Askush nuk i konfirmon, por ato zhvillohen. Grupe pune të dy partive, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në diskrecion të plotë po i harmonizojnë qëndrimet rreth paketës reformuese të ligjeve. Marrëveshja e parë ka rënë lidhur me Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, shkruan Dojçe Vele në gjuhën maqedonase. Sipas DV, tashmë një kohë të gjatë në fshehtësi funksionojnë grupe pune të dy partive më të mëdha-LSDM-së në pushtet dhe VMRO-DPMNE-së opozitare, të cilat i harmonizojnë qëndrimet lidhur me disa ligje për të cilat nevojitet konsensus dhe shumicë prej dy të tretave. Në VMRO-DPMNE jozyrtarisht konfirmojnë ekzistimin e këtyre grupeve, por nuk zbulojnë…
Author: Arian Arci
Ndërtimi i Koridorit 8 në pjesën hekurudhore Kërçovë-Lin është prioritet i Qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë. Kështu deklaruan drejtorët e dy ndërmarrjeve hekurudhore Irfan Asani dhe Ani Dyrmishi, pas realizimit të takimit mes tyre në Shkup. Drejtori i ndërmarrjes Publike hekurudhore Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturore z. Irfan Asani, drejtorin e Hekurudhave shqiptare z. Ani Dyrmishi e informoi për aktivitetet që i ndërmarrin hekurudhat e Maqedonisë dhe Qeveria për fillimin e ndërtimit të linjës hekurudhore Kërçovë-Strugë-Lin. “Nga ana e Maqedonisë veçmë është përgatitur projekt për ndërtimin e hekurudhës nga Kërçova deri te kufiri shqiptar dhe tani punohet në definimin e pikave…
Shpërthimi i një gypi të ujësjellësit në rrugën 37 të Shuto Orizares, ka bërë që për shtatë muaj me radhë banorët e kësaj rrethine të kenë probleme me ujin i cili del nga gypi në rrugë. Banorët thonë se nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim”, secilën herë që gypi shpërthen, ata vijnë e rregullojnë, por vetëm pas disa ditësh problemi rikthehet. Kështu që sipas banorëve, kjo ndërmarrje duhet të gjejë një zgjidhje afatgjate, siç është vendosja e një gypi të ri. Ndërkaq gjendja e këtillë e rrugës, që e tëra është e mbushur me ujë dhe baltë e bën të…
Drejtoria e Policisë Financiare ka hapur një hetim për ndërtimin e Muzeut Arkeologjik, si dhe për disa objekte të ndërtuara në kuadër të projektit të Shkupit 2014, të konfirmuara prej aty për “Fokus”. Hetimi po përpiqet të përcaktojë nëse zyrtarët e mëparshëm kryen abuzime apo shkelje ligjore, por gjithashtu për të përcaktuar përfshirjen e firmave private që kanë marrë tenderë për ndërtim, përcjell FLAKA. Siç thonë nga Policia Financiare, janë kryer disa procedura paraprake hetimore dhe në disa raste kryhen kontrolle për procedurën dhe ndërtimin e disa objekteve të projektit Shkup 2014. “Veprat penale të kryera nga persona përgjegjës në…
MPB do të ngrit padi kundër një personi i cili përmes “Facebook”-ut, ka kërcënuar me vdekje kryeministrin Zoran Zaev. Deri më tani janë zbuluar gjashtë vepra penale ndaj kryetarit të Qeverisë, ata janë të dokumentuara, me të dhëna adekuate nga Prokuroria publike, njofton Medial.mk. Në pajtim me kompetencat ligjore, në periudhën e kaluar janë dokumentuar dhe përpunuara tridhjetë raste në të cilën, përgjatë rrjeteve sociale, dhe ushtrues të funksioneve shtetërore, u është rrezikuar siguria, si dhe rastet kur u është cenuar e drejta personale. “Si rast më karakteristike janë detektuar gjashtë vepra penale për kërcënim nda kryeministrit të RM-së, të…
Zëvendëskryeministrja Radmilla Shekerinska tha në një intervistë për televizionin 24, duke komentuar deklaratën e Artan Grubi se është arritur një marrëveshje mbi emrin, tha se është larg nga një gjë e tillë. “Ai duket si një optimist i madh. Unë nuk mendoj se vlerësimi është i saktë. Në mosmarrëveshjet që zgjasin aq gjatë, vendosin nijansat. Dhe përderisa nuk keni marrëveshje, jeni largë marrëveshjes. Ne dëshirojmë që problemi të zgjidhet më shpejt. Por, për sa kohë që nuk kemi propozim në tavolinë, është shumë herët të themi se shumë detaje mbeten. Unë do të isha shumë e kujdesshme”, tha Shekerinska. FLAKA
Pas 14 viteve e dy muajve, Avdyl Jakupi është liruar, shkruan Gazeta Lajm. “Pas 14-VITE E DY MUJ DOLA NGA BURGU JU FALNDEROJ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!-ATYRE QE KET KOh ISHIN ME MUA”, ka shkruar Cakalla, duke publikuar edhe foton prej para burgut.
