvendëskryeministër dhe ministër për Integrimin. Bujar Osmani, Zv/Kryeministër i Maqedonisë: “Kjo kohë e pajtimit ndërmjet popujve është një kohë e shtrirjes së dorës së pajtimit. Shoh që mes shqiptarëve dhe serbëve në rajon, shqiptarëve dhe maqedonasve po ndodh përmes bullgarëve,…
Me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Arbën Xhaferit, lideri I Aleancës Ziadin Sela është shprehur se subjekti që drejton ai po ndjek rrugën e tij, njofton agjencia e lajmeve INA. “E nisëm me rrugën e Arbënit, e vazhdojmë gjithashtu me idenë dhe filozofinë politike të liderit historik të shqiptarëve në Maqedoni, Arbën Xhaferi”, është shprehur Sela. Së fundi ai ka realizuar takime me qytetarët në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku ka porositur mobilizim gjithë popullor për avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëv në Maqedoni.
Në një intevistë për Deutsche Welle, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka kritikuar vendimin e homologut të tij të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos e nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi -Maqedoni. Sipas tij, ky vendim nuk mund që të pengohet, kurse e cilësoi si “prodhim të mentalitetit të tejkaluar”. Edhe pse e vlerëson lartë votimin e ligjit në Kuvend, Thaçi mendon se vendimi i Ivanovit është për “keqardhje”, duke shtuar se edhe kjo çështje do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Nga Komuma e Haraçinës sapo morrëm njoftimin se shpallet konkurs për tre arsimtarë të gjuhës angleze, pasi arsimtarët aktual nuk kan të mbaruar drejtimin adekuat dhe kërkohet zëvendësimi i tyre nga profesorë të diplomuar të gjuhës angleze, përcjell Shigjeta.net. Bëhet fjalë për shkollën fillore “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – Haraçinë. Ja dhe shkrimi i plotë origjinal: Nëse bëhet fjalë për fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria jonë,ardhmëria e këtij vendi,ardhmëria e Haraçinës,atëher ne nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të i edukon një arsimtar që nuk ka njohuri në atë drejtim,dhe për këtë arsye drejtoria e shkollës në Haraçinë hap…
Edhe partia e ministrit të Mbrojtjes të Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, kërkon hise në emrin “Maqedonia”, duke konsideruar se ky emër është uzurpuar nga ana e grekëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Balkan Insight, partia nacionaliste bullgare, OBRM-BND konsideron se grekët nuk kanë krejtësisht të drejtë për Maqedoninë, duke shtuar se edhe bullgarët mund të pretendojnë në emrin e Maqëedonisë, por nuk e bëjnë një gjë të këtillë, dhe se nuk shohin problem në përdorimin e këtij emri në formë të përbërë. Kjo parti madje deklaron se mbështet, siç thonë, “vëllezërit maqedonas në çështjen e emrit”, dhe dëshirojnë që kjo të merr…

