Më shumë se 1400 dosje të personave të burgosur arritën në arkivat e të gjitha gjykatave në vend, pas hyrjes në fuqi të ligjit të amnistisë. Sipas drejtorit të burgut në Idrizovë, janë liruar 181 të burgosur. Dënimi prej 30% është reduktuar për rreth 300 persona të dënuar, deklaroi drejtori i burgut Sadush Arifi për TV 24. Ai hedh poshtë akuzat e disa të dënuarve që akuzuan për ryshfet nëpër burgje dhe se ka pasur tarifa për të amnistuarit. Ligji u miratua më 15 janar dhe nuk vlen për vrasësit, pedofilët, përdhunuesit dhe personat që kryen krime kundër shtetit.
Author: Arian Arci
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Bërvenicë – Radiovcë, ku për pasojë mbeten të lënduar rëndë babë e bijë. Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se viktimat babë e bijë janë në gjendje të rëndë, dhe se janë dërguar me urgjencë në Klinikën e Shkupit. “Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në rrugën Bërvenicë – Radiovcë, ku me plagë të rënda përfunduan në Spitalin e Tetovës babë e bijë 17 vjeçare, dhe pas vështirësive të lëndimeve ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Nga atje nuk kemi informacione për gjendjen e tyre”,…
Avancim i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë dhe Rusisë kanë dakorduar sot ministrat e bujqësisë Lupço Nikollovski dhe Aleksandar Tkaçov në takimin në Moskë. Ministri Nikollovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Federatën ruse, theksoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë t’i mbështesë kompanitë e Maqedonisë në promovimin e prodhimeve bujqësore-ushqimore në tregun rus, përmes mbështetjes për pjesëmarrjen e tyre në panaire më të mëdha në Moskë siç është “Prodekspo” dhe “Bota e ushqimit”. Nga ana e ministrit turk është theksuar që Maqedonia të vazhdojë me promovimin dhe pasurimin e asortimentit me prodhime të reja të…
Një banorë i qytetit të Kumanovës i moshës 35 vjecare ka vendosur që të shesë të gjitha stolit e arit të bashkëshortes së vet në vlerë prej 20.000 mijë euro dhe ti investon në kriptomonedhat virtuale BITCOIN, mëson portali Amerika-radio. 35 vjecari nga Kumanova është i njohur për redaksion tonë, por për shkaqe objektive nuk do ta publikojm identitetin e tij, por përvojën e tij në investime në kartmonedhat vituale. Ai për portalin tonë me shumë shqetësim tregon mënyrën se si ishte manipuluar për të investuar. “ Isha në Shkup dhe u takova me një shok nga Kosova. Më tregoi…
Emri dhe çështjet e identitetit fuqishëm ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për anëtarësimin në BE, tregon anketa debatuese për përfitimet dhe sfidat nga anëtarësimi i Maqedonisë në BE e zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane. Anketa është zbatuar prej datës 1 deri më 7 nëntor të vitit 2017, kur janë anketuar 1.200 persona, si dhe më datën 18 dhe 19 nëntor kur janë anketuar 150 pas një ngjarjeje debatuese të organizuar për anëtarësimin në BE, emrin dhe identitetin. Para debatit, 30 për qind e kundërshtuan plotësisht integrimin në BE për shkak druajtjes nga ndryshimi i identitetit kombëtar ndërkaq pas debatit…
Gjatë reshjeve të pandërprera të shiut NPK Saraj gjatë ditës së sotme ishte në teren për sanimin dhe pastrimin e rrugëve nga shiu i rrëmbyeshëm. Intervenim në pastrimin e rrugës është kryer tek qarkorja në dalje të Sarajit si dhe në hyrje të vendbanimeve Bukoviç, Paniçar dhe Rashçe ku me anë të ekskavatorëve dhe cisternave është pastruar uji në këto akse rrugore.
