Author: Arian Arci

Në rajonin më të gjerë të Tetovës dhe Gostivarit, gjatë kësaj jave dukshëm është rritur frekuentimi i përgjithshëm në trafik, që është karakteristike për gjysmën e dytë të muajit korrik. Dinamika e rritur nëpër rrugë, krahas tjerave është edhe shkaktarë për ndodhjen e aksidenteve të trafikut, ku më së shumti si rezultat i shpejtësisë së papërshtatshme, gjegjësisht vozitjes së shpejtë, parakalimit të parregullt dhe mosmbajtjes së anës. Gjatë ditës së martë, në këtë rajon kanë ndodhur gjithsej 12 aksidente, me 24 persona të lënduar. Vetëm tre nga aksidentet kanë përfunduar me dëme materiale, derisa në të gjitha tjerat – pasojat…

Lexo më Shumë

Ushqimi i cili vlerësohet si tepricë duhet të përfundojë te familjet të cilat nuk mund t’ia lejojnë vetes atë. Kushtetuta e garanton të drejtën që t’u ndihmohet qytetarëve të cilët janë të rrezikuar. Sipas të dhënave, 450.000 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë, ndërsa njëkohësisht hidhen rreth 10.000 tonë ushqim në nivel vjetor në vlerë prej 12 milionë eurosh. Është e nevojshme që të ndërmarrim aktivitete për zvogëlimin e numrit të të varfërve, për ngritjen e vetëdijes për shfaqjen e solidaritetit, me qëllim që ata të marrin shujtë. Këtë e theksuan pjesëmarrësit e debatit publik në temën “Ushqimi si…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike nesër  do të jenë  disa pjesë  të komunave Karposh, Çuçer Sandevo, Kisella Voda dhe Saraj. Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15 konsumatorët e ndërtesës nr. 5 në rr. Shekspirova në komunën e Karposhit, nga ora 1:00 deri në orën 14:00 konsumatorët e vendit të quajtur Çardak dhe një pjesë e fshatit Brazda  në komunën e Çuçer Sandevës dhe në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:30 konsumatorët e një pjese  të rr. Hristo Tatarçev rreth unazës së re në stacionin e fundit të autobusit me nr. 24,  në komunën Kisella Voda. Ndërprerje të…

Lexo më Shumë

Dy ditë me radhë nga 100 tonë pemë dhe perime në tregun me shumicë të Shkupit mbetën të pa-blera meqë nuk u paraqitën tregtarët nga Kosova. Kjo është pasoja e doganës më të madhe për 30 për qind për 21 produkte bujqësore, të cilën e vendosi Qeveria e Kosovës, ndërsa hyri në fuqi prej sot. Situata me mallin është tejet dramatik. Ky mall që e shikoni këtu, ishte parashikuar të shkojë, tani do të hidhet i tëri. Kjo doganë prej 30 për qind të cilën e vendosi Kosova është goditje për ekonominë në tërësi. Jo vetëm për pjepër ose pjeshkë,…

Lexo më Shumë

Përveç deputetëve të shumicës, Alsat mëson se shumica parlamentare ka mbështetjen edhe të disa partive opozitare për votimin e ndryshimeve kushtetuese për finalizimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Edhe pse Partia Socialiste, partner i koalicionit me VMRO-në, nuk pranoi që të prononcohet, Alsat mëson se socialistët të cilët kanë 3 mandate në Kuvend, gjatë takimit të një dite më parë të liderëve, kanë qenë konstruktiv sa i përket referendumit. Madje ata vazhduan të qëndrojnë në takim edhe pse Mickovski e lëshoi të njëjtin. Mbështetjen për finalizimin e Marrëveshjes për emrin për Alsat sot e konfirmuan edhe Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve ka thënë se i gjithë takimi është përqendruar tek çështja e referendumit, që ai të jetë konsultativ, njofton Medial.mk. “I ftova liderët politik në takim për të vendosur së bashku dhe të zgjedhim stabilitetin dhe sigurinë për të ardhmen. Në takim biseduam për çështjen e referendumit në drejti të asaj se “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE pas pranimit të Marrëveshjes me Greqinë”. Në kushte kur Kuvendi duhet të miratojë një vendim të rëndësishëm, referendumi të jetë konsultativ para se të miratohet një gjë e tillë. Gjithsesi vullnetin e qytetarëve duhet…

