Author: Arian Arci

Statistiakt tregojnë se nga viti në vit numri i viktimave në fakteqësi komunikacioni në Maqedoni është në rritje e sipër. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani kanë vdekur shtatë persona. Duke mbështetur paralajmërimet e MPB-së, ekspertët mendojnë se përgatitja e një dokumenti strategjik për pengimin e kësaj prirje negative kërkon konsultime me të gjitha institucionet përgjegjëse. Duke ndjekur mungesën e disciplinës në komunikacion, MPB-ja paralajmëron se në periudhën që vjen shkeljet në komunikacion do të ndëshkohen ashpër, sidomos ato që janë shkaku më i shpeshtë i aksidenteve me pasoja të rënda, siç janë vozitja në gjendje të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikolloski, sot realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Hungarisë dhe lider i partisë qeveritare FIDEZ Viktor Orban, i cili ishte i shoqëruar nga ministri Antal Rogan. Në takim, njoftojnë nga partia, bashkëpunimi i deritanishëm midis VMRO-DPMNE-së dhe FIDEZ-it është vlerësuar si i shkëlqyeshëm dhe nga të dyja palët është potencuar se i njëjti duhet të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen. Kryeministri Orban ka shprehur mbështetje të plotë për udhëheqësinë e re të partisë. Kryetari Mickoski dhe kryeministri Orban kanë biseduar edhe për marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë…

Lexo më Shumë

– Në dy muajt e fundit tashmë për herë të dytë po shihemi me ministrin Berisha. Kjo tregon se sa po ndryshojnë kohërat në Ballkan. Kjo tregon se sa dy qeveritë janë të përcaktuara për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Këtë e deklaroi në konferencën e sotme për shtyp në Prishtinë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. “Kjo, siç tha, u konfirmua edhe me pjesëmarrjen e ministrit Berisha në takimin e formës A5 të SHBA-së, Kartës së Adriatikut, që u mbajt në Ohër në fund…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ka zvogëluar borxhin publik dhe atë shtetëror për herë të parë pas vitit 2009. VMRO-DPMNE i ka futur në borxhe dhe varfëruar qytetarët në vazhdimësi, me vite, ndërsa paratë i ka shpenzuar për luks, përmendore dhe pasurim të individëve nga kjo parti, thuhet në reagimin e LSDM-së, transmeton Medial.mk Për atë, në vend të politikës reale dhe të përmbajtur, kritikës së argumentuar, sot VMRO-DPMNE plason vetëm lajmë të rreme. Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës së përgjegjshme me financat publike në mënyrë strategjike menaxhon me borxhin dhe e stabilizon ekonominë. Paratë e buxhetit…

Lexo më Shumë

Mediat, gjegjësisht sfera mediatike është një prej sferave kryesore e cila duhet t’u nënshtrohet reformave urgjente. Ky është konstatimi prej sugjerimeve të BE-së, raporteve të ekspertit gjerman Rajnhard Pribe, ekspertëve vendorë dhe politikanëve, prioriteteve reforumuese urgjente, ndërsa është temë edhe e Planit 3-6-9 të Qeverisë së Zoran Zaevit, transmeton Medial.mk. Gazetarët në Maqedoni punojnë në kushte të pasigurta, të rrahur, të rrëmbyer dhe të ofenduar, ndërsa institucionet nuk arrijnë ta dënojnë asnjë prej dhunuesve, tregon raporti për gjendjen me lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve në Maqedoni për vitin 2017. Analiza e Sindikatës së Pavarur të gazetarëve dhe…

