Author: Arian Arci

Drejtor i ri në shkollën e vetme ku mësohet në gjuhën shqipe “Vëllazërim-Bashkimi” në Ohër është emëruar Xhemal Mehmed nga pushteti vendor i këtij qyteti. Lajmin përveç qytetarëve të Ohrit e konfirmon edhe drejtori i deritanishëm Muamer Doko. Ai për Strugalajm.com potencoi se sot është në proces dorëzimi i postit deri te drejtori i ri. Në Ohër, shqipja mësohet vetëm në ciklin fillor ndërsa në atë të mesëm pavarësisht faktit që ai garantohet me kushtetutë nxënësit shqiptar janë të detyruar të vazhdojnë shkollimin në Strugë apo vetëm në gjuhën maqedonase nëse përcaktohen për në Ohër.

Lexo më Shumë

Zhan Klod Junker të dielën do të mbërrijë në Shkup. Njeriu i parë i Komisionit Evropian në Maqedoni do të qëndrojë vetëm disa orë, brifojnë burimet diplomatike për TV21. Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, kurse akoma nuk është konfirmuar nëse Junkeri do të realizojë takim edhe me faktorët e tjerë politik në vend. Zaevi dhe Junkeri do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën do t’i prezantojnë konkluzionet nga takimi, kurse pritet kryetari i Parlamentit Evropian të dërgojë mesazhe inkurajuese lidhur me përparimin e vendit drejt rrugës euro-atlantike. Disa ditë më vonë, sipas…

Lexo më Shumë

Nga Fadil LUSHI Shkrimin e radhës po ia dedikoj një ngjarjeje sa humane po aq edhe emancipuese. Një ngjarje, që dita-ditës humb shkëlqimin, duke kaluar në pronësi të harresës sonë kolektive. Është një ngjarrje që thjeshtë do të dehumanizohet dhe deemancipohet. Një ngjarrje që do karakterizohet me një retrospektivë të lavdishme, por po aq edhe të dhimbshme të popullatës shqiptare këtej Shqipërisë politike. Është një eveniment historik i lidhur ngusht me një datë, respektivisht me Kalendarin e patriotizmit shqiptar. Bëhet fjalë për Demonstratat e Tetovës, të organizuara me 22 dhe 23 Dhjetor të vitit 1968, me njerëz me profesione dhe…

Lexo më Shumë

Përgjegjësia mbetet kategori e panjohur për VMRO-DPMNE-në, rasti me viktimën minorene po përfundon dhe po ndërmerren masa parandaluese, reagon LSDM-ja lidhur me rastin me vajzën e përdhunar në Qendrën për përkujdesje “25 Maji” në Shkup. “VMRO-DPMNE-ja nuk ndalet me keqpërdorime të tragjedive personale dhe njerëzore, edhe pse tërë opinioni dëshmon se rasti me viktimën minorene krejtësisht po ndriçohet dhe po ndërmerren masa për parandalim, që asnjëherë më në të ardhmen të mos përsëriten këso raste. Është hipokrite dhe joserioze që VMRO-DPMNE-ja mundohet të përfitojë nga fatet njerëzore, dhe pastaj të thirrë në përgjegjësi, kur përgjegjësia ishte dhe mbetet kategori e…

Lexo më Shumë

Sipas televizionit grek Alfa, shefi i diplomacisë greke shumë shpejt do të vizitoj përsëri Shkupin. Në kronikën e transmetuar në edicionin qendror të lajmeve, televizioni grek tha se po fillon një javë kyçe për negociatat, ndërsa Kocias do t’i dorëzojë homologut të tij në Maqedoni draft-marrëveshjen të cilën e ka përgatitur pala greke. “Sipas informacioneve të Alfas, Kocias pritet që ta vizitojë Shkupin në ditët në vazhdim me fluturimin e parë në aeroportin i cili do të mbajë emrin e ri “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”. Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë me vete do të ketë dhe propozimin e Greqisë, në të cilin sipas burimit të njëjtë, në 24 orët…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës me intensitet mesatar ka në qafën malore Strazhë dhe Kodrën e Diellit, ndërsa me intensitet më të ulët në Mavrovë dhe në qafat malore Gjavato dhe Presekë. Nga NP Rrugët e Maqedonisë deklaruan se në Krushevë ka reshje të shiut dhe borës, por ato nuk paraqesin pengesë për lëvizje në komunikacion. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 30-40 metra ka në aksin rrugor Tetovë-Shipkovicë, deri në 100 metra në Krushevë dhe në qafën malore Gjavato dhe deri në 70 metra në qafën malore…

