Author: Arian Arci

Shkupjani 42 vjeçar nga Vizbegu i Shkupit është plagosur në qytetin e Velesit duke marrë lënsime në këmbën e djathtë thuhet në njoftimin e policisë. Policia ka informuar se rasti është paraqitur nga personi mjekësor në spitalin e Velesit mbrëmë në orën 1 e 15 minuta pas mesnate. Si rast urgjent i plagosuri është dërguar në qendrën e klinikave në Shkup, ndërsa policia po merr masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Është djegur tërësisht një shtëpi në rrugën ‘Mihaill Gllinka’ në Lisiçe. Flakët e zjarrit kishin kapluar edhe shtëpin e fqiut, nga çka ishte dëmtuar kulmi dhe enterieri i shtëpisë. Rreth orës 22 siç njoftojnë fqinjët janë dëgjuar disa zhurma dhe me shpejtësi kanë dalur për të parë se çfar ishte duke ndodhur, kur kanë parë zjarrin që kishte kapluar shtëpitë menjëherë kishin lajmëruar ekipet e zjarrfikësave. Brenda shtëpisë tashmë të djegur kishin qenë 6 anëtarë dhe në shtëpinë tjetër të dëmtuar ishin 4 persona, por fatmirësisht të gjithë antarët e familjes kishin arritur që t’i shpëtojnë flakëve të zjarrit. Ministria…

Lexo më Shumë

Zjarri i madh sonte ka shpërthyer në lagjen Lisiçe të Shkupit. Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët okular nga zjarri janë kapluar disa shtëpi në afërsi të qendrës tregtare. Pas intervenimit të 7 makinave të zjarrfikësve është arritur që të lokalizohet zjarri. Sipas informatave jo zyrtare nuk ka të lënduar.

Lexo më Shumë

Edhe kjo i ndodhi ish-ministres së brendshme, Gordana Jankullovska. Marimanga apo karrotreci i mori makinën e saj dhe ajo edhe pse u mundua të shfrytëzojë autoritetin e saj, punonjësit e ndërmarrjes publike “Parkingjet e Komunës Qendër” nuk përfillën ate, duke theksuar se janë duke respektuar ligjin. Kjo foto është publikuar nga portalet maqedonase, ku shkruan se Jankullovska duke vrapuar arriti që të pengojë tërheqjen e makinës. Por megjithatë ajo pagoi dënimin që duhet për parkim në vend  të gabuar, duke i shpëtuar gjobës prej 45 euro dhe 2000 euro për nxjerrjen e makinës nga parku i makinave të ndërmarrjes së…

Lexo më Shumë

Një katastrofë tjetër ka mund të shpërthej sonte në Tetovë, pasi mori flakë një objekt afarist afër gjyqit, njofton TetovaSot. Sipas dëshmitarëve okularë që bëjnë të ditur për TetovaSot, thonë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 21 e 20 minuta, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, dhe zjarri është vënë nën kontroll. Dëshimitarët kanë përgëzuar njësitin kundër zjarrit, për shpejtësinë e tyre që kanë arritur në vendngjarje, dhe sipas tyre thonë se mbërritja e shpejtë e zjarrfiksave ka evituar dëme dhe ndonjë katastrofë edhe më të madhe./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Kryetari i gjykatës penale Ivan Xholev në një takim me gazetarë është shprehur se furnzimi me kamera i gjykatës për të xhiruar seancat gjyqësore është në fazë të re. Bëhet fjalë për 6 miëj euro që këshilli gjyqësor i gjykatës penale dhjetorin e kaluar ia ndau gjykatës penale për furnizim me kamera, por për shkak se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për realizimin e tenderit, më 31 dhjetor paratë janë tërhequr. Sipas Xholev edhe ky furnizim me pajisje teknike së shpejti do të rregullohet pasiqë gjykata për momentin ka vetëm dy kamera./Aktuale.mk/

Lexo më Shumë

Fëmijë të mirë dhe gjithmonë të buzëqeshur. Kështu thotë arsimtari i edukatës fizike Hekuran Xheladini, duke përshkruar fëmijët e familjes Zylbehari nga Tetova që humbën jetën në mënyrë tragjike. Ai u ka dhënë mësim dy prej katër fëmijëve të familjes Xheladini, për të cilët thotë se kanë qenë jashtëzakonisht të dhënë pas sportit, njofton LajmTv.

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, nëpërmjet një kumtesë thotë se “e dënon sulmin e gazetarit të online medias strugalajm.org, Armand Braho që ndodhi këtë javë në hotelin “Drim” në Strugë”. “Sipas fjalëve të gazetarit, dhunues nga radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët e kanë sulmuar gjatë konferencës, në të cilën gazetari ka qenë i ftuar. Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, iu bënë thirrje institucioneve shpejtë të hetojnë rastin dhe t’i dënojnë dhunuesit. “Nëse pushteti i ri dëshiron të dërgon porosi të qartë se nuk do të tolerojë më sulme mbi gazetarëve duhet të hetojë këtë sulm dhe dhunuesit t’i sjellë…

Lexo më Shumë

Ligji për gjuhët është Kushtetues pasi që i njëjti përcaktohet me amandamente Kushtetues, kështu vlerëson profesori universitar Lubomir Frçkovski, duke komentuar mbi ligjin e gjuhëve në një shkrim autorial. “Ligji për gjuhët është kushtetues sepse kjo përcaktohet në amandamentin 5 të nënit 7 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në organet shtetërore gjuhë zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase mund të përdoret në pajtim me ligjin …. Kjo është e qartë, një ligj i tillë është ky ligj dhe pikë!”, vlerëson Frçkovski.

Lexo më Shumë

Qytetarët e Shkupit do të paguajnë çmim më të lartë të ujit. Nga muaji shkurt apo mars, banorët do të paguajnë 1,32 denarë më shumë nga çmimi aktual. Nga N.P “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup njoftojnë se çmimi në fakt ka shënuar rënie, por shkaku kryesor për shtrenjtimin është se ndërmarrja do të ketë obligime shtesë që do të sjellin shpenzime më të mëdha gjatë punës. “Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup” e merr përsipër mbarëvajtjen e dy stacioneve filtruese për ujërat fekale në lumenjtë Lepenec dhe Treskë, mbarëvajtja e të cilëve në nivel vjetor kushton rreth 100 milionë denarë”,njoftojnë…

Lexo më Shumë

Komuna e Likovës ka vazhduar me punën e saj të palodhsme në terriorin e saj. Kësaj here organet komunale përmes ndërmarrjes komunale për pastrim”PISHA” kanë pastruar deponitë e egra në dy fshatra, njofton Aktuale.mk “Sot u bë pastrimi i deponive te është quajtura Deponi të egra në fshatin Vaksincë dhe fshatin .Llojan nga ana e ndërmarrjes komunale për pastrim “PISHA”, thuhet nga shërbimi për informim i komunës së Likovës.  

Lexo më Shumë