Disa nga vendet e Ballkanit janë përfshirë nga një mot i keq, me temperatura që shkojnë deri në -10 gradë celciues, reshje të mëdha bore dhe erëra të forta. Kroacia pothuajse është zbardhur, ndërsa një situatë e ngjashme regjistrohet edhe në Bosnje dhe Slloveni. Në Kroaci, trashësia e borës arrin nga 62 cm deri në 120 cm. Bora nga mëngjesi o sotëm ka përfshirë edhe Slloveninë ku temperaturat janë ulur deri në – 10 gradë. Reshjet kanë prekur edhe pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Bosnjes, duke shkaktuar probleme në trafikun e automjeteve.
Author: Arian Arci
Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët e sotme aty ende banojnë shqiptarë ortodoksë dhe pak vllehë. Por sipas të dhënave nga viti 1912 deri në vitin 1928 në Negovan banonin rreth 1100 njerëz. Ky fshat është i njohur për atdhetarizmin e banorëve të tij. Në shumë shkrime të mëparshme kemi përmendur që në këtë fshat u hapën shkolla shqipe dhe u mbajtën mesha në gjuhën shqipe që në fillim të shekullit XX.Fshati është i njohur sepse këtu lindën figura të shquara shqiptare ndër më të njohurit…
52 vjeçari N.S., nga Shkupi sot në mëngjes është gjetur i vdekur në rrethin e ish “Kombinatit Industrial – Fusha Shkup”, e locuar në rrugën lokale për në fshatin Haraçinë të Shkupit, pasi që paraprakisht në polici ka ardhur informatë se në të njëjtën lokacion ka pasur grindje me disa personave, informon policia, njofton Portalb.mk. Grindja ka filluar mes R.S. (51), D.S. (23), J.S. (24) nga njëra anë dhe N.S. (46) dhe N.S. (52) nga ana tjetër. Arsyet për prishjen e rendit dhe paqes publike kanë qenë për shkak të mospastrimit të llogarive pronësore mes vëllezërve R.S., N.S. dhe N.S.,…
Intensifikimi i negociatave për zgjidhjen e konstestit për emrin pas shumë viteve ngecje, ka ngjallur optimizëm se çështja kësaj here po shkon drejt zgjidhjes. Vizitën e djeshme të Nimicit në Shkup, njohësit e rrethanave politike, Sefer Tahiri dhe Nano Rushin, e vlerësojnë si ditë tipike diplomatike, duke thënë se është shumë pozitive që bisedohet pas shumë vjet pauze. Tahiri deklaron se pala politike e cila është në pushtet e ka shumë të qartë se mandati i saj politik nuk lidhet vetëm me reformat e brendshme, por edhe me zgjidhjen e kësaj çështje shumë të rëndësishme. Sipas tij, nëse në tavolinën…
“Maqedonia është e ndarë thellë në fushën e përfaqësimit të barabartë të etniteteve brenda shtetit”. Ky është vlerësimi i Komisionarit të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut Nils Muizhneiks, i cili vendosi theks të veçantë në përdorimin e gjuhëve të grupeve shoqërore. Sipas tij, tani është koha e fundit që Maqedonia t’i kalojë këto ndarje etnike. Përfaqësuesi i lartë i Këshillit Evropian për të drejtat e njeriut, bën thirrje për integrim dhe vlerësim të barabartë të etnive jo-maqedonase brenda shtetit. “Shoqëria maqedonase mbetet thellësisht e ndarë përgjatë vijave etnike dhe gjuhësore dhe është koha e fundit që udhëheqësit…
Uji, kanalizimi, çerdhja, përmirësimi i arsimit dhe shkollave, do të jenë prioritet në vitin 2018 thotë për Medial.mk kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi. Sipas saj, bëhen përpjekje maksimale që të njëjtat të përmbajnë standardet më të larta kualitative. Halimi tha, se si komunë kanë konkurruar me projekt konkret për ndërtimin e çerdhes, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale, deri më tani kemi marr pëlqimin e tyre dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve shumë shpejt do të fillojnë punimet. “Çerdhja është një ndër prioritetet tona. Ne gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, kemi krijuar projektin e çerdhes, kemi…
