Përkrahja e institucioneve ndërkombëtare për konsolidimin e vlerave demokratike të pushtetit lokal dhe përforcimin e kapaciteteve funksionuese të Këshilli Komunal si mekanizëm i kontrollit të punës, është gjithmonë e mirëseardhur dhe zgjeron perspektivën aktuale. Bashkë me kryetaren e Këshillit të Komunës së Çairit Xhemile Memeti në zyrat e UNDP-së në Shkup me homologët nga pesë komuna tjera si: Velesi, Sveti Nikole, Vallandova, Strumica dhe Ohri, nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me UNDP-në për realizimin e projektit “Fuqizimi i Këshillave Komunal – Faza e zbatimit“ të financuar nga Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Në këtë ceremoni poashtu morën pjesë edhe: Luiza…
Author: Arian Arci
Një shtetas i Britanisë së Madhe, pesëdhjetë e dy vjeçar herët në mëngjes është gjetur i vdekur në tualet në aeroportin e Shkupit. “Në vendkalimin kufitar në aeroportin “Aleksandri i Madh”-Shkup, nga ana e shërbimit të sigurisë të aeroportit, në tualet, është gjetur V.M. (52) nga Britania e Madhe, i cili nuk ka dhënë shenja jete”, kumtoi MPB. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.
Hyrja e mundshme e Maqedonisë në NATO do të ishte një pranim në një organizatë ndërkombëtare, e jo në aleancë, e cila sipas koordinatorit kombëtar të NATO-s, Stevo Pendarovski, automatikisht do të thotë se nuk ka asnjë detyrim për qytetarët që të deklarohen në referendum. “Pra, kur hyjmë në NATO, nuk e përdorim nenin 120 që flet për hyrje në aleancë me vende të tjera, por flasim për hyrje në organizatë ndërkombëtare. Ky nen ka të bëjë me pyetjen e referendumit – a dëshironi të hyni në aleancë me…, pra ne po flasim për një bashkim shtetëror”, thotë Stevo Pendarovski,…
Në ditën e dytë të takimit të 14-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe BE-së – Komitetit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim është debatuar për marrëdhëniet ndëretnike, fqinjësisë dhe bashkëpunimit rajonal, implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe për aktivitetet pas Samitit në Trieste, në suaza të Procesit të Berlinit. Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetët e Parlamentit Evropian me shumicë votash miratuan Rekomandime përfundimtare deri te institucionet e Republikës së Maqedonisë dhe të Bashkimit Evropian. Nga ana e Maqedonisë në takim morën pjesë deputetët Goran Milevski, Antojnio Milloshoski, Zhaklina Llazarevska,…
Është shfaqur sot për herë të parë videoja e vrasjes në fakultetin Matematiko-Natyrorë në Shkup në vitin 2008, ku pas vrasjes u arrestuan dhjetra shqiptarë ku tre prej tyre vuajnë dënim me burgim të përjetshëm. Emisioni që ka shfaq gazetarja investigative Liridona Vejseli, është censuar që të transmetohet, mirëpo gazetarja ka shfrytëzuar facebookun e saj, për ta publikuar këtë emision, me një sërë faktesh dhe dëshmi që deri më tani, nuk ka guxuar askush t’i thotë. Opinioni mbetet i shokuar sepse këtë video prokuroria në krye me prokurorin Marko Zvrlevski asnjëherë nuk e ka shfaqur para opinionit. Për të shikuar…
Qyteti i Kumanovës ka një histori të gjatë e cila daton nga krijimi i kohës dhe jetës. Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarë Gadishullin Ballkanik. Në këto vende flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellazgët dhe Ilirët ishin banorët autokton të këtyre anëve Ilirët lanë pas artefakte të cilat dëshmojnë dhe prezantojnë një civilizim inteligjent. Në kohën e Ilirisë, Kumanova grindej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se…
Nën ndikimin e masës të lagësht dhe të ftohtë të ajrit gjatë uikendit do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në pjesët malore reshjet do të jenë të dëborës. Nga DPHM paralajmërojnë se reshje të rrëmbyeshme të shiut do të ketë në pjesët jugore dhe jugperëndimore, veçanërisht të shtunën. Sasia e tërësishme e shiut të rënë në këto pjesë pritet të tejkalojë 30l/m2. Kufiri i reshjeve të dëborës do të jetë më i ulët të dielën dhe do të ulet deri në rreth 800 metra mbi nivelin e detit. Në shumë vende do të…
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga hapësirat e përmbytura të Arkivave të Shtetit dhe bartja e materialeve nga objekti. Punonjësit janë duke u përpjekur për të marrë sa më shumë dokumente materiale teksa uji rrjedh në tavan ndërsa dyshemeja është përmbytur plotësisht, përcjell TetovaSot.
Aplikimi për studime me bursë në R. e Turqisë – Niveli master dhe doktoratë për vendet Ballkanike do jetë nga data 05 Shkurt deri me 05 Mars. SHK Vizioni M edhe këtë vit do jetë një udhëzues gjatë regjistrimit. Me datë 09.02.2018 (E Premte) me fillim në ora 17:00 në lokalet e SHK “Vizioni M” në Shkup do mbahet prezantim rreth aplikimit. Të interesuarit mund të marrin pjesë… Për më shumë informata na shkruani në fanpage Vizioni M, e-mail: [email protected] apo nr e tel: 076 222 620.
Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet që gjatë muajt prill ta vizitojë Maqedoninë, si mysafire e Forumit të parë digjital për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nikoqir i këtij takimi është pikërisht Maqedonia. Nga kabineti i kancelares Merkel, siç bëhet e ditur jozyrtarisht, është konfirmuar se do të ketë përfaqësues nga Gjermania në këtë ngjarje të rëndësishme, ndërsa duke u bazuar në atë se të mërkurën pas një krize politike katër muajshe ka arritur marrëveshje me Partinë Social Demokrate të Martin Shullc për formimin e koalicionit të ri qeveritar, nuk përjashtohet mundësia që në formunim e njëjtë të marrë pjesë pikërishtë kancelarja…
Korrespondentja e njohur e Brukselit Erisa Zykaj në transmetim të drejtpërdrejtë nga Brukseli në emisionin Click Plus në televizionin 21 ka theksuar ka shpalosur të rejat e fundit nga Komisioni Evropian për Maqedoninë.
Për shkak të rreshjeve të borës rruga Gostivar – Kërçovë nëpërmjet Strazhës është e ndaluar për automjete të rënda nga ora 19:50. Reshje të borës për momentin ka në Kodrën e Diellit dhe në Mavrovë. Sipas meteorologëve në orët e mëngjesit në male do të ketë reshje bore, ndërkaq nga e premtja pritet të stabilizohet moti. Gjatë vikendit pritet të kemi mot më të ftohtë dhe më reshje shiu dhe bore në male. Reshje më të mëdha shiu do të ketë të shtunën.

