Makineria e rëndë ka shkelur një punëtor gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në një rrugë pranë fshatit Krivi Dol në Shtip. Deri tek tragjedia erdhi sot rreth mesditës, kur për arsye të panjohura, gjatë kryerjes punëve ndërtimore 58-vjeçari me inicialet T.F. nga fshati Rankovcë të Kriva Pallankës u shkel për vdekje. Vdekja ndodhi menjëherë. Inspektim në vendini e ngjarjes ka kryer një ekip i policisë në Shtip, ndërsa ekipi i Ndihmës së Shpejtë nga Qendra Shëndetësore Sveti Nikollë e konfirmoi vetëm vdekjen e punëtorit. Policia po kryen hetim në lidhje me aksidentin dhe gjithçka që lidhet me vdekjen e punëtorit.
Author: Arian Arci
Dosjet e të burgosurve të Idrizovës që do t’i kapë ligji i amnistisë janë bërë gati dhe janë dërguar në gjykatat adekuate, kurse përgjigjet sipas afatit ligjor, duhet të kthehen pas 5 ditëve. Zëvendës drejtori i burgut, Sadush Arifi, tha se kanë punuar edhe gjatë fundjavës që të burgosurit të lirohen sa më shpejt. “Në javën e kaluar kemi punuar edhe jashtë orarit për të arritur që deri sot të jemi të kompletuar që të dërgohen nëpër të gjithë gjyqet e Republikës së Maqedonisë dosjet e të burgosurve. Domethënë 500 janë dërguar, ku presim tash të na përgjigjen në afat…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria ndjek me vëmendje negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Këto negociata, sipas tij, do ti hapnin rrugën Maqedonisë, për të rifilluar procesin e integrimit euro-atlantik. Këtë deklaratë kryeministri i Shqipërisë, Rama e bëri gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas kthimit nga pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Davosit. “Ne ndjekim me shumë simpati edhe ecurinë pozitive të procesit të dialogut mes fqinjëve tanë jugor dhe Maqedonisë. Urojmë dhe shpresojmë që të ketë një finalizim të negociatave që do ti hapnin rrugë Maqedonisë, me një emër…
Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi thotë se nuk di se kë duhet ta ftojnë. Sipas tij, ASH nuk është opozitë se ende është pjesë e qeverisë, e sa i përket Besës, Ademi tha se nuk e diN se sa Besa ekzistojnë për momentin. “Kush është opozita shqiptare? Këtë shqetësim që e ngrenë liderët e partive të vogla shqiptare në takimin e katërshes në klubin e deputeteve e ka ngritur edhe Ivanovi dhe dilema tek pjesëmarrësit ka qenë se kush është opozita? Aleanca akoma vazhdon të jetë në pushtet nëpërmjet zëvendës-ministrave dhe drejtorëve, Besa? Nuk e dimë sa Besa ka… Zoti…
Parlamenti sot ka pranuar vendimin me të cilin propozohet që ish drejtori i Drejtorisë për të ardhurat publike Goran Trajkovski të emërohet për Drejtor në Drejtorinë për mbrojtjen e të dhënave personale, transmeton Zhurnal.mk Deputetët e opozitës kishin qenë kundër sepse ashtu si kanë thënë Trajkovski vendoset në këtë pozitë si shpërblim pasiqë me vite ka qenë i besueshëm i pushtetit derisa shumica parlamentare ka vlerësuar se bëhet fjalë për një personalitet profesional dhe angazhimi i tij do ndihmojë në ngritjen e këtij institucioni.