Qytetarët këtë vit për herë të fundit kanë obligim vetë të dorëzojnë deklarata tatimore vjetore në DAP. Megjithatë, siç është bërë deri më tani, mendësia të pritet momenti 12 pa pesë, është më e madhe se apeli që ky obligim të kryhet në kohë. Afati për dorëzimin e deklaratave skadon më 15 mars, ndërsa gjatë muajit janar janë dorëzuar vetëm 2420 deklarata, që është vetëm gjysmë për qind nga numri i pritur prej mbi 400 mijë deklaratave. “Sërish e kemi gjendjen e njëjtë sikur vitet e kaluara. Obliguesit tatimorë i presin momentet e fundit, gjegjësisht afatin e fundit për dorëzimin…
Këshilli për Ndjekjen e Zbatimit të Strategjisë për Gjyqësinë me të cilin do të kryesojë kryeministri, Zoran Zaev do të ketë të paktën 20 anëtarë, thonë burimet nga Ministria e Drejtësisë për TV Telma, transmeton aktuale.mk. Planifikohet që dy anëtarë të jenë profesorë të drejtësisë ndërsa të tjerët kryetar të gjykatave, krerët e prokurorive, përfaqësuesit e organeve dhe trupave të prokurorisë dhe gjyqësorit, ose siç paralajmëroi kryeministri Zaev, disa praktikues nga gjyqësori. Sipas burimeve të TV Telma, planifikohet që anëtar të jenë gjithashtu edhe ministrat e drejtësisë, MPB dhe financave. Megjithatë përbërja përfundimtare ende nuk është shpallur e as nuk…
EVN Maqedoni nga fillimi I vitit filloi me dërgimin e faturave edhe në gjuhën shqipe. Fatura në gjuhën shqipe është mundësuar edhe më herët, por vetëm me kërkesë të konsumatorit. Përveç kësaj, faturat do të jenë me dizajn të ri i cili do tu mundësojë konsumatorëve lexim më të lehtë të të dhënave të faturës. Fatura përmban të dhëna në lidhje me konsumatorin, pastaj konsumimi I energjisë elektrike I treguar në kilovat për orë dhe denarë për tarifë të ulët dhe të lartë, gjithashtu tregohet edhe përqindja e parave që paguhet për energjinë e harxhuar si dhe këshillat për kursim.…
Eurodeputetët Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonino Piculla nga grupi i deputetëve të social-demokratëve në Parlamentin Evropian, në takimin e sotëm me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov e riafirmuan mbështetjen për avancim dhe zhbllokim të procesit euro-integrues të Maqedonisë me fillim të negociatave për inkuadrim me BE-në, transmeton Medial.mk. Siç kumtoi MPJ-ja, në takim është biseduar për procesin euro-integrues të Republikës së Maqedonisë dhe implementimin e reformave kyçe, ndërsa janë shqyrtuar edhe aktivitete më të rëndësishme vijuese nga agjenda evropiane, si dhe çështje të tjera aktuale. “Dimitrov e potencoi gatishmërinë e Qeverisë për angazhim të plotë në implementimin…
Policia e Maqedonisë ka nisur me aksion masovik për kontrolle dhe dënime, thuajse për çdo gjë dënohesh. Pjesë e dënime të komunikacionit madje janë rritur. Nëse nuk e keni vendosur rripin e sigurimit gjatë vozitjes dënoheni me 40 euro ose 25 pikë negative. Për bashkudhëtarin dënimi për mos vendosjen e rripit të sigurimit është 50 euro.
– SHA ELEM kumtoi se personi juridik TRANSMET ja hequr dorë nga marrëveshja për mihje të thëngjillit në REK Bitola dhe i ka njoftuar se po tërhiqet nga tenderi i fituar paraprakisht për shkak të pamundësisë për t’i përmbushur obligimet për mihje sipas dinamikës së konfirmuar. Sipas kumtesës, marrëveshja me TRANSMET-in prej sot është shfuqizuar dhe SHA ELEM do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike që i ka në dispozicion në pajtim me marrëveshjen dhe në pajtim me ligjet për ta pakësuar dëmin që i është shkaktuar nga puna e pandërgjegjshme e personit të cekur juridik, ndërkaq me atë ta ulë…

