Lidhja e organizatave joqeveritare turke në Maqedoni – MATUSITEB i ka dhënë mbështetje të plotë dhe të pakushtëzuar operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë. Theksojmë se Turqia nuk ka për synim tokët të asnjë shteti, ndërsa operacioni në fjalë është filluar në kuadër të ligjit universal, vendimet e anti-terrorizmit të OKB-së dhe në kuadër të drejtave për vetëmbrojtje në Konventën e OKB-së”, deklaroi kryetar i Shoqatave joqeveritare turke në Maqedoni (MATUSITEB), Husrev Emin Nga MATUSITEB, shprehen se qëllimi i këtij operacioni është që të sigurohet siguria dhe stabiliteti në kufi dhe rajon, të neutralizohen terroristët të organizatave…
Author: Arian Arci
Këshillat penale pranë Gjykatës Themelore Gjykata 1 – Shkup të cilët procedurojnë me kërkesat e parashtruara nga Gjykata, lidhur me Ligjin e amnistisë i miratuan vendimet e para të cilat gjatë ditës do të parashtrohen tek institucionet kompetente të burgjeve prej ku edhe janë marrë kërkesat, njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1. Duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave që vazhdojnë të mbërrijnë në Gjykatë, këshillat penale vazhdojnë me punën dhe vendimet e marra menjëherë do t’i parashtrojnë tek institucionet kompetente me qëllim që të respektohet vendosja e afatit ligjor.
Ekspertët vlerësojnë se me dorëzimin e mbi 35 mijë amendamenteve, VMRO DPMNE-ja, po pengon procesin eurointegrues të vendit, pavarësisht se lideri i ri i këtij subjekti politik Mickovski, nga Brukesli garantoi se partia e tij nuk do të jetë pengesë. Lupco Petkovski nga organizata “Eurothink” druan se partia më e madhe opozitare mund të bëj obstruksione të këtilla vazhdimisht përderisa nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, për të cilën thotë se nuk mund të arrihet pa reformimin e vërtetë të VMRO-së opozitare. Përderisa VMRO-DPMNE e bllokoi ligjin për gjuhët me 35 mijë amendamente atëherë nuk shoh arsye se përse të…
Ky vend pune vazhdon të mbetet i lirë prej një muaji. Prej kur ish-zëvendësministri i punës dhe politikës sociale Elmi Aziri dorëzoi dorëheqjen pas daljes së Aleancës për Shqiptarët nga qeveria, kjo karrigë ka mbetë bosh. Ai thotë se ka dorëzuar veturën, celularët dhe dokumentet zyrtare, njëjtë si ish-zëvendësministri i transportit dhe lidhjeve Remzi Mehmedi dhe ish-zëvendësministrja e punëve të jashtme Arta Toçi. Tre ish-qeveritarët thonë se pagat vazhdojnë t’i marrin meqë prej një muaji nuk është miratuar dorëheqja, dhe sipas tyre kjo po i mbanë peng për të mos iu kthyer profesioneve të tyre. Kreu i Aleancës për Shqiptarët,…
Sot rreth orës 15:15 në rrugën “B.Paroviq” në Shkup, në afërsi të berberhanes “Presheva” , T.A (rreth 35 vjeç) është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në spitalin “Shën Naum Ohridski”. Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur 4 plumba. Po merren masa për zbardhen e rastit.
Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me Nils Muzhnieks, komisar për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës. Siç kumtoi shërbimi qeveritar për informim, Muzhnieks në takim ka vlerësuar se në Republikën e Maqedonisë ekziston energji pozitive për ecjen e vendit përpara. Në takim është biseduar për respektimin e të drejtave të njeriut në vend, në planin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në planin e respektimit e të drejtave të grupeve të rrezikuara dhe në përgjithësi, të gjithë qytetarëve në vend. “E zbatojmë me sukses konceptin e një shoqërie për të gjithë, që e ka mbështetjen e shumicës të qytetarëve…
PPS-ja me mbi 300 biseda të përgjuara do ta vërtetojë korrupsionin në kreun e mëparshëm shtetëror në lidhje me ndërtimin e autostradave Kërçovë – Ohër dhe Miladinovcë – Shtip. Në këtë lëndë, janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrat në qeverinë e tij, Mile Janakieski dhe Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i Agjencisë së rrugëve shtetërore, Lupço Gorgievski. Lënda i është dhënë gjykatësit Goran Boshevski, i cili sot në vend që ta dëgjojë fjalimin hyrës të të dyja palëve, ai i dëgjonte propozimet e palës mbrojtëse për ndarjen e dy ekspertizave nga lista e provave. Avokatët pohojnë se…
Drejtori i teatrit kombëtar maqedonas Dragan Spasovski- Dac, sonte rreth orës 21.20 me makinën e tij ka shkelur një vajzë 27 vjeçare në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, shkruan Plusinfo.mk, përcjellë Aktuale.mk Tani për tani dihen inicialet e vajzës së lënduar e bëhet fjalë për E.C e cila menjëherë është dërguar në spital dhe pas dhënies së ndihmës së nevojshme është konstatuar se ka lëndime të lehta dhe është lëshuar në shërim shtëpiajk, transmeton Aktuale.mk Hetimi në vendin e ngjarjes është në rrjedhë të sipër, ndërsa nuk ka vërtetim të informatave se drejtori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur…
Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi kontrolle të shtuara dhe dënime për ato makina që do të parkohen në mënyrë të paligjshme. Siç kumtuan nga MPB-ja, kjo vjen pasi që në Shkup dhe qytetet e tjera në vend ka qenë konstatuar padisiplina dhe mosrespektimi i rregullave të komunikacionit. Përveç vozitjes së shpejtë dhe parkimit joadekuat, MPB-ja do të shqiptojë dënime edhe për përdorimin e të ashtuquajturve “flesherë”. “Gjatë periudhës së ardhshme më rreptë do të sanksionohen shkeljet në komunikacion të cilat janë shkaqet më të shpeshta për aksidentet me pasoja të rënda, siç janë drejtimi i makinës nën ndikimin e…
Shkupjanët edhe sonte po thithin helm të grimcave kancerogjene PM 10. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë ndotje të lartë, kryesisht me grimcat PM10, prania e të cilave është gati 10 herë më e lartë se normalja, njofton TetovaSot. Në Shkup, më kritike ëhtë në Rektorat, Karposh dhe Gazi Babë, ku niveli i grimcave tejkalon 600 mikrogramë për metër kub, si dhe në Manastir, duke treguar një nivel shumë të lartë të ndotjes. Ndryshe, sot hyri në fuqi masat efektive emergjente që qyteti dhe Qeveria ka marrë për të ulur nivelin e ndotjes, dhe në mesin e tyre është…
Qeveria do të formojë një këshill për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Vendimi, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, është marrë në seancën e sotme të Qeverisë. Këshilli do të jetë kompetent për të monitoruar dhe koordinuar aktivitetet për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.
Qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime. Në seancën e sotme të Qeverisë u shqyrtua dhe u pranua Raporti mbi negociatat e përfunduara për harmonizimin e tekstit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës për kushtet e udhëtimit të qytetarëve të të dy vendeve me letërnjoftime.Pas harmonizimit të marrëveshjes dhe pas ratifikimit në kuvendet e të dy vendeve, qytetarët nga Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina do të mund të udhëtojnë me letërnjoftime, bëri të ditur shërbimi qeveritar i shtypit.

