Sot në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti priti në takim pune znj.Suzan Falatko, Ushtrues Detyre zv. Drejtoreshë e Zyrës për çështje të Europës Qendrore dhe Jugore pranë Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Në bashkëbisedim u diskutua për zhvillimet politike në rajon si dhe për përcaktimet strategjike të ardhmërisë së rajonit që janë BE dhe NATO. Palët u dakorduan që interes strategjik i Republikës së Maqedonisë është integrimi në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi në NATO. Dy vlera themeltare, që do të siguronin zhvillim ekonomik, siguri dhe stabilitet. Kryetari i BDIsë falënderoi znj.Falatko për mbështetjen e parezervë…
Author: Arian Arci
Prokuroria Themelore Publike Kumanovë e refuzoi si të pabazë kërkesën për përjashtimin prokurorit të cilën paraprakisht e kërkoi avokati i familjes Aliu dhe i të akuzuarve për dhunë, Asmir Alispaiç në rastin kundër të akuzuarit për vrasje Boban Iliç, të cilin prokuroria e ngarkon se e ka vrarë katërvjeçarin, Almir Aliu, transmetonn Medial.mk. Avokati i të akuzuarit të dytë, të tretë dhe të katërt, kërkoi ndërsa gjyqi e miratoi rihetimin e sërishëm, por kësaj radhe drejtpërdrejtë të dëshmitarëve të cilët veç më ishin marrë në pyetje. Sot përsëri ishte rishikuar edhe video materiali nga ngjarja e cila kishte ndodhur gati…
Auditorë nga trupi i certifikuar MKS, pjesë e grupacionit ndërkombëtar “Quality Austria” më 12 dhe 13 shkurt, pas verifikimit të realizuar për harmonizim me kërkesat e ISO 9001:2015 standardit për menaxhim me cilësi dhanë vlerësim pozitiv për punën e realizuar dhe e ricertifikuan Sistemin për cilësi të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) me çrast u bë institucioni i parë shtetëror i ricertifikuar për këtë standard. “Agjencia në tre vitet e kaluara, pas vendosjes së standardit ISO 9001:2008 për menaxhim me cilësi në institucion, i njohu përfitimet nga mënyra sistematike e manaxhimit me cilësi në institucion dhe filloi me implementimin…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, sot organizoi drekë tradicionale pune me ambasadorët e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Republikën e Maqedonisë. Në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks, ambasadori i Republikës së Sllovakisë, Henrik Markush, ambasador i Republikës së Polonisë, Jeck Multanovski dhe ambasadori i Republikës Çeke Miroslav Toman. Siç kumtuan nga Kabineti i Presidentit, Ivanov dhe ambasadorët kanë biseduar për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit, për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për procesin e integrimit në BE dhe NATO, si dhe për sfidat kyçe…
Nëse periudhën e kaluar Shkupi, Tetova ose Manastiri, ishin qytetet më të ndotuar në Republikën e Maqedonisë, sonte aspak e rastësishme, ajër më të ndotur ka Gostivari, përcjell FLAKA. Sipas aplikimit “Ajri im”, në Gostivar ka mbi 198 grimca PM 10 në 100 mikrogramë, kurse në Kërcovë 96 në 100 mikrogramë. Këtë e tregojnë të dhënat nga stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor. Edhe disa pjesë të Shkupit kanë ndotje të lartë, pastaj Kumanova, Tetova dhe Kavadari, kurse Strumica ka ajër mestararisht të ndotur. Ndotje të ulët ka në Koçan. Qytetarët e Gostivarit nuk e dinin…
Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonisë, tha sonte, se shqiptarët nuk do të pranojnë çfardo emri të ri të shtetit, përcjell Flaka. “Nuk do të pranojmë emër i cili do të cënojë identitetin tonë kombëtar”, tha zv.kryeministri Lika. Ai tha se nga propozimet që janë spekuluar, asnjëri nuk përbën pengesë për shqiptarët. Sa i takon deputetit Grubi që u takua me nërmjetësin e OKB-së për emrin, Metju Nimic, tha se kjo është e drejtë e z.Grubi të takohet me kë të dojë, fundja, shtoi zv.kryeministri, ky kontetst i preokupon edhe shqiptarët. “Mendoj se ka shkuar atje për të dhënë kontribut në…