Kryetari i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane dhe ish-kongresmeni, Joe DioGuardi ka rikthyer vëmendjen në Maqedoni, duke kërkuar përmirësimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni. I pyetur lidhur me zhvillimet aktuale, ai ka thënë se qëndron pas prononcimit të dhënë kohë më parë për “INA” se “shqiptarët duhet të jenë të barabartë në Maqedoni dhe kjo të rregullohet edhe me Kushtetutë” Ish-kongresimeni republikan dhe aleat i fuqishëm i administrates aktuale amerikane, ka theksuar shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë të drejtat e tyre që i takojnë si popull i barabartë dhe se ai kërkon që administrata amerikane të ndjekë me vëmendjen zhvillimet në…
Duke riaktualizuar rastin ” Monstra” gazetari kontravers Zoran Bozhinovski ka folur për detaje tjera përkëtë ngjarje ku humbën jetën disa të rinj dhe më pas në një proces gjyqësorë u dënuan disa shqiptarë të pafajshëm transmeton Faktiditor.ch. Sipas Bozhinovskit automjeti që u ” paraqit ” në rastin , më parë ishte vozitur nga përfaqësues të ekipit policorë ” Alfa” , i shfrytëzuar për nevojat e tyre , ndërsa në depon e veturave të marra , më parë është marrë nga Sinisha Aleksovski , këshilltarë i HORHE i sigurimit. Bozhinovski ka thënë se ” në periudhën para se të ishte lajmëruar…
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi në profilin e tij në facebook me një status ka ironizuar partinë opozitare maqedonase VMRO-në, nē lidhje për amandamentet e dorëzuar për ligjin e gjuhës “Absurditeti i 30.000 amandamenteve nuk është për ligjin për gjuhën, sepse atë e kishin pranuar dhe s’kishin vërejtje, por për “shpëtimin” e tyre”, shkruan Grubi.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi do të presë numrin e përgjithshëm të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së për ligjin e gjuhëve dhe të hënën do të vendosë se çka do të bëj me seancën kun ë rend dite do të jetë ligji për gjuhët, përcjell Aktuale.mk. “Do të duhet fillimisht ti shohë amendamentet. Unë nuk kam të drejtë që tua shkurtojë të drejtën deputetëve që të dorëzojnë amendamente. Ajo që dua të them është se ligji për përdorimin e gjuhëve vecmë është miratuar. Me amendamentet qëllimi është i qartë që të bllokohet votimi dhe aplikimi i ligjit për gjuhët, e jo që ai të…
Është sulmuar një polic në udhëkryqin mes fshatit Likovë dhe Hotël njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas policisë, sulmin e ka kryer S.S. 39 vjeçar nga Haraçina. Sulmi ka ndodhur para ca javëve, kurse të premten ndaj S.S. është ngritur padi penale për sulm ndaj personit zyrtar, shkruan Gazeta Lajm. Sulmi ka ndodhur për shkak se polici e ka ndaluar S.S. me veturë, kurse ai ka filluar ta tërheqë për uniforme dhe në një moment e ka sulmuar fizikisht, njofton MPB.
Pronarët e ndërtimeve pa leje morën edhe një, mundësi të tretë nga shteti për fitimin e statusit juridik. Pas fillimit të këtij procesi disavjeçar, në mars të vitit 2011, pothuajse shtatë vite më vonë janë legalizuar dhe është dhënë listë pronësore për 195.092 objekte, përafërsisht 50 për qind nga gjithsej 440.000 ndërtime pa leje për të cilat është parashtruar kërkesë të statusit juridik. Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore nga marsi deri në shtator të vitit 2011 janë parashtruar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin shtesë, megjithatë, që u mundësua në fillim të vitit…
LSDM i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së duke vlerësuar se ligji për gjuhët nuk është kundërkushtetues…. VMRO-DPMNE është kundër konceptit një shoqëri për të gjithë, Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën, thonë nga LSDM.“Paralajmërimi se VMRO-DPMNE do të kthehet në Kuvend vetëm për të bllokuar një ligj, është edhe një dëshmi se partia opozitare vazhdon të punon kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, qëllimi i vetëm i saj është të krijon bllokadë politike të re me të cilën do bllokohet procesi reformator. Me sjelljen e tillë, VMRO-DPMNE është kundër vlerave evropiane dhe kundër konceptit të një shoqërie për…