Lexo më Shumë

Pasi kreu i VMRO-DPMNE-së lëshoi takimin e liderëve duke u ankuar për formatin, konkretisht për shkak se janë ftuar të gjitha partitë parlamentare, burime brenda partiake thonë se është e mundur që nesër Kryeministri Zaev të ftojë në takim tet a tet, kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton Medial.mk. Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të liderëve në konferencë për media i përgjigjet kërkesës së kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski për një takim tjetër vetëm mes katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni. Zaev tha se takimi do të mbahet nesër në…

Lexo më Shumë

Nuk kemi ekipe të mjaftueshme. Kjo ka qenë përgjigja nga ndihma e shpejtë e Ohrit në telefonatën e gruas 81 vjeçe nga fshati Gorenc në Ohërit, tregon i biri i saj i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa edhe pse e kanë telefonuar urgjencën, nuk ka ardhur askush për ta ndihmuar dhe si pasojë, familjarët kanë rrezikuar duke e dërguar deri në Ohër. Ohri si pikë turistike posedon vetëm dy ekipe të ndihmës së shpejtë në turne, edhe pse mbulojnë territor të madh në komunën e Ohrit dhe Debërcës.…

Lexo më Shumë

Shkupi me rrugë e cila do ta mbajë emrin e politikanit dhe diplomatit norvegjez Torvald Stoltenberg, i cili vdiq më 13 korrik në moshën 87 vjeçare. Ai në vitin 2008 u shpall qytetar nderi i Shkupit për shkak të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në riparimin e kryeqytetit tonë. Në seancën e sotme të 14-të me një minutë heshtje anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit i dhanë respekt Stoltenbergut. Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov para fillimit të seancës së sotme deklaroi se Stoltenberg në Shkup ka lënë vepra shumë të vlefshme të cilat, siç tha, janë paradigmë…

Lexo më Shumë

Nuk është e vërtetë se fotoreporterëve dhe kameramanëve u është ndaluar ta ndjekin takimin e liderëve. Të gjithë përfaqësuesve të mediave u është mundësuar qasje për fotografim dhe për të xhiruar, sallë pune dhe të gjitha kushtet e domosdoshme. Mbi 20 kameramanë dhe mbi 10 fotoreporterë janë brenda dhe janë duke punuar pa pengesa, shkroi në profilin e tij në Facebook këshilltari për marrëdhënie me opinionin në Qeveri, Marjan Zabërçanec. Pasi disa fotoreporterëve sot nuk u është lejuar t’i fotografojnë liderët e partive politike se si hynë në Klubin e deputetëve, Zabërçanec në status thekson se “në hyrje, shërbimet e…

Lexo më Shumë

Disa fotoreporterë sot pasdite nuk arritën t’i fotografojnë liderët e partive politike të cilët arritën para Klubit të deputetëve në takimin e liderëve. Pjesëtarët e sigurimit nuk u lejuan atë ta bëjnë në hyrjen e objektit siç kërkuan, transmeton Media. Në shenjë proteste, fotoreporterët i lëshuan fotoaparatet para hyrjes së Klubit të deputetëve. Një pjesë prej tyre të cilët janë në Klubin e deputetëve dhe e presin rezultatin nga takimi i liderëve, thonë se kolegët e tyre kanë dashur t’i fotografojnë liderët në hyrjen e objektit derisa dilnin nga automjetet që deri tani ishte praktikë e zakonshme në takime të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev për sot, për dallim nga herat tjera, në takimin e Liderëve   ka ftuar   edhe kreun e ASH-së Ziadin Sela. Në takimin e Liderëve , sigurisht se  temë  kryesore  diskutimi pritet të jetë  çështja e referendumit  që është paralajmëruar të mbahet në Tetor. Ky është takimi i parë zyrtar mes Zaevit dhe Selës, që nga  dalja e Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e RM-për çështje parimore. Si duket Kryeministri Zaev kësaj rradhe nuk  e ka dëgjuar partnerin qeveritar BDI-në dhe se sërish llogarit në ndihmën e ASH-së për ta patur sukses Referendumi. Njejtë si vitin e kaluar  kur …

Lexo më Shumë