Pas aktiviteteve 14 muajshe, në Kumanovë ka përfunduar projekti i rindërtimit të kanalizimit fekal në një gjatësi prej rreth 26 kilometrash, njofton “TVM2”. Bëhet fjalë për një projekt kapital me vlerë prej 4 milionë eurosh, të financuara nga BE, me të cilin do të përmirësohen standardet ekologjike dhe shëndetësore në komunën e Kumanovës. “Në më pak se dy vite më shumë se 13 kilometra të sistemit të kanalizimit janë të rehabilituara duke përfshirë edhe disa pika kritike. Gjithashtu rrjeti i kanalizimit është zgjeruar për 12 kilometra plotësuese, sidomos në ato vende të Kumanovës ku më parë nuk kanë pasur sistem…
Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ata të 17 komunave, por edhe të Drejtorisë për Burime energjetike, të ftuar nga BNJVL, diskutruan sot për të gjetur zgjidhje që sa shumë komuna që është e mundur të inkuadrohen në gazifikim. Gjithashtu janë diskutuar edhe mënyrat e sigurimit të mjeteve në mënyrë që komunat të kyçen në gazifikimin kombëtar por edhe ndihma që duhet t’ia japin shtetit në zgjidhjen e problemeve pronësoro-jurudike. Ministri i transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, deklaroi se qëllimi i tyre është realizimi i premtimit në programin qeveritar për gazifikim, projekt i cili ka edhe prioritet ekonomik por…
Delegacione të ministrive të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe të Greqisë sot në Shkup e mbajtën raundin e shtatë të negociatave lidhur me Masat për ndërtim të besimit, transmeton Medial.mk. Siç kumtuan nga MPJ, takimi ka përfaqësuar vazhdim të dialogut miqësor dhe konstruktiv për fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në mbështetje të përpjekjeve të qeverive në krijimin e klimës politike pozitive në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Kontribut të tyrin në diskutim, theksohet, kanë dhënë edhe ekspertë nga institucione kombëtare përlatëse. Fushat e harmonizuara të bashkëpunimit përfshijnë projekte për ndërlidhje, bashkëpunim policor, programe evropiane, kulturë,…
Fëmijët me spektër të autizmit të moshës nga 2 deri në 9 vjet, nga familjet e rrezikuara sociale do të marrin trajtim dhe terapi të hershme njëvjetore pa pagesë. Trajtimi do të bëhet në Qendrën për terapi “Në botën time” në Shkup, ndërsa mundësohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me Shoqatën “Në Botën Time”, me mbështetje financiare nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë. “Ky projekt është tejet i rëndësishëm, pasi ka pako sociale dhe ata që nuk kanë mundësi për dhoma me censor do të mund t’i shfrytëzojnë te qendra në fjalë. Po ashtu qëllimi ynë…
Dr Jakup Jakupi sërisht drejtor i Spitalit të Gostivarit, i shkarkuar në 2010 për skandal nga Bujar Osmani, emërohet nga Filipce! Dr Jakup Jakupi, ish drejtori i qendres se spitalit të Gostivarit, që u shkarkua në vitin 2010 nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Bujar Osmani për vjedhjen e një kasaforte me para dhe dokumente të rëndësishme, zgjidhet sërisht si drejtor i qendrës spitalore të Gostivarit. Ne vitin 2010, kasaforta u vjedhur kishte materiale te rendesishme te cilat sipas gjitha gjasave jane vjedhur per te mbulluar mallzverzime te ndryshme financiare. Pas konstatimit te fondit shëndetësor si dhe ndërhyrjes se Ministrit…

