Author: Arian Arci

Kundër 28-vjeçarit O.A. nga Shkupi i cili është në arrati sot është ngritur kallëzim penal për vrasjen që ndodhi më 20 dhjetor të 2017-s në rrugën Xhon Kenedi të Çairit. Personi, i cili është i njohur për MPB-në, por për të cilin ministri Spasovski nuk dëshiroi ta zbulojë identitetin, akuzohet se më 20 dhjetor të vitit të kaluar, rreth orë 17:30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup me përdorim të armë zjarrit me Kallashnikov AK 47, ka gjuajtur disa herë në drejtim të B.I. (24) nga Shkupi i cili në po të njëjtën ditë, si pasojë e lëndimeve të marra…

Lexo më Shumë

Një banor i Gjevgjelisë, 35 vjeçari R.A sot herët në mëngjes është gjetur i vdekur në një banesë në bulevardin “Gjevgjelia”. MPB informon se ekspertizë është kryer, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dërguar për autopsi.

Lexo më Shumë

Takim i ri në kuadër të procesit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, nën ndërmjetësimin e negociatorit, Methju Nimic në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme do të mbahet nesër në Vjenë, kumtuan nga MPJ. Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias sonte do të takohen në Vjenë, ndërsa nesër do të kenë takim të përbashkët me Nimicin në të cilin është parashikuar të intensifikohen negociatat dhe do ta shqyrtojnë propozimin e ndërmjetësuesit. Në të njëjtën kohë me kumtesën e MPJ-së së Maqedonisë, me kumtesë doli…

Lexo më Shumë

Kjo javë do të shënojë fillimin e negociatave më serioze për emrin. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë Nikos Kocias takohen sonte në Vjenë, kurse gjatë ditës së martë, siç njoftojnë nga dikasteri i Jashtëm, së bashku do të takojnë ndërmjetësin e OKB-së për emrin Metju Nimic. Ditë më parë kishte zëra se dy shefat e diplomacisë mund të takohen edhe në Sofje më 15 dhe 16 shkurt në kuadër të takimit joformal me homologët e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve aspirante. Mediat greke gjithashtu shkruajnë për një takim të mundshëm në nivel kryeministrash.…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në kompaninë e cila është në pronë të shtetit “Eurokompozit” e bllokuan rrugën magjistrale Prilep-Manastir. Pas grevës njëjavore, ata sot i radikalizuan protestat duke e bllokuar për një orë këtë rrugë. Ata mbeten me kërkesat e njëjta – pagimi i pagës bruto dhe marrja e kontributeve që nuk i kanë marrë qysh nga muaji qershor i vitit 2012. Thonë se do të vazhdojnë me protestat dhe se e shqyrtojnë mundësinë ta shprehin pakënaqësinë e tyre para Qeverisë në Shkup. Të punësuarit konsiderojnë se këtë kompani punon në mënyrë të paligjshme dhe se për vetëm gjashtë muaj, udhëheqësia e…

Lexo më Shumë

Pesëdhjetëvjeçari D.B. të premten, rreth orës 7:20, është kafshuar nga një qen-endacak derisa ka lëvizur në Urën e Gurit në Shkup. Siç informon MPB-ja, D.B. është kafshuar në këmbën e djathtë dhe është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për dhënie të ndihmës mjekësore. Ai dje e ka denoncuar rastin në Stacionin policor Qendër.

Lexo më Shumë

Një makinë goditi tre këmbësorë në Selanik, të gjithë të plagosur u dërguan në spital me lëndime të rënda, njoftojnë mediat greke, përcjell TetovaSot. Mediat greke shkruajnë se dy të plagosurit janë shtetas maqedonas. fjalë për të plagosur të moshës 67 vjeçare, 63 vjeçare, dhe një 27 vjeçare, e cila ka plagë në kokë dhe legeni. Siç transmetonjnë mediat, vajza 27-vjeçare është në gjendje kritike. Deri tek aksidenti erdhi pasi shoferi i makinës humbi kontrollin e automjetit dhe goditi këmbësorët. Policia e trafikut tha se aksidenti i trafikut ka ndodhi afër IKEA, drejt aeroportit të Selanikut./TetovaSot/

Lexo më Shumë

Pas shtatë orë kërkimesh nga ana e MPB-së me sukses ka mbaruar aksioni për shpëtimin e gjashtë skijatorëve të cilët janë humbur pasditen e sotme në Kodrën e Diellit pasiqë janë ngjitur në majën e Ceripashinës, transmeton Zhurnal.mk Sonte në ora 21 janë gjetur dhe shpëtuar gjashtë skijatorët të cilët ishin humbur në Kodrën e Diellit ndërkohë që rreth orës 17.30 minuta në stacionin policor i kishte lajmëruar F.R (30) nga fshati Lisec. Bashkë me shtetasin kosovar M.Z kanë lajmëruar se dy shtetas kosovar dhe katër nga Maqedonia rreth orës 14.30 minuta janë ngjitur me skilift për t’u lëshuar drejt…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në prag të vizitës së tij në Republikën e Turqisë, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli për qëllimin e vizitës, marrëdhëniet me këtë vend, bashkëpunimin ekonomik, situatën në rajon, për çështjen e mosmarrëveshjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe aspekte të tjera shoqërore me rëndësi politike. Kryeministri Zaev thotë se vizita në Turqi është diçka e rregullt në marrëdhëniet me miqtë, duke e quajtur Turqinë si një nga miqtë më të mëdhenj të Maqedonisë. Ai përmendi edhe marrëveshjen e nënshkruar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Turqia…

Lexo më Shumë

Maqedonia duhet të zgjdh problemet me vendet fqinje dhe të zbatojë reformat me qëllim që të shkurtojë rrugën e saj drejt integrimit Evropian vlerëson analisti politik Ismet Ramadani. Sa u përket marrëdhënieve ndërfqinjësore vendi ka avancuar përveç me fqiun jugor Greqinë me të cilin po zhvillohen bisedime intensive thotë Ramadani. Mbetet tejkalimi i këtij ngërçi përkushtimi në reformat e apostrofuara, nënvizon ai.   “Ajo që Republika e Maqedonisë duhet ta bëjë kuptohet se duhet të zgjidhë problemet ndërfqinjësore. Në këtë drejtim është një sukses evident sa i përket maqedonisë dhe fqinjëve përveç me Greqinë por këto bisedime janë intensive. Nëse…

Lexo më Shumë

Përfaqësues nga të gjitha Universitetet publike te vendit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë duke punuar në krijimin e verzionit final të ligjit të ri për arsim sipëror duke eliminuar të gjitha mangësite qe jane evidentuar ne ligjin paraprak. Rektori i UNT-së Aziz Pollozhani, thotë se nevojitet nje debat me gjithpërfshires, sidomos për pjesën e financimit. Sipas tij meqë modeli  aktual është i stërvjetëruar, nevojitet azhurim madje edhe përmirësim të modelit të financimit të Universiteteve, që me automatizëm do të nëkuptonte  më shume mjete për ta avancuar arsimin sipëror. “Profesorët për të hyrat e tyre të mos…

Lexo më Shumë