Lexo më Shumë

Policia sot doli me detaje lidhur me incidentin e armatosur që ndodhi në afërsi të shtëpisë së pleqve në lagjen e Fushë Tophanes së Çairit. Sipas buletinit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00. Dy persona fillimisht iu kishin afruar 41 vjeçarit që ishte viktimë e incidentit. Njëri e kishte goditur fortë pas shpine me diçka të fortë, ndërsa tjetri sulmues kishte shtënë me armë drejt 41 vjeçarit, e kishte plagosur në pjesën e poshtme të trupit dhe më pas të dy sulmuesit ishin larguar. Ministria e Punëve të Brendshme “A.T u dërgua me emergjencë në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar (nga 22 janari deri më 28 janar), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.085 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 70 për qind krahasuar me javën para saj kur ishin regjistruar 637 persona të sëmurë, citohet në raportin  që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik. Në krahasim me sezonin e kaluar kur ishin regjistruar 1.919 raste, ekziston  zvogëlim për  nëntë për qind nga numri i të sëmurëve  në javën e katërt të vitit. Incidenca e regjistruar këtë javë për herë të parë këtë sezon është mbi kufirin javor të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, i cili sot mori pjesë në konferencën rajonale në Podgoricë, tha se duhet të intensifikohet bashkëpunimi në nivel rajonal dhe më gjerë në luftën kundër armëve të vogla dhe të lehta dhe se është me rëndësi të vendoset sistem adekuat për evidentimin e kontrollit të armëve. “Për fat të keq, nuk ka krim pa përdorim të armëve. Drejtpërdrejtë apo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, armët janë fillimi dhe fundi i pothuajse çdo vepre penale, alfa dhe omega e çdo forme të krimit”, theksoi Nuhiu në konferencën për kontrollin e armëve të vogla dhe…

Lexo më Shumë

Nëse vendoset që të ketë referendum për çështjen e emrit të shtetit, shërbimi profesional I Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në aspektin teknik është i gatshëm që ta realizojë, megjithatë mandati I tyre është I kufizuar dhe nuk do të mund të sjellin vendime, të merren me rregulloren dhe çështje të tjera që nevoiten për realizim. Këtë e sqaroi zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i cili tha se normat ekzistuese të Kodit Zgjedhor kërkojnë plotësimin e vendeve të zbrazëta në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Admir Shabani, KSHZ “Në aspektin teknik ne jemi të gatshëm t’i realizojmë, mirëpo aspekti tjetër është komisioni…

Lexo më Shumë

Nëse vendoset që të ketë referendum për çështjen e emrit të shtetit, shërbimi profesional I Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në aspektin teknik është i gatshëm që ta realizojë, megjithatë mandati I tyre është I kufizuar dhe nuk do të mund të sjellin vendime, të merren me rregulloren dhe çështje të tjera që nevoiten për realizim. Këtë e sqaroi zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani, i cili tha se normat ekzistuese të Kodit Zgjedhor kërkojnë plotësimin e vendeve të zbrazëta në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Admir Shabani, KSHZ “Në aspektin teknik ne jemi të gatshëm t’i realizojmë, mirëpo aspekti tjetër është komisioni…

Lexo më Shumë

ardar ndikon në cilësinë e ujit. Me realizimin e projektit do të mundësojmë mbrojtjen e lumit dhe të ajrit. Këtë do ta arrijmë përmes dy kolektorëve në dy anët e Vardarit”. Ndërsa drejtori teknik i “Ujësjellës dhe Kanalizim” Zllatko Ikonomov tregoi për karakteristikat e këtyre dy kolektorëve. Zllatko Ikonomov, drejtor teknik i “Ujësjellës dhe Kanalizim” “Janë dy kolektorë në anën e djathtë dhe të majtë. Nga ana e majtë kolektori është me gjatësi prej 4, 5 km. Ndërsa në anën e djathtë të Vardarit është rreth 3,5 km gjithashtu me një profil të madh prej 1800”. Ata thonë se Qeveria…

Lexo më Shumë

“Nëse parashtron pyetje asnjëherë nuk do të marrësh intervistë” Me këto fjalë Jane Llazevski i Ministrisë së Punëve të Jashtme u mundua që ta heshtë gazetarin e TV21, dhe mos ti lejojë të parashtrojë pyetje në konferencën pas takimit të ministrit Nikola Dimitrov me ndërmjetësin Methju Nimic. Por pyetjen e bëri, dhe për t’ia dhënë fjalën u pajtua edhe ndërmjetësi ndërkombëtar, duke kërkuar vëmendje për pyetjen që po i parashtrohet. Gazetari i TV21 filloi pyetjen pa mikrofon, kurse gjatë parashtrimit mori edhe paralajmërimin nga Llazevski nëse e përfundon fjalinë. “Nëse parashtron pyetje asnjëherë nuk do të marrësh intervistë” Pas përfundimit…

Lexo më Shumë