Në botë është vërejtur rënie e përgjithshme e sundimit të së drejtës, veçanërisht të të drejtave themelore të njeriut, tregon analiza më e mirë e projektit botëror të drejtësisë. Sipas indeksit të sundimit të së drejtës, në listën e 133 shteteve nga e gjithë bota, Maqedonia radhitet në vendin e 57-të. Më keq e radhitur nga shtetet e rajonit është Serbia, e cila gjendet në vendin e 76-të. Ndërsa më mirë e vlerësuar nga vendet ballkanike është Sllovenia – e cila ndodhet në vendin e 26-të, më pas Rumania në vendin e 29-të, Kroacia e 35-ta. Sipas sundimit të së…
Author: Arian Arci
Disa të rinj nga Hasanbegu kanë qenë cak i sulmit fizik nga disa huliganë nga Stajkovci transmeton Faktiditor.ch.Flitet edhe për persona të lënduar në këtë ngjarje të një sulmi ku janë përdorur edhe shufra hekuri .Ngjarja ka ndodhur në autobus.Më pas qytetarët në atë zonë kanë lajmëruar policinë që ka arritur në vendin e ngjarjes dhe i ka arrestuar huliganët.Policia do jep më shumë detaje rreth këtij sulmi që ka ndodhur në rrugën kryesore tek stadiumi i fshatit./Faktiditor.ch/
Ish-kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, i ka mohuar akuzat e pushtetit aktual. Ai, tha se në çdo punë që ka bërë iu është përmbajtur procedurave ligjore. “Jo vetëm për tokën, por ne jemi i mbajtur të gjitha procedurave. Ne kemi investuar shumë në qytetin e Gostivarit, mbi 600 projekte, janë ndërtuar mbi 50 banesa kolektive, ne kemi punuar me të gjitha normat ligjore dhe prandaj Gostivari është qytet ndryshe nga qytet tjera. Ai tani është zgjedhur le të punon dhe të bënë punën më të mirë që kamë bërë unë”, u shpreh Nevzat Bejta, ish kryetar i Gostivarit,…
20-30% e qytetarëve të etnitetit rom nuk kanë mbrojtje shëndetësore si pasojë e mungesës së dokumenteve personale 20-30% e qytetarëve të etnitetit rom nuk kanë mbrojtje shëndetësore si pasojë e mungesës së dokumenteve personale të identifikimit dhe dokumenteve të shtetësisë, tregojnë të dhënat jozyrtare nga sektori joqeveritar. Një pjesë e madhe e tyre janë të papunë, por nuk figurojnë fare në sistemin e Agjencisë së Punësimit si të papunë, thanë pjesëmarrësit në debatin publik “Para ligjit romët janë të njëjtë, ata janë të diskriminuar në praktikën shëndetësore”. “Romët diskriminohen në mënyrë sistematike në vendin tonë edhe gjatë trajtimit mjekësor nga…
Përfundon afati i masave që u aktivizuan për shkak të koncentrimit të shtuar të grimcave PM10 në vend, njofton Medial.mk. Qyteti i Shkupit vendosi që transporti pa pagesë në autobusët urbanë të zgjasë deri në orën 20 të mbrëmjes. Gjithsesi, nga Qyteti i Shkupit sërish u apelojnë qytetarëve të mos i përdorin pa nevojë makinat e tyre, të përdorin sa më shumë transportin publik, të kujdesen që të mos përdorin materiale të rrezikshme për ajrin gjatë ngrohjes së shtëpive të tyre, si materiale të llakuara apo të lyera, vaj makinash të djegur, goma apo material sintetike.
Punonjësit në administratën publike edhe më tej do të duhet të kalojnë tekstin psikologjik dhe testin e integritetit, si dhe duhet të kenë certifikatë ndërkombëtare për njohje të gjuhëve të huaja, transmeton Medial.mk. Nga Ministria për Shoqëri Informatike thonë se Ligji për administratën është sjellë, por i njëjti duhet të harmonizohet me më shumë ligje të tjera. Derisa kjo të bëhet, administratorët e ardhshëm do të punësohen sipas ligjit aktual. “Ndryshimet në Ligjin për administratorët publikë veç më janë miratuar në Kuvend, por është e nevojshme miratim i mbi 120 ligjeve me kushtet e këtij ligji. Disa prej tyre kanë…
Mjekja nga Maqedonia, Arijana Xhambazi që punon në Spitalin e Bernit, Reparti i Mjekësisë Interne në drejtpërdrejtë nga Zvicra në emisionin Click Plus në televizionin 21 ka theksuar se dëshira e saj është të kthehet në vendlindje dhe të ndihmojë të sëmurët këtu në Maqedoni. Në pyetjen e moderatorit se a do të kthehet në Maqedoni për të punuar si mjekje edhe përkundër pagës së vogël në krahasim me pagën që ajo po merr në Zvicër, Arijana Xhambazi është përgjigjush se gjithësesi kjo është dëshira ime të kthehem në vendlindje dhe të punoj në profesionin tim që t’ju ndihmojë qytetarëve…
Personat me të ardhura të ulëta, edhe këtë vit nuk do të kenë nevojë të regjistrohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor për të drejtën e sigurimit shëndetësor. Fondi bën të ditur se këta persona që sigurojnë më pak të ardhura se 144 mijë denarë në vit, do të regjistrohen me automatizëm. Regjistrim me automatizëm do të marrin edhe personat që kanë të ardhura ndërmjet 144 mijë dhe 204 mijë denarëve, por që në dy muajt e fundit kanë siguruar të ardhura prej më pak se 24 mijë denarësh. Dy kategoritë tjera që përfitojnë janë ata që paguajnë 50% ose 100%…
Sipas evidencës së Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor në matjet për 28 ditët e para të vitit 2018, stacionet matëse në Kavadar, Lisiçe dhe Rektorat kanë regjistruar ndotje të ajrit me vlera të grimcave PM 10 shumë herë më të larta nga kufiri i lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Dje janë regjistruar vlera të grimcave PM 10 deri më 300 mikrogram në metër kub. Masat dhe rekomandimet kundër ndotjes së ajrit, janë aktivizuar për herë të tretë gjatë këtij dimri. Aktualisht më të ndotura janë Tetova dhe Kumanova, ndërsa Shkupi sot nuk është në listën e 10 qyteteve më…
Vitin e kaluar në Maqedoni kishte rreth 300 persona me diagnostifikim të ri të kancerit në qafën e mitrës dhe numri i vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundjeje ishte rreth 150. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe me qenë se tani është Java Evropiane e kancerit në qafën e mitrës, është e nevojshme që të merren masa në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të parandaluar këtë sëmundje përmes kontrolleve të rregullta, bërjes së testeve PAP dhe marrjen e vaksinës kundër HPV-së. Ministri Filipçe bëri të ditur se janë duke punuar edhe për integrimin e sistemit shëndetësor elektronik në mënyrë…
Nxënësit e klasës së parë në 366 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, do të furnizohen me 60.000 libra me fotografi me qëllim të arritjes së aftësive për lexim, transmeton Medial.mk Ky aktivitet është pjesë e projektit të Fondacionit për nisma arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” dhe fondacionit “MoneyGram” qëllimi i së cilës është përmirësimi i aftësive matematikore dhe gjuhësore të nxënësve. Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili mori pjesë në promovimin e sotëm të këtij projekti, me këtë rast falënderoi realizuesit e projektit dhe gjithë faktorët shoqëror të cilët në…

