Mësimdhënësit janë të ndarë për reformën në arsimin fillor të propozuar nga Ministria e arsimit, e cila parasheh një orë mësimore për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën të zgjas 55 minuta duke përfshirë 15 minuta pushim mbrenda orës. Kjo reformë obligon mësimdhënësit të mos japin detyra shtëpie për nxënësit, të cilat do të zëvendësohen me ushtrime në klasë. Nëse miratohen këto reforma nxënësit do të kenë më pak teste dhe më pak lëndë mësimore, njofton Almakos. Profesorit univerzitar në Fakultetin e Pedagogjisë, Lulzim Ademi thotë se reformat e propozuara do të jenë një frymë e re…
Author: Arbnora Nora
Në konferencën e përbashkët për shtyp të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev u theksua rëndësia e zbatimit të reformave ligjore dhe zgjidhja e çështjes së emrit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kryeministri Zaev shprehu falënderimin e tij për vizitën e kreut të NATO-s në Maqedoni dhe theksoi pritjet e tij se viti 2018 do të jetë vit historik për vendin, duke shprehur besimin në zgjidhjen e çështjes së emrit për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Stoltenberg falënderoi kryeministrin Zaev duke thënë se kjo…
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një prononcim për mediat në lidhje me konvokimin e seancës së Këshillit të Komunës së Gostivarit ku do të merret vendim për financim të përkohshëm, sqaroi se BDI dhe LSDM nuk janë solidarizuar me administratorët komunalë dhe punonjësit e arsimit, por se vetëm kanë kryer një obligim ligjor, e në fakt me vednimin e këtillë ata vetëm se për një të tretat zvogëlojnë mjetet e buxhetit për tremujorin e parë. “Lexova një lajm prej BDI-së se ata paskan vendosur që të ndihmojnë procesin. Kjo nuk është e vërtetë, është obligim ligjor që…
Një grup i qytetarëve dhe disa organizata në mënyr paqësore sot kanë protestuar para Kuvendit kundër NATO-s, në momentin kur Jens Stoltenberg ka mbajtur fjalim para deputetëve, njofton Almakos, Pjesë e kësaj proteste ishte dhe Ish-deputetja Solza Grçeva, e cila në profilin e saj të fejsbukut u ka bërë thirrje publike qytetarëve t’i bashkangjiten për të mbrojtur emrin e Maqedonisë dhe dinjitetin e popullit maqedonas. “I ftoj të gjithë përkrahësit e Zërit për Maqedoninë të bashkohen me mua në protestat nesër në orën 11 para Parlamentit. Kjo është pjesë e një iniciative më të gjerë. Le të themi qartë se…
Zdravko Savevski pret që të tërhiqen akuzat për anëtarët e partisë “E Majta” për pjesëmarrje në protestat e Revolucionit Laraman, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, prokuroria ka bërë hap të duhur me tërheqjen e akuzës për Pavle Bogoevskin, dhe se nuk ka patur bazë për përndjekje penale. Megjithatë, Savesvski konsideron se tërheqja e akuzës për një person, por jo edhe për tjerët paraqet standard të dyfishtë të trajtimit të situatës nga ana e prokurorisë. Më 25 janar është caktuar seanca gjyqësore për anëtarët e partisë “E Majta”.
Gjendja e përkeqësuar shëndetësore e njërit nga të akuzuarit ka bërë që të shtyhet seanca e sotme për lëndën ”Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Seanca e radhës është caktuar për më 23 janar. ************** Në Gjykatën Penale për sot është caktuar senca gjyqësore për lëndën e PSP-së “Trust” ku i dyshuar kryesor është afaristi Sead Koçan. Bashkë me të gjykohen edhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, që të gjithë për pjesëmarrje në tender të SHA Elem. Lëndën “Trust” i akuzuar i parë është biznesmeni Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, midis të cilëve…
Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, z. Hazbi Lika së bashku me Sekretarin shtetëror, z. Faton Ahmeti, sot (17.01.2018) në orët e pasditës pritën në takim pune Delegacionin të Dhomës Amerikane Tregëtare në Shqipëri Në këtë takim, përfaqësues të Delegacionit dhe zëvendëskryeministri Lika disktuan rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit të përvojave midis Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Paralelisht, zëvendëskryeministri z. Hazbi Lika bëri një përmbledhje të përparësive dhe mundësive që ofron Maqedonia për zgjerimin e komunitetit të biznesit. “ Duke marrë parasysh kushtet konkuruese…
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë realizoi takim me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. Në takim u diskutuan zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, si dhe sfidat me të cilat dy vendet ballafaqohen gjatë afrimit drejt Bashkimit Evropian. “Duam qartë të nënvizojmë se nuk ekziston kredibilitet i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, pa perspektiva të qarta për progres të integrimeve evropiane për Maqedoninë dhe Shqipërinë”- theksoi Osmani. Ai gjithashtu theksoi se Maqedonia dhe Shqipëria…
Rrahje e përgjakshme ka ndodhur në burgun e Idrizovës, në departamentin e ndihmës së shpejtë, njoftojnë nga policia.
Është shpallur thirrja publike për grupe lokale të veprimit – GLV. Bëhet fjalë për një mënyrë të veçantë të shoqërimit të më së paku dy komunave rurale, sektorëve të afarizmit dhe popullsisë lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këto GLV duhet që të përpilojnë një strategji zhvillimi që dalin nga nevojat e popullsisë në sferën e standardit të jetës dhe punësimit. Të drejtë për pjesëmarrje janë GLV-të e themeluara si shoqëri tregtare, bashkëpunime ose shoqatë qytetarësh të një hapësire territoriale që ka popullsi prej më së paku 5000 banorësh, e deri më 100 mijë. GLV-të janë partenritet publiko-privat i më së paku…
Komuna e Gostivarit nuk e ka miratuar ende buxhetin për vitin 2018, edhe pse tashmë jemi në gjysmë të janarit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pançe Angelov sulmuesi i Radmila Shekerinskës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, përmes avokatit të tij sot në seancë publike në Gjykatën e Apelit, ka kërkuar që në vend të dënimit me 4 vite burgim t’i shqiptohet dënim me kusht. Avokati i tij, Dragan Peshevski u arsyetua se gjatë shqiptimit të masës së dënimit ndaj klientit të tij nuk janë marrur parasyshë rethanat lehtësuese, duke theksuar se klienti i tij më përpara nuk ka qenë i dënuar dhe se nuk ka askënd që ta vizitoj. “Gjykata ka për detyrë të kujdeset për kualifikimin ligjor të veprës, klienti im nuk…