Një vajzë kumanovare e cila ishte pjesë e ISIS është vrarë në Siri. Lajmi i është kumtur njerëzve të afërm të saj, derisa ditëve të fundit u dhanë lajme edhe për vdekjen e dy shqiptarëve të tjerë, si pasojë e luftimeve të ashpra në Siri, shkruan portali Realiteti. Vajza kumanovare para katër viteve ishte arratisur nga shtëpia e saj duke mësuar më vonë se gjendet në Siri në radhët e ushtrisë ISIS. Ajo për katër vite në rrethana të panjohura ka qëndruar në Siri dhe Irak dhe se nuk ishin dhënë lajme apo senzacione mediale rreth fatit të saj. Më…
Për shkak të kryerjes së ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni”, nesër, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve në lagjet Gazi Babë dhe Karposh. Pa furnizim me energji elektrike, nesër nga ora 08:45 e deri në 14:30 do të jenë konsumatorët e rrugëve “Roman Kaskaljeviq”, “Fushtanska” dhe “Alija Avdoviq” nga fillimi i Xhamisë, si dhe pjesë e rrugëve “Zheglajn” te stacioni i fundit të autobusit me numër 45, në komunën e Gazi Babës. Prej orës 9:00 e deri në 12:00 , pa furnizim me energji do të mbesin…
Qeveria sot ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin e Ndërmarrjes Publike për menaxhimin e pyjeve shtetërorë “Pyjet e Maqedonisë” – Shkup për fondet e përgjithshme të shpenzuara për zbatimin e “Ditës së Drurit – Mbjell të Ardhmen Tënde” që nga fillimi i veprimit deri në vitin 2016, përcjell FLAKA. Sipas këtij informacioni, 17.8 milionë euro janë shpenzuar për realizimin e këtij aksioni, ndërsa vetëm 21 përqind e fidanëve të mbjella kanë mbijetuar. Një shtesë prej 31 milionë denarësh në këtë aksion u shpenzuan për mbjelljen e pallmave, dhe raporti thotë se asnjë pëllëm nuk ka mijetuar. FLAKA
Rreziku që rajoni i Ohrit ta humbë statusin e trashëgimisë botërore të UNESKOS-s është larguar pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra të cilat janë theksuar në Raportin për përparim në implementimin e rekomandimeve nga Komiteti për trashëgimi botërore. Raporti, siç kumtoi shërbimi i Qeverisë për media, është sjellë në seancën e sotme. Ministria e Kulturës, përmes Komisionit Kombëtar për UNESKO-n, është e obliguar që në afat prej 10 ditësh ta dorëzojë raportin deri te Qendra për trashëgimi botërore të UNESKO-s.f
Së fundmi, edhe në qytetin e Gostivarit do të dihet se sa është niveli i ndotjes së ajrit, apo siç e njohim si prania e grimcavePM10 në ajër. Stacioni matës i vendosur para pak kohësh ka filluar që të jep të dhënat e para, të cilat duket se nuk janë edhe aq të kënaqshme. Matja e mbrëmjes tregon një prani të lartë të grimcave PM10, që ka arritur deri më 474 grimca për për metër kub. Ndryshe nga Gostivari, situata është e mirë në qytetin e Tetovës, ku matjet e fundit tregojnë një prani prej 68 të grimcave PM10 për metër kub. Ndërsa në disa pika matëse në Shkup, ndotja…
Zulhajrat Demiri njëri nga themeluesit e RDK-së njëherit edhe kryetar i degës së Vrapçishtit në dy mandate, si dhe anëtar i kryesisë qendrore. Në përbërjen e fundit qeveritare i emëruar drejtor në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor u thot jo politikave të “Kryeplakut “dhe jep dorëheqje nga çdo post partiak përfshirë këtu edhe postin e Drejtorit. Demiri mes tjerash theksoi se proceset se për çka është angazhuar ai dhe shokët e tij në politikë janë më madhore se sa një post drejtori me të cilën mendoi Vesel Memedi të na josh. Duhet të theksojmë se përplasjet në mes Demirit…

