Në vitin 2016, Maqedonia ka importuar 118.778 tonë mbeturina të rrezikshme, ndërkaq ka eksportuar 4.011. Thuhet në raportin zyrtar të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Author: Arbnora Nora
Herët në mëngjes rreth orës 04:50 minuta ka shpërthyer një zjarr në rrugën “Gjuro Gjonoviq” në lagjen e Shkupit “Maxhir Maalo” ku si pasojë u dogjën një automjet golf dhe dy shtylla druri. Policia njoftoi se automjeti është në pronësi të B.A (76) nga Shkupi. Zjarri është shuar në orën 05.25 minuta nga ana e Brigadës Zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit.
Ish-drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Marija Haxhi-Lega, përmes një kumtese ka demantuar drejtoreshën akuale, Viktorija Jovanovska, e cila dje tha se Haxhi-Lega përmes blerjes së testeve të panevojshme ka dëmtuar buxhetin e klinikës për 150 mijë euro.
Mbi 6.300 vende të lira pune janë evidentuar në ueb faqen e Agjencisë për punësim në vitin 2018. Numri ndryshohet në nivel ditor varësisht nga konkurset që i shpallin punëdhënësit, njofton Koha.
Njëra nga masat për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup është që sistemi i ngrohjes qendrore, me të cilën tani disponon “Balkan Energy Group” (BEG), të kthehet nën pronësi të shtetit, informuan Petre Shilegov dhe zv.ministri i Ekologjisë, Jani Makraduli.
Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit në Shkup sot do të diskutimin për ankesën e të dyshuarit Mitko Çavkov për të ejten e përgjakshme në lidhje me vazhdimin e paraburgimit. Në Gjykatën e Apelit ka arritur edhe një ankesë ndaj vendimit për paraburgim, për një të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Gjykatësi Safet Kadriu për Makfaks tha se akoma nuk kanë vendosur për seancat e djeshme në lidhje me ankesat e të dyshuarve. Gjykata para festave të Vitit të Ri ia ka zgjatur paraburgimin dhe për tridhjetë ditë të tjera deputetit Krsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Ljuben Arnaudov, ish ministrit…
Me 26 janar fillon gjykimi për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill 2017 bën të ditur “Makfaks”, njofton Almakos.
Komisioni parlamentar për shëndetësi do të mbajë seancën e radhës ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për ndryshime të Ligjit për mbrojtje nga duhani, në procedurë të shkurtuar-leximi i dytë.
Është ulur shikueshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës në 100 metra në rrugët Shtip-Radovish dhe në 50 metra në rrugën Strumicë-Novo Sello.
Takimi i dytë i Shërbimit evropian për politikë të jashtmë me drejtorët politik të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partia politike ”E Majta” do të protestojë në afërsi të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë për të mbështetur një punëtore e cila është larguar nga puna, edhe pse ka qenë në pushim mjekësor.
Stacioni matës botëror për cilësinë e ajrit ambiental edhe sot e ka rradhitur Maqedoninë në vendin e tretë si vendi me ajër më të ndotur në botë. Masat e propozuara nga Qyteti i Shkupit për uljen e ndotjes së ajrit, sipas aktivistit të organizatës ekologjike Eco Guerila Arianit Xhaferi nuk do ta ndihmojnë shumë.Xhaferi konsideron se masa do të duhet të implementohen nga ana e autoriteteve, pasi që në të kundërtën ato do të ngelin masa kozmetike dhe s’do t’i shërbejnë askujt.