Lexo më Shumë

Amdi Bajram, njëri nga liderët e komunitetit rom në Maqedoni, si duket e ka gjetur formulën e mbijetesës së tij politike në vend. Gjithçka për të rrotullohet rreth pushtetit. Këtë e ka konfirmuar edhe në emisionin “Vetëm të vërtetën” në Kanal 5, ku sot është i ftuar. I pyetur nëse mbetet në qëndrimin që të jetë gjithmonë në pushtet, ai është përgjigjur pozitivisht. “Është e vërtetë që unë jam gjithmonë në pushtet. Çdoherë kam thënë se kush është në pushtet, unë jam me ju. Është normale të jesh në pushtet, sepse unë jam romi i vetëm në Kuvend dhe vetëm…

Lexo më Shumë

Si e gjen Kosovën 10 vjetori i Pavarësisë?  Projekti i pavarësisë së Kosovës është arritja më e madhe e popullit shqiptar pas Pavarësisë së Shqipërisë. Luftërat dhe përpjekjet shekullore për liri e pavarësi fatmirësisht u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës. Lufta çlirimtare e popullit shqiptar dhe ndihma nga miqtë tanë në nëntëdhjetë e nëntën i dha fund vuajtjeve duke e hequr qafe përgjithmonë zgjedhën e huaj shekullore. Gjatë viteve të pasluftës dhe sidomos në 10 vjeteshin e fundit, nga shpallja e Pavarësisë, shteti i Kosovës ka ecur përpara, është zhvilluar e fuqizuar dhe sigurisht që në këtë rrugë duhet të…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski, Gordana Jankuloska dhe Gjoko Popovski, të akuzuar në rastin “Tanku”, nuk e pranuan fajin në sallën e gjykatës. Në fjalët e tyre hyrëse, ish kryeministri tha se nuk e kupton në tërësi aktakuzën dhe s’mund të kuptoj për çfarë e ndjek Prokuroria Speciale. Gruevskit gjatë seancës i është tërhequr vërejtja nga gjykatësja Dobrila Kacarska, për sjellje të pahijshme. Ai gjatë gjykimit komentoi se: “kjo është gjykatë partiake”, gjykatësja e paralajmëroi se radhën tjetër do të ndëshkohet. Ndryshe, avokatët e të akuzuarve tërë ditën tentuan ta prolongojnë gjykimin, gjë të cilës iu kundërshtuan PSP-ja dhe Gjykata. Gruevski mes tjerash…

Lexo më Shumë

Nëse një nënë qëndron me një fëmijë katërvjeçar në Spitalin “Kozle” për nëntë ditë, ajo duhet të paguaj një pagë minimale prej 12.000 mijë denarë. Në klinikën për sëmundje të fëmijëve, shoqëruesi duhet të paguan 800 denarë në ditë, çmim jo i arsyeshëm, dhe barë shumë e madhe për familjet të cilët shpesh detyrohen ta lënë fëmijën vetëm në dhomën e spitalit, sepse nuk kanë mjetë financiare, njofton Medial.mk. Shumë prindër janë të revoltuar nga çmimet e larta, por nuk kanë zgjidhje tjetër, ata doemos janë të detyruar ti lënë fëmijët e tyre, sepse bëhet fjalë për shëndetin e tyre.…

Lexo më Shumë

Akademia greke e shkencave dhe arteve përmes kumtesës i komenton bisedat për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, duke cekur se nevojitet marrëveshje sepse është në interes të të dy vendeve, por si parakusht përmend ndryshime kushtetuese. Në kumtesën e publikuar nga mediumet greke, Akademia në vend të referencës së përkohshme IRJM, për vendin tonë e shfrytëzon frazën “shteti i Shkupit”, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina. “Akademia vëren se parakusht i domosdoshëm për çfarëdo lloj marëveshje për emrin e shtetit të Shkupit duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës, braktisja e kërkesave irredentiste (libra mësimor, harta gjeografike, përmendore të Aleksandrit të…

Lexo më Shumë