Zhgjidhja e Nyjes Ballkanike .apo Peshtjellimi i Lemshit ,ne Gadishullin ILirik. SI DUHET TË VEPROJNË SHQIPTARËT….. Shkruan Hamdi Ndrecaj-PANTERI Shthurja e shtetit Helen dhe ultranacionalistët grekë, organizata e ashtuquajtur “Agimi i Artë”, gjoja se negociatat për ndryshim të emrit të IRJM po vazhdojnë, shteti Helen dhe ultranacionalistët grekë po bëjnë përgatitjet e fundit për aneksimin e shtetit monstrum sllavo-maqedonas. Një gjë e tillë s’është gjë tjetër, veçse një realitet i pritur që të realizohet. Greqia dhe Serbia duke shfrytëzuar me mjeshtëri angazhimin shtarak turk në Lindje, tanimë kanë përgatitur terrenin për ndarjen e Maqedonisë, kuptohet në disfavor të shqiptarëve. Pra…
Qindra-mijëra persona kanë protestuar sot në sheshin “Syntagma” para parlamentit në Greqi kundër pranimit të emrit të Maqedonisë. Kompozitori me fame botërore, Mikis Theodorakis dhe konstitucionalisti i njohur Jorgos Kasimatis kanë kundërshtuar negociatat, duke theksuar se shteti fqinj ka pretendime territoriale. Kompozitori grek Mikis Teodoraskis i pari mbajti fjalim në protestën e madhe në Athinë, e thirrur kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e shtetit tonë. Kompozitori i famshëm i dërgoi kritika të ashpra qeverisë greke, por edhe vendit tonë. Përveç se tha se Maqedonia është greke, ai kërkoi edhe referendum, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Nëse një qeveri greke mendon që ta lë nënshkrimin në vendin për emër të…
Ministri për administratë dhe shoqëri informative, Damjan Mançevski në intervistën javore të Radio Evropës së Lirë, ka thënë se qeveria është duke përgatitur një plan sipas të cilit teprica e administratorëve në institucionet shtetërore do t’i ofrohet biznesit privat. Sipas Mançevskit, transferimi nga administrata shtetërore në biznesin privat do të bëhet vetëm në formë vullnetare, e jo me detyrim. Ky projekt qeveritar pritet të fillojë në vitin 2019. Ministri Mançevski poashtu ka paralajmëruar se nuk do të ketë rroga për institucionet që nuk do të dorëzojnë numrin e saktë të punësuarve. Ai ka folur edhe për 1600 administratorët që marrin…
Disa nga vendet e Ballkanit janë përfshirë nga një mot i keq, me temperatura që shkojnë deri në -10 gradë celciues, reshje të mëdha bore dhe erëra të forta. Kroacia pothuajse është zbardhur, ndërsa një situatë e ngjashme regjistrohet edhe në Bosnje dhe Slloveni. Në Kroaci, trashësia e borës arrin nga 62 cm deri në 120 cm. Bora nga mëngjesi o sotëm ka përfshirë edhe Slloveninë ku temperaturat janë ulur deri në – 10 gradë. Reshjet kanë prekur edhe pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Bosnjes, duke u lëshuar në jug, por 3ndr nuk dihet nëse do të arrijnë edhe në…
Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov nesër do të ulet në bankat e të akuzuarve për lëndën Trezor, të prokurorisë publike. Bashkë me të në akuzë janë të përfshirë edhe ish shefi i kabinetit Toni Jakimovski dhe ish ministri i punëve të brendshme Nebojsha Stajkoviq dhe ish drejtori o drejtorisë së pestë Goran Grujovski. Lënda “Trezor” ka të bëjë me krimin ekonomik për keqpërdorimin e mjeteve të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë në lidhje me furnizimin e pajisjeve elektronike-komunikuese dhe trajnim për shfrytëzimin e tij nga një firmë e Britanisë së Madhe për nevojat e Drejtorisë së Pestë. Këtë rast…
Kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari dhe Drejtori i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale Dashmir Limani, në bashkëpinim me Kryqin e kuq të udhëhequr nga Sekretari Besnik Selimi dhe Komandanti i Shtabit të krizave pranë Komunës së Kërçovës Ramiz Rexhepi, strehuan 30 familje rome shtëpitë e të cilëve u përmbytën nga rreshjet e fundit të shiut. Për personat në nevojë është siguruar ushqimi, mjetet higjienike, përkujdesja mjekësore dhe gjithçka që nevojitet. Gjithsej objekte të dëmtuara janë 122 të cilat sot janë evidentuar, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhet vlerësimi i dëmit. Ekipet komunale të NP